Alsat 2020-02-07T12:14:53+01:00
Ligji për prokurorinë publike duhet të miratohet sepse me këtë do të tregoni ndryshim e mënyrës së të menduarit që është minimumi i nevojshëm për hapjen e negociatave.
Euroambasadori Zhbogar e përsëriti porosinë nga eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei për Prokurorinë Publike deri te të gjithë faktorët politik në Shkup.
“Komisioni nuk e ka vendosur si kërkesë Ligjin për Prokurorinë Publike, por është diçka që duhet të bëhet për disa arsye. Fillimisht që qytetarët të besojnë në drejtësi dhe se do të ketë përgjegjësi për veprat penale. Sepse është e rëndësishme për shumë shtete anëtare, si një demonstrim i përkushtimit ndaj sundimit të ligjit. Së fundmi, sepse ne duam të tregojmë ndryshimin e të menduarit, që është minimumi i nevojshëm për hapjen e negociatave, si të shfrytëzojmë sa më shumë negociatat për ndryshimin e shtetit tonë që të rinjtë të mos largohen”, deklaroi Zbogar.
Loading…




