VllesaPagesa dhe Barileva Turist kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shitjen e biletave në linjat Kosovë-Gjermani dhe anasjelltas. Tani biletat mund ti rezervoni në degët e VllesaPagesa në të gjitha qytetet e Kosovës.VllesaPagesa në bashkëpunim me agjensionin më të madh të udhëtimeve me autobus Barileva Turist, ka filluar shitjen e biletave të autobusit për Gjermani në degët e saj në të gjithë Kosovën. Fillimisht në degët tona mund të rezervoni biletën për linjën Kosovë – Gjermani – Kosovë, dhe së shpejti edhe për linjat për Francë, Belgjikë dhe Angli. Nisjet nga Kosova bëhen çdo ditë përveç të hënës nga këto qytete: Prishtinë, Gjakovë,…
Author: almakos
Alsat 2020-02-06T09:44:23+01:00 Është normalizuar trafiku në drejtimin rrugor Tetovë- Kodër të Diellit dhe në grykën malore Pletvar. NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se nga ora 08:45 është normalizuar komunikacioni në drejtimin rrugor Tetovë- Kodër të Diellit, ndërsa në ora 07:45 ishte hequr ndalesa edhe në grykën malore Pletvar. Ndalesa në këto drejtime rrugore ka qenë për shkak të të reshurave intensive të borës, erës së fortë dhe lëvizjeve në rrugë. Loading…
Magazina “Ceoworld” ka publikuar renditjen e shteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë.Zvicra është shteti me shpenzimet më të mëdha në botë, kurse në renditjen e shteteve më të shtrenjta për të jetuar të publikuar nga magazina “Ceoworld”, përcillet nga Norvegjia dhe Islanda. Në renditjen e publikuar llogariten çmimet e banimit, gjërat ushqimore, veshmbathja, taksi, interneti, transporti dhe ushqimi në restorante, transmeton lajmi.net. Në mesin e dhjetë shteteve më të shtrenjta janë edhe Danimarka, Luksemburgu, Japonia, Bahamet, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut. Kosova gjendet në pozitën e 124-të, Serbia është e 98-ta, Sllovenia është e 47-ta, Kroacia…
Alsat 2020-02-06T08:52:53+01:00 Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Reket”. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e dëshmive, ndërkaq në radhë janë xhirimet e parashtruara nga dëshmitari Jordan Kamçev në prokurori. Në seancën e kaluar u prezantuan fotografi nga gjësende të marra gjatë bastisjes së shtëpive dhe hapësirave të punës të të akuzuarve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva, si dhe nga bastisja e shtëpisë së Zoran Milevski-Kiçeec, i cili e pranoi fajin. Rastin e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska. Prokuroria themelore publike për ndjekje të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot pritet të takohet me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić.Ky takim do të mbahet nga ora 16:00 në Kabinetin e kryeparlamentares. Po ashtu, gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryeparlamentarja Osmani. Mbledhja e kryesisë mbahet sot dhe do të diskutohen propozimet për formimin e komisioneve parlamentare. Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane.…
Para 21 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë.Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga SHBA-të, Boris Majorski nga Rusia dhe Volfang Petrich, përfaqësues i shteteve të BE-së.Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit.Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet…
Pas Lavdim Osmani sonte në Prishtinë Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe policin e dytë që akuzohet nën dyshime për korrupsion dhe marrje ryshfetiSipas Kohës ditore bëhet fjalë për policin Lutfi Menxhiqi, që është arrestuar nën dyshime për korrupsion, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas kësaj media arrestimi i tij ka të bëjë me rastin e njëjtë me arrestimin e Lavdim Osmanit. Pak më parë, nën dyshime për korrupsion është arrestuar edhe hetuesi i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Lavdim Osmani.
Pas arrestimit të hetuesit për Krime Ekonomike, Lavdim Osmanit, mësohet se është arrestuar edhe një kolegë i tij nga Ipsektoriati i Kosovës.Aktualisht raportohet se edhe një tjetër hetues është arrestuar me arsyetimin e dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Gazeta Express ka raportuar lidhur me arrestimin e Osmanit. Arrestimin e Osmani e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Aksioni i arrestimit është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa mësohet se Osmani ka qenë udhëheqës i Krimeve Ekonomike për Prishtinën. Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve,…
Pamjet e kamerave të një spitali në qytetin e Sao Luis në Brazil, tregojnë një vajzë duke vendosur dorën mbi hundën dhe gojën e nënës së saj, në përpjekje për ta mbytur atë.Lusiana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të mbytë nënën e saj Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeç, në shtratin e saj në spitalin Dr. Karlos Masieira. Pamjet u raportuan nga pacientë të tjerë dhe shikohet një dorë që vendoset mbi hundën dhe gojën e të moshuarës, shkruan Daily Mail. Mediat lokale raportojnë se vajza Lusiana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.Në Uashington, ku po qëndron aktualisht për vizitë zyrtare, shefi i ekzekutivit shqiptar ka thënë se ka biseduar me kryediplomatin amerikan për “rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi”. [embedded content] Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Rama po ashtu ka thënë se me Pompeon ka folur edhe për “sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Edhe Pompeo ka njoftuar, nëpërmjet llogarisë së tij,…
Gjykata ka hedhur aktakuzën për rrotullimin e veturave të EULEX-it ndaj aktivistëve të VV-së, arrin afatin e parashkrimit.Sot është Ministër i Punëve të Jashtme. Por, krejt tjetër funksion Glauk Konjufca kishte në vitin 2009. Atëherë ai ishte aktivist i Vetëvendosjes, ndërsa një nga aksionet që mbahet në mend nga ajo kohë, ishte rrotullimi i veturave të EULEX-it. Këtë veprim ata e bënë për të kundërshtuar një protokoll bashkëpunimi mes EULEX-it e Serbisë. Për këtë aksion disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u patën arrestuar, nga Njësitet Speciale të policisë së Kosovës. Madje për shkak të rezistencës, polica kishte përdorur edhe…
Që nga dje në vendin tonë po karakterizohet mot me temperatura të ulëta e me reshje të borës.Bora nisi qysh nga orët mbrëmjes së kaluar, derisa ka vazhduar pandërprerë edhe gjatë ditës së sotme. Reshjet e borës, jo vetëm qe ka zbutur ajrin e ndotur që rrezikonte qytetarët, por edhe ka nisur të mbushë liqenet, pasi mbetën thuajse tërësisht të shteruara pa ujë. Ky është një lajm i mirë, pasi që po të vazhdohej me mot të thatë, qytetarët rrezikonin të mbesnin edhe pa ujë të pijshëm. Përmes këtyre fotografive mund të shihni gjendjen momentale në Liqenin e Badovcit.

