Publicisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklarimeve të dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci dhe Hekuran Murati, të cilët kanë arsyetuar vendimin e Kurtit si kryeministë për uljen e pagave të qeveritarëve.Në vazhdën e shkrimeve të tij, Matoshi ka thënë se dy deputetët gabuan njëjtë sikurse Kurti, që e justifikuan një vendim të tillë. Shkrimi i plotë i Matoshit: Pyetja Nr. 4 për pushtetin Duke e justifiku vendimin e Kurtit, gabuan edhe Mefail Bajçinivci e Hekuran Murati? Ish kolegu im dhe tash deputeti i nderuar Mefail Bajçinovci në sprovën e tij me e justifiku vendimin e pamenduar e peshuar…
Author: almakos
Alsat 2020-02-13T15:14:57+01:00 Deputetët edhe sot e shtynë debatin në Komisionin për Financa mbi propozim-ligjin për lojërat e fatit. Tashmë disa ditë me radhë ky Propozim-ligj shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë për Alsat e konfirmoi kryetarja e Komisionit të Financave dhe Buxhetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska. Propozimi i deputetëve të BDI-së është që ligji të mundësojë që objektet që ofrojnë lojërat e fatit të zhvendosen nga vendbanimet të paktën tre kilometra. Shoqata e basteve sportive vlerëson se kjo do t’i japë fund kësaj industrie dhe se mbi shtatë mijë punonjës do të mbeten pa punë. Ndërsa…
Pak çasteve pasi PDK’ja e mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK’në.Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota. Menjëherë pas kësaj, kryetari që vjen nga LVV’ja, Mytaher Haskuka, njoftoi se më nuk ka partneritet në qeverisjen komunale me LDK’në, shkruan Gazeta Express. Haskuka ka thënë se më nuk ka arsye të mbahet ky koalicion dhe, sipas tij, me LDK’në po i mbante bashkë…
Alsat 2020-02-13T13:57:15+01:00 “Për momentin kanë mbetur rreth 4900 formularë për pasaporta, ndërsa 14900 qytetarë presin që të pajisen me pasaporta. Ndërkohë që dërgesa e radhës me pasaporta nga firma ekonomike Veridos do të arrij më 24 mars”, deklaroi ministri i brendshëm Naqe Çulev, sipas të cilit po bëhen përpjekje maksimale që të përshpejtohet procesi dhe sipas tij ekziston mundësia që dërgesa të arrij 10 ditë më herët nga termini i paraparë. Çulev gjithashtu ka njoftuar se problemi me letërnjoftimet dhe lejet për vozitje është tejkaluar, mbettë të zgjidhet edhe problemi me pasaportat. Ndërkohë që është arsyetuar se problemin në fjalë…
Prokuroria Themelore e Prizrenit do të kërkojë një muaj paraburgim për mikun (vëllain e gruas) së të dyshuarit për montimin e eksplozivit në shtëpi, Iran Badallajt. Ai u arrestua dje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.Lajmin për kërksen e prokurorisë për paraburgim ëpr të njëjtin e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësja e Prokurorsë së Prizrenit, Fitore Mehmeti. “Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se për personin e ndaluar, gjatë ditës do të parashtrojë pranë Gjykatës Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti…
Alsat 2020-02-13T12:35:28+01:00 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi po koordinohet se kur do të fillojë seancën në të cilën do të votohen Ligji për Prokurorin Publik dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë si dhe nëse do të ketë ose jo seancë për shkarkimin e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mizrahi. Mësohet se ende nuk është dakorduar se kur saktësisht do të shpërndahet Kuvendi për zgjedhjet e 12 prillit, por Xhaferi konfirmon se afati i fundit për shpërbërjen është e diela. Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës së sotme njoftuan se nuk do të braktisin Kuvendin deri në shpërbërje. VMRO-ja pret që…
Toni është berberi për meshkuj i cili është i njohur për disa mënyrë të veçanta se si i heq flokët. Para disa kohësh, ai u bë i njohur nga qethja që e kryente me sharrë, ndërsa tash ai po realizon diçka edhe më interesante, raporton emisioni #gjesi në T7.Bëhet fjalë për qethjen në veturë, ku klientët nuk kanë nevojë të presin në rend, por të hynë me veturë e cila është e vendosur në sallon, dhe të marrin shërbimet nga Toni. Driton Kameri ka një karrierë tashmë të gjatë në këtë profesion e dëshira për të qenë më ndryshe nga…
Alsat 2020-02-13T11:42:14+01:00 Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov në takimin në Paris me Kleman Bon, këshilltar diplomatik për Evropë të presidentit, Emanuel Makron theksuan se Maqedonia e Veriut pret konsensus mes vendeve anëtare të BE-së për vendimin për hapje të negociatave aderuese para Samitit në maj në Zagreb. Siç kumtuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani ka shfaqur shpresë se me këtë momentum të ri do të krijohen edhe parakushtet në prag diskutimeve në Samitet e ardhshme të BE-së, për krijimin e konsensusit mes vendeve – anëtare, për vendimin për fillim të…
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, për nisjen e seancës nën tingujt e muzikës së Nexhmije Pagarushës.Krasniqi ka thënë se ka qenë kërkesë e së ndjerës që mos të lëshohet kjo këngë dhe ky klip. “Zonja Pagarusha ka kërkuar që ky klip mos të paraqitet ndërkaq ju e transmetuat. Ju keni gabuar rënd. Gabimet e paqëllimshme ndodhin por ju lutëm që në raport me opozitën mos të gaboni”, ka thënë ai. Me kërkesë të Vjosa Osmanit, seanca e sotme ka filluar me këngën e Nexhmije Pagarushës, si shenjë nderimi për jetën dhe veprën e…
Alsat 2020-02-13T10:31:48+01:00 “Disa herë kam theksuar rendisin epur këtë shtet që të miratoj Ligji për Prokurorinë Publike edhe pse nuk është kusht për euro-integrimin. Mendoj se mirë po zhvillohet debati rreth Ligjit për PP-në. Unë shpresoj se ai ligj duhet të kaloj dhe do të kaloj në Kuvend”, tha Spasovski, ndërkohë i pyetur rreth mundësisë që VMRO-ja të braktisë Kuvendi, tha se nuk ka njohuri për një gjë të tillë dhe se një vendim i tillë i takon vetë partisë në fjalë. “Unë nuk di për ndonjë vendim të VMRO-DPMNE-së, por megjithatë ai është një vendim i tyre”, tha Spasovski.…
Ndërkombëtarët vazhdojnë të insistojnë në heqjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e cila u vendos nga Qeveria Haradinaj.Partnerët ndërkombëtarë thonë se heqja e taksës do të ishte hap i mirë për rifillim të dialogut, që tash e sa kohë ka ngecur shkaku i taksës. Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo taksë do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë tregtar, ekonomik dhe politik. Por vendosjen e reciprocitetit janë duke e kundërshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell vazhdon të…
Alsat 2020-02-13T10:09:36+01:00 Me rastin e njëvjetorit të tragjedisë së Llaskarcës ku në një aksident trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, qindra persona sot herët në mëngjes kanë filluar marshin memorial nga fshati Llaskarcë, ku para një viti ndodhi aksidenti tragjik ku humbën jetën 16 persona, ndërsa 35 mbetën të lënduar. Iniciativën për marshin qytetarë e ngriti një grup alpinistësh ndërsa është mbështetur edhe nga komuna e Gostivarit. Marshi është paraparë të përfundoj në sheshin e Gostivarit në orët e pasdites. “Sot do të marshojmë në një rrugë e cila mori jetën e njerëzve tanë, ecim që…

