Author: almakos

Alsat 2020-02-14T22:59:52+01:00 Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike dhe nënkryetarja e LSDM-së, Milla Carovska në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat tha se deklarata e mbrëmshme e Sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Ljupço Nikollovski, se nëse vazhdon zvarritja e miratimit të vendimeve në Kuvend, LSDM mund të formojë edhe shumicë të re, ishte deklaratë mirë e menduar. “Të gjitha deklaratat që vijnë nga LSDM-ja, janë të menduara mirë dhe vlerësoj se ajo që e shohim sot është se të gjithë po vetëdijesohemi sa është e rëndësishme që këto ligje të kalojnë përmes Kuvendit. Dhe në këtë drejtim po lëvizim.…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar sot se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.“Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”, ka shkruar kryediplomati i BE’së, në rrjetin social Twitter. Komentet e spanjollit vijnë pas takimit të përbashkët të tij me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Munih, ku po mbahet Konferenca për Sigurinë. “Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur – gjithashtu për të bërë përparim në rrugën evropiane”, është shprehur Borrell.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T21:41:03+01:00 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se ka mbaruar debati në lidhje me pr/ligjin për Prokurorinë Publike. Votimi do të bëhet pasi që koordinatorët e grupeve parlamentare të sigurojnë shumicën e nevojshme. Xhaferi njoftoi se nga ora 22:00, Kuvendi do të vazhdoj me seancën e 136 . Në seancën e re, në rend dite është debati për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkelje të Kushtetutës, propozim ligji për personat e paevidentuar në Librin Amë, propozim ligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në procedurë të shkurtuar, propozim ligji për ndryshimet në ligjin…

Lexo më Shumë

Avokati i njohur Tomë Gashi është xhiruar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes, derisa po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.Një qytetar që e ka filmuar këtë ngjarje të pahijshme ka treguar se avokati Gashi ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra. Më pas, Gashi ka shqelmuar një peckë që mbante disa centa që lypësit ia kishin dhuruar qytetarët. Nuk dihet se çfarë e ka nxitur përplasjen e Gashit me lypsarin.

Lexo më Shumë

Gjendja e infrastrukturës hekurudhore në Kosovës e lënë pas dore, vetëm dy linja funksionale.Nga udhëtimi me tren për në Prizren ka mbetur vetëm kjo këngë. Që nga viti 2000 asnjë tren nuk ka qarkulluar më në linjën hekurudhore Prishtinë-Prizren. Prej pasluftës asnjë udhëtar e asnjë mall nuk është transportuar me tren ndërmjet këtyre dy qyteteve. E jo vetëm kjo linjë ka mbetur e pashfrytëzueshme. Janë edhe linjat Prishtinë-Gracanice, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Magure dhe Prishtinë-Podujevë që nuk janë funksionale. Kurse çdo ditë në Kosovë qarkullon treni lokal nga Peja në Prishtinë dhe anasjelltas. Hekurudhat e Kosovës kanë një linjë të rregullt në aspektin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T19:51:25+01:00 Në pothuajse sallë të zbrazët, Kuvendi, pas pauzës, në orën 19:00 e vazhdoi debatin për ligjin për prokurorinë publike. Liljana Zaturovska nga VMRO-DPMNE, e cila e para e mori fjalën. theksoi se kjo përbërje e deputetëve do të mbahet mend për miratimin edhe të një monstre, më të madhe se PSP-ja. “Ajo monstër do të punojë sipas nevojave dhe dëshirave të mafies në shtet. Me këtë, do t’i vendosni qytetarët në pozitës mjaft serioze, të palakmueshme, të jenë cak i mafiozëve”, tha Zaturovska dhe propozoi tërheqjen e zgjidhjes ligjore me qëllim të përpunimit të saj. Në debatin para…

Lexo më Shumë

Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u bëri thirrje ministrave të jashtëm europianë që të paraqesin idetë e tyre për të promovuar paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve, pasi hodhën poshtë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.“Unë do të doja të flisja me ministrat e jashtëm të BE-së për idetë që kanë europianët dhe për çdo iniciativë që mund të ndërmarrim, për të çuar përpara procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës”, tha Borrell, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”. Borrell shprehu shqetësimin se plani amerikan mund të çojë në aneksimin e Luginës së lumit…

Lexo më Shumë

Nga dita e diel, mot i butë dhe intervale më të gjata me diellMe kalimin e sistemit frontal gjatë natës, mbi rajon do të fillojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë nga Evropa Qendrore. Ditën e shtunë mbesin ende vranësira, mirëpo gjatë mbrëmjes dhe nga dita e diel priten kthjellime, e në fillim të javës së ardhshme vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, bën të ditur Prishtina Weather. Shërbimi i meteorologjisë njofton se masa të ngrohta ajrore nga Evropa Perëndimore dhe Mesdheu do të shtrihen mbi rajon, që nga dita e diel kushtëzojnë mot të butë, dhe rritje…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T18:08:52+01:00 Kryetari i Kuvendit,  Talat Xhaferi bëri të ditur se debati për pr/ligjin për Prokurorinë Publike do të vazhdojë pas orës 19.00 dhe se e njëjta do të vazhdojë pa ndërprerje  deri në shpërndarjen e Kuvendit. Në ditët e fundit para shpërbërjes, Kuvendi po tenton miratimin e Ligjit për Prokurorinë dhe një sërë ligjesh të tjera. Gjatë ditës deputetët më shumë patën pauza se sa debatuan për përmbajtjen e Ligjit të Prokurorisë, të cilin shumica tenton ta miratojë para shpalljes së zgjedhjeve. Në Kuvend ishte paraparë edhe debati për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas përfundimit të takimit ku u nënshkruan dy Letra Mirëkuptimi Prishtinë-Beograd ka folur para gazetarëve.Marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të Grenellit kreu i shtetit serb po i konsideron si çështje teknike, derisa thotë se s’mund të ketë diskutime politike për ‘statusin e Kosovës’ pa u hequr taksa 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, raporton Gazeta Express. “Ne mund të diskutojmë çështje që i përkasin avancimit ekonomik, nuk kemi problem me këtë gjë, por ne nuk do të diskutojmë për statusin derisa nuk hiqet taksa. Kjo është, dhe ne po presim që…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-14T17:12:34+01:00 Irani ka ndaluar prodhimin e dhuratave të Ditës së Shën Valentinit dhe çdo promovim të kësaj ditë. Festa e dashurisë romantike shihet si një përhapje e kulturës perëndimore, raportojnë mediat iraniane. Festimi i 14 shkurtit nuk është zyrtarisht i ndaluar, por ekstremistët kanë paralajmëruar vazhdimisht për përhapjen korruptive të vlerave perëndimore. Agjensitë iraniane të zbatimit të ligjit lëshojnë paralajmërime çdo vit dhe ndonjëherë mbyllin bizneset që shesin arinj pelushi të bërë me zemër të kuqe në gjoks, çokollatë dhe ëmbëlsira të lidhura me shirita të kuq, balona të kuq dhe madje edhe trëndafila të kuq. Më të vështirët…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur mbrëmë rreth aksionit në Zhur të Prizrenit, gjatë të cilit humbi jetën polici Sami Thaçi e u lënduan dy të tjerë. Ai ka treguar se fillimisht raportimi në Polici kishte qenë për dhunë në familje, por që gjatë bisedës, fëmija kishte treguar se babai i tij posedon edhe lëndë narkotike, raporton Express.Sipas Qalajt, shpërthimi kishte ndodhur derisa policët po kryenin kontrolle në një dhomë në katin e dytë të shtëpisë, e cila nuk kishte pasur as derë. “Në fakt thirrja në Policinë e Kosovës, ka qenë thirrje për dhunë në familje.…

Lexo më Shumë