Author: almakos

Zëdhënësi i emisarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Dick Custin, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se tashmë Kosova dhe Serbia kanë një shans për të shkuar drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe se Prishtina e Beogradi nuk duhet ta humbin një mundësi të tillë.Besnik VELIU Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, brenda një periudhe të shkurtër prej 4 muajsh ka shtyrë përpara Kosovën dhe Serbinë drejt arritjes së tri marrëveshjeve ekonomike. Pas 21 vjetësh do të rikthehet linja ajrore Prishtinë-Beograd, ndërkohë do të rikthehen lidhjet mes dy shteteve edhe përmes një hekurudhe dhe një…

Lexo më Shumë

Stuhia Dennis pritet të shkaktojë probleme të konsiderueshme në komunikacion gjatë fundjavës në Britani të Madhe për shkak të reshjeve të mëdha dhe erërave të fuqishme.Zyra e Meteorologjisë i ka aktivizuar disa alarme të motit për shkak të reshjeve të mëdha të shut dhe erërave të fuqishme, ndërsa ka paralajmëruar se vërshimet mund të paraqesin rrezik për jetë. Kompanitë ajrore “British Airways” dhe “EasyJet” kanë konfirmuar se do t’i anulojnë fluturimet për arsye sigurie dhe i kanë këshilluar klientët që t’i përcjellin të dhënat në faqet e internetit për ndryshimet e mundshme. Një shenjë komunikacioni, e mbuluar gati tërësisht nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-15T09:28:47+01:00 Moti sot në mbarë vendin paradite do të jetë me vranësira mesatare derisa në orët e pasdites me diell. Do të fryj erë e përforcuar veriore, më e theksuar do të jetë përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të sillet prej 7 deri në 14 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell. Temperatura maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë. Loading…

Lexo më Shumë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ditë më parë ka paralajmëruar se do të nisë procedurat për anulimin e tenderit prej 110 milionë euro për autostradën Prishtinë -Gjilan-Dheu i Bardhë.Por, ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj e konsideron të padrejtë dhe euforik vendimin e ministrit Abdixhiku për anulimin e këtij tenderi. Lekaj thotë se vendimi për këtë autostradë është projektuar me buxhet dhe është vendim i Kuvendit të Kosovës. “Sa i përket vendimit të Ministrit Abdixhiku mendoj që është i pa vend sepse nuk ndryshon bota me ardhjen e një qeverie apo të një ministri dhe ne duhet të vazhdojmë…

Lexo më Shumë

Një helikopter i ushtrisë siriane është rrëzuar në pjesën veriperëndimore të këtij shteti, ku ofensiva qeveritare për marrjen nën kontroll të bastionit të fundit të rebelëve ka shkaktuar një shpërngulje masive të qindra mijëra civilëve.Mediet shtetërore siriane thanë se helikopteri u godit nga një raketë e forcave armike të premten rreth orës 1 e 40 minuta sipas kohës lokale afër qytezës Urum al-Kubra. “Kjo gjë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit, duke i lënë të vdekur të gjithë personat që ndodheshin në të”, raportoi agjencia “SANA”, pa dhënë informata për atë se kush qëndron prapa këtij sulmi. Sidoqoftë, Fronti Çlirimtar Kombëtar…

Lexo më Shumë

Deputetët në orët e hershme të mëngjesit me 75 vota pro votuan ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor dhe propozim ligjin për personat e paevidentuar në Librin Amë. The post Deputetët votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Shërbimi ushtarak i obligueshëm, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka paralajmëruar se do ta jetësojë gjatë qeverisjes së tij, po konsiderohet i mirëseardhur, por në të njëjtën kohë edhe si panevojshëm dhe mision i pamundur.Njohësi i çështjeve të sigurisë, ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Ibishi, thotë se duhet të jetësohet shërbimi ushtarak i obligueshëm. Ndërkaq, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, po e konsideron si të panevojshëm dhe mision të pamundur. Ky i fundit, ka thënë për Ekonomia Online, se nëse Kosova synon të anëtarësohet në NATO, atëherë nuk është urgjencë shërbimi i obligueshëm. “Shërbimi ushtarak për Kosovën është…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih.Kurti tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është takuar me Vuçiqin. “Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor. Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për Europa e Lirë pas tryezës së rrumbullakët “Chatam House”, që është mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Munich të Gjermanisë.Kurti në këtë deklaratë për media ka thënë se Aleksander Vuçiq është “ndier nervoz” pas fjalimit të tij, edhe pse nuk ka dhënë detaje për atë që është folur në këtë takim. “Por, pas asaj që kam thënë, ai ka ndier shumë presion, presion të jashtëzakonshëm. Dhe më pas ka qenë ky reagim nervoz”, ka thënë Kurti kur ka folur për Vuçiqin. Kryeministri Kosovar ka folur edhe për tarifën 100 për qind të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T23:17:36+01:00 Ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mizrahi në debatin për shkarkimin e saj në Kuvend tha se fushata kundër saj, e cila filloi me sulme antisemitike, përfundoi me, siç tha ajo me një shfaqje të quajtur tabelë në Ministri. “Ende pa u futur në qeveri si ministre e parë e komunitetit hebre u shënjestrova nga sulme antisemitike .Sulmet ndaj meje u intensifikuan kur paraqita dëshmi se Ministria ishte jofunksionale. Më në fund histeria e LSDM-së kundër një çifute Mizrahi përfundoi me një shfaqje teatrale të quajtur Tabela në Ministri, pyetni Milla Carovskën ku është tabela. Unë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara sot në Munih, mes Kosovës e Serbisë.Sot, me ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje fillestare, atë për hekurudhat dhe atë për autostradat. “Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për…

Lexo më Shumë