Author: almakos

Alsat 2020-02-14T15:05:52+01:00 Ka shkuar në afër 64,000 numri i të infektuarve nga virusi vdekjerurës Covid-19, apo i njohur si Korona. Jashtë Kinës të infektuar janë 447 persona dhe dy viktima, OBSH tha se numri i rasteve jashtë Kinës nuk është alarmant dhe nuk po rritet në mënyrë drastike. Numri i përgjithshëm i viktimave deri më tani është rreth 1400. Për momentin njëri nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut i prekur nga virusi, po qëndron i shtruar në Spitalin e Jokohamës ndërsa dy shtetasit e tjerë janë në karantin brenda anijes kruzer të ndaluar në Jokohama. Numri i të prekurve në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Në letrën e dërguar, Presidenti amerikan, ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet e gjashtë tetorit. Tutje në letër Presidenti Trump shkruan se fokusimi i Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit. Letra e plotë: I nderuari President Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T14:14:23+01:00 Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar sot se ligjet do të miratohen dhe se Kuvendi do të shpërbëhet me kohë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill. “Kuvendi nuk guxon të lejoj që të rrënohet procesi i diskutimeve, është e drejtë që garanton rregullorja për punën e Kuvendit, është e drejtë e deputetëve që të shprehen rreth ligjeve. Ndoshta do të ketë 2/3 e votave, mund edhe të mos ketë por është e radhës, korrekte dhe e ndershme që të japim shanse që të votohen këto ligje të rëndësishme”, tha Zaev. Loading…

Lexo më Shumë

Ora e parë e mësimit të martën do t’i kushtohet Pavarësisë së Kosovës, raporton Express.Përmes një komunikate drejtuar mediave, MASHT’i ka njoftuar se ka obliguar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), orën e parë të mësimit t’ia kushtohojnë historikut të pavarësisë. “Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T12:46:56+01:00 “Shihet qartë qëllimi i disa partive politike që të pengojnë procesin e miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike dhe Ligjit për Këshillin e Prokurorëve. Është më se e qartë strategjia e VMRO-DPMNE-së që mbi 30 deputetë të VMRO-së të paraqiten për replikë ndaj fjalimit time dhe kjo do të nëkuptonte2.5-3 orë shtesë me replika dhe kundër replika. Për këtë arsye vendosëm që as unë e as deputetët e tjerë të LSDM-së dhe koalicionit të mos paraqitemi për fjalë, kështu që kursyem afro 8 orë debate. Vetë koordinatori i VMRO-DPMNE-së pranoi, me vetëdije apo pa vetëdije, se unë kam…

Lexo më Shumë

Ish-Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka provuar të marrë meritat për nënshkrimin e dy marrëveshjeve në Mynih ditën e sotme mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.Lekaj ka shprehur mbështetjen për dy zyrtarët ministrisë të emëruar nga ai, Xhemë Veseli dhe Ramë Qupeva që kanë qenë pjesë e delegacionit, që ka nënshkruar marrëveshjet për hekurudhën dhe autostradën mes dy shteteve. “Shpreh mbështetjen time që delegacioni i emëruar nga unë arriti të finalizojë këtë marrëveshje”, ka shkruar Lekaj në Facebook. Ai ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të qëndrojë deri në njohje. “Taksa ndaj Serbisë të qëndrojë deri…

Lexo më Shumë

Shell Kosova, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me rastin e ditës së pavarësisë me datën 17 shkurt 2020 do te kenë zbritje -7 cent për të gjithë konsumatorët në të gjitha llojet e karburanteve Shell.Shell Kosova është e perkushtuar që të sjellë cilësi dhe çmime sa më të volitshme për qytetarët e Kosovës në produktet e saj që ofron dhe jo vetëm me karburantet, por edhe në shërbimet dhe produktet tjera të kualitetit të lartë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T10:43:00+01:00 Në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Prishtinës dhe Beogradit në prani të emisarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richardh Grenell, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. “Ajo që është nënshkruar është domethënëse për shkak të lirisë së lëvizjes, lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Jam i lumtur që shoh përparimin sot dhe e falënderoj shumë Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë ne mendojmë se do të kemi një të ardhme më të mirë se kjo dhe që do të sigurojmë paqe…

Lexo më Shumë

Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka mbështetur sot nënshkrimin e marrëveshjeve në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë.Hyseni përmes Facebook-ut ka shkruar se nënshkrimi i dy marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat është një hap në drejtimin e duhur. “Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni. [embedded…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T10:16:22+01:00 Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot ka deklaruar se nuk mund të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin paraprak të ligjeve, duke aluduar në Ligjin për Prokurorinë publike dhe Këshillit të Prokurorëve. “Prioritet është që të miratohen ligjet, dhe jo të shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të jetë primare për të gjitha partitë politike, nuk mund prioritet të jetë çfarëdo qoftë interesi politik. Relacionet me BDI-në janë korrekte, ashtu siç e kemi filluar koalicionin me ta, ashtu edhe do e përfundojmë, nuk pres që të ketë mospajtime dhe shtyrje eventuale të miratimit të ligjeve në rast se vjen…

Lexo më Shumë

14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri tjetrin.Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit. Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Perandori Klaudius…

Lexo më Shumë

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha se presidenti Donald Trump, e nënvlerëson atë me postimet e tij në Twitter, duke ia bërë “të pamundur të kryejë punën”.Komentet vijnë në kohën kur Departamenti amerikan i Drejtësisë po përballet me kritika të ashpra për trajtimin e një rasti që përfshin Roger Stonte – ish-këshilltarin e dënuar të presidentit. Prokurori i përgjithshëm është akuzuar për përkulje ndaj presionit presidencial. Komentet e Barrit tani janë një shenjë e rrallë e përplasjes me presidentin. “Mendoj se është koha të ndalojë të postojë në Twitter për rastet penale të Departamentit të Drejtësisë”,…

Lexo më Shumë