Një burrë dhe një grua kanë raportuar se katër persona të panjohur u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale në Pejë.Raportohet se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësore. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00. Ndërsa raportohet se grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur. “Dy viktima, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare, kanë raportuar se katër persona të panjohur u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pësuar…
Author: almakos
Asamblistja nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Komunën e Prishtinës, ka akuzuar këtë të fundit se nuk po e lejon Shoqatën “Down Syndrome Kosova” që të krijojë një hapësirë të përshtatshme për fëmijët me autizëm.Ajo në postim po ashtu ka bashkëngjitur pamjet aktuale të kësaj hapësire ku fëmijët me autizëm relaksohen. Ky është postimi i plotë i saj: [embedded content]
Alsat 2020-02-05T09:24:56+01:00 Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë pesë komisione të cilat duhet të shqyrtojnë disa nga propozim-ligjet që dje u vunë në rend dite të mbledhjes së 131-të. Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim-ndryshimet e ligjit për shoqatat tregtare në lexim të parë, si dhe Propozim-ligji për mbrojtje të të dhënave personale dhe Propozim-ligji për menaxhim me lëvizjen e lëndëve nëpër gjykata, që të dy në procedurë të shkurtuar. Komisioni për çështje ekonomike do të diskutojë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për lëndët e para minerale, ndryshimet e ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut, si…
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduarRastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 9 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, deri më tani një personit i është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. Foto nga vendi i ngjarjes:
Alsat 2020-02-05T08:24:35+01:00 Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji rreth mesditës do ta prezantojë raportin e metodologjisë së reviduar për negociatat para gazetarëve dhe para eurodeputetëve. MIA ka ardhur deri te draft- raporti ku duhet që KE ta miratojë dhe publikojë sot me të cilin vendeve anëtare të PE-së u ofrohet metodologji e reviduar në procesin negociues për zgjerim. KE insiston në atë se nuk bëhet fjalë për ndryshim të procesit, por për revidimin e saj me qëllim të bëhet më dinamik dhe më efikas. Rishikimi i fundit i këtij procesi daton nga viti 2003.Dokumenti përmban katër shtylla: kredibilitet, menaxhim politik, dinamizëm…
Politikani Pete Buttigieg, i cili është deklaruar haptazi si homoseksual, është duke prirë në garën brenda Partisë Demokratike në Iowa për t’u nominuar kundërkandidat i presidentit Trump në zgjedhjet e këtij viti.Pas numërimit të 71 për qind të votave, dega e Partisë Demokratike në shtetin e Iowa-s njoftoi se kandidati Buttigieg i ka marrë 26.8 për qind të votave, ndërsa pas tij është Bernie Sanders me 25.2 për qind. Megjithatë, fituesi i garës brenda partisë nuk është shpallur ende për shkak të problemeve teknike gjatë numërimit të votave, të cilat ndikuan edhe në shtyrjen e shpalljes së rezultatit përfundimtar. Njëmbëdhjetë…
Flora Ameti është zëdhënsja e policisë së Kosovës, e cila është e gatshme në çdo kohë të jap informacione për aksidentet dhe krimet që ndodhin nëpër KosovëNuk ka gazetar të lajmeve në Republikën e Kosovës, që nuk i ka rastisur të kërkojë ndihmë nga Flora, për ndonjë aksident në rajonin e Prishtinës, dhe ajo jep përgjigje dhe informacione në kohë reale, për secilën media në vend. Flora Ahmeti, është zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Kosovës, dhe këtë profesion e ushtron tash e 13 vite. Saktësia dhe shpejtësia e saj për të dhënë lajmet e bëjnë atë një person shumë…
Pas reshjeve të borës në vend, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët, e që ka urdhëruar kompanitë që të punojnë gjithë natën, raporton Gazeta ExpressNë ditën e parë të punës si Ministër, Abdixhiku tha se ka lajme të mira, por, që kërkohet kujdes në vozitje. “Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë”, ka shkruar ai. Tutje, ministri bëri të ditur se ka dalë në terren për të parë mirëmbajtjen e rrugëve e se është në kontakt me përgjegjësit…
Alsat 2020-02-04T23:49:45+01:00 Arben Ratkoceri thotë se në Maqedoni nuk ka politikan apo lider të përafërt që ka sakrifikuar as sa Albin Kurti, për të arritur këtu ku është. Sipas tij Albin Kurti ka 27 vjet në skenën publike, ka burg pas vetes , që 10 vjet ka formuar parti politike dhe nuk ka pranuar të hyjë në qeveri. Loading…
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, tha se nuk përjashtohet mundësia që opozita e tashme do t’i përdorë metodat që i ka përdorur partia e kryeministrit Albin Kurti – nga gazi lotsjellës e deri tek hedhja e vezëve në Kuvendin e Kosovës.Shala tha në KTV se nuk pret që Kurti do të ndryshojë qasjen e tij të mëhershme, ndonëse në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se s’do ta sulmojë opozitën edhe nëse e sulmojnë ata atë. “Siç e njohim ne Albin Kurtin, nuk është qasja e tij. Vetëm nëse ndryshon 100%. Por, ai do të…
Alsat 2020-02-04T22:46:05+01:00 Aktivisti Arianit Xhaferi, vlerëson se ndryshimi që vendosën të bëjnë qytetarët në Kosovës do të reflektojë edhe në Maqedoni. Madje, ai thotë se qytetarët në Maqedoni vendosën të bëjnë ndryshim që në zgjedhjet e kaluara parlamentare qytetarët treguan se duan ndryshime. Në zgjedhjet e prillit, thotë Xhaferi, qytetarët do t’i largojnë politikanët, siç I quan ai, të skaduar. Loading…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pranuar një telefonatë nga kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, i cili e ka uruar për postin e ri.Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Şentop, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe parlamenteve, për takimet e radhës dhe për shkëmbimin e ideve e iniciativave që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës institucionale dhe ndikimit përmbajtjesor të jetës së qytetarëve. Kurti gjatë ditës ka marrë urime të shumta nga shtetet mike të Kosovës me pranimin e postit të ri. Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.

