Alsat 2020-02-14T12:46:56+01:00
“Shihet qartë qëllimi i disa partive politike që të pengojnë procesin e miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike dhe Ligjit për Këshillin e Prokurorëve. Është më se e qartë strategjia e VMRO-DPMNE-së që mbi 30 deputetë të VMRO-së të paraqiten për replikë ndaj fjalimit time dhe kjo do të nëkuptonte2.5-3 orë shtesë me replika dhe kundër replika. Për këtë arsye vendosëm që as unë e as deputetët e tjerë të LSDM-së dhe koalicionit të mos paraqitemi për fjalë, kështu që kursyem afro 8 orë debate.
Vetë koordinatori i VMRO-DPMNE-së pranoi, me vetëdije apo pa vetëdije, se unë kam elaboruar dhe mbrojtur ligjin për të paktën një muaj deri tani”, ka shkruar Deskoska në profilin e saj në Facebook.
Loading…




