Alsat 2020-02-06T16:14:13+01:00
Ndërkohë që u ndalua me ligj importi i mbeturinave, problem mbeten mbeturinat që i bëjmë vetë. Andaj, për keq menaxhimin e mbeturinave mjekësore nga kompania “Eko Klub”, e cila ka deponuar në Drislla, Prokuroria publike ka hapur procedurën para hetimore. Nga Prokuroria e Shkupit thonë se janë duke vepruar me prioritet për sigurimin e të gjitha dëshmive për keqpërdorimet e mundshme.
Prokuroria Themelore Publike Shkup
“Prokurori publik kompetent sot lëshoi një urdhër në SPB Shkup – Njësinë për Krimi Ekonomik dhe Kibernetik që nga telefoni celular i Kryeinspektorit në Qytetin e Shkupit për të marr pamjet e videos që ai kishte filmuar me qëllim të sigurimit të këtyre materialeve. Kjo u bë, pasi që inspektori gjatë kallëzimit më 13.12.2019, nuk paraqiti ndonjë provë materiale, as shënim zyrtar e as procesverbalet për parregullsitë, të cilat nuk u paraqitën nga inspektori.”
Përndryshe, gjatë mbikëqyrjes së fundit të ndërmarrjes për menaxhimin e mbeturinave mjekësore, e cila u krye në dhjetor, Inspektorati i Mjedisit nuk gjeti ndonjë parregullsi në punën e Eko Klub-it.
Pas miratimit të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave dje në Kuvend, partia e gjelbër që inicioi ndalimin e importit të mbetjeve për derivate në vend, rekomandon që autoritetet të jenë syçelë që industritë e rënda mos të keqpërdorin lejen e importit të lëndës së parë për të futur mbetje RDF.
Mbetet i lejuar importi i mbeturinave që përdoret për lëndë të parë, por nëse keqpërdoret kjo do të ishte shkelje e ligjit duke përbërë vepër penale. Ligji e ndalon plotësisht importin e mbeturinave për tu përdorur si derivat djegës, kështu që nëse bëhen manipulime do të ishte aktivitet ilegal- deklaroi Maja Moraçanin, Deputete e Partisë për Ripërtëritjen Demokratike të Maqedonisë.
Nga Ministria e Ekologjisë thonë sipas Konventës së Bazelit, nuk do ndalohet që shteti te eksportoj mbeturina të rrezikshme. Sipas tyre, mbeturinat që dalin për përpunim në tregjet e huaja nuk pritet të ndalohen, sepse për ta është një biznes edhe përdoret si lënë e parë. Ndryshimet në Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, të cilat ndalojnë importimin e mbeturinave për përdorim si derivat alternativ, nuk nënkupton domosdoshmërisht që te vendet ku RMV eksporton mbeturina do ta ndalojnë atë apo do të përgjigjen në mënyrë reciproke, por kanë të drejtë ta bëjnë këtë.
Adnan Qaili
Loading…




