Author: almakos

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi sot në emisionin Kjo Javë në News24 me moderatore Nisida Tufën, nëse do të pranonte që të kandidojë përballë socialistes, Ogerta Manastirliu, për drejtimin e Bashkisë Tiranë. Paloka u pyet nëse do të pranonte të garonte përballë Ogerta Manastirliut, e cila është një nga emrat kryesorë të mazhorancës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. “Mund të duket e çuditshme përgjigja ime, por po të më thonin, edhe do ta mendoja, po. Do ta mendoja,” – u shpreh Paloka. Ai shtoi se pavarësisht vështirësive në garën politike në vend, opozita duhet të…

Lexo më Shumë

Komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji punon në rastet, ndërsa në të janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH). Në FSSH janë dorëzuar pesë ankesa nga qytetarët dhe të gjitha janë dërguar në Komisionin e Ekspertëve. Takimi i parë i ministrit të shëndetësisë me ekspertët e huaj të cilët duhet ta kryejnë revizionin përfundimtar pritet të jetë onlajn, ndërsa pastaj ata do të mbërrijnë edhe në vend. “Për momentin Komisioni është duke punuar, në takimin e ardhshëm mund të ketë rezultate për analizat e para, ndërsa më tutje presim të mbërrijnë materiale të tjera që gjithashtu do…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Fier, në afërsi të fshatit Savër, në krahun që të çon drejt Fierit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është përplasur nga pas me një kamion, pasi dyshohet se ka tentuar ta parakalojë atë në mënyrë të pasigurt. Si pasojë e përplasjes, shoferi i mjetit fuoristradë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lushnjes. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë, ndërsa nuk ka ende të dhëna për identitetin e tij. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, ka njoftuar për ngecjet evidente në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat, siç tha ai reflektohen qartë në raportet krahasuese të vendeve të rajonit. Ademi theksoi se Mali i Zi ka mbyllur disa kapituj negociues, Shqipëria është në fazë të avancuar, ndërsa Maqedonia e Veriut, pavarësisht sakrificave vazhdon të mbetet e bllokuar. ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-së “Ky realitet është rezultat i politikave bllokuese, paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të sinqertë nga qeveria aktuale, e cila as në plan nuk i ka ndryshimet kushtetuese që do të çlironin procesin eurointegrues të…

Lexo më Shumë

iPhone-i i ri ka mbërritur në treg, por duket se nuk është pa probleme. Raportet e para flasin për gërvishtje të lehta në pjesën e pasme, një shqetësim që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve dhe ekspertëve. Shumë përdorues kanë ndarë përvojat e tyre në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku video të shumta tregojnë gërvishtjet në pajisjet e reja. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes atyre që kanë investuar në modelet më të fundit të Apple-it. Mark Gurman, një gazetar i njohur i Bloomberg, ka komentuar mbi këtë çështje. Ai vuri në dukje se gërvishtjet janë më të dukshme në…

Lexo më Shumë

“Flitet për zgjedhje të parakohshme. Anketat tregojnë se nëse do të mbaheshin, VMRO-DPMNE-ja me siguri do të kishte mbi 62-63 deputetë, një shumicë të qëndrueshme me agjendë të fortë reformash. Por të mos gënjejmë veten, zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë edhe humbje kohe të çmuar. BDI po e shfrytëzon temën për të mbledhur vota klienteliste, duke i gënjyer votuesit e saj se do të formonin një koalicion me VMRO-DPMNE-në. Unë u them atyre, si kryetar i Qeverisë, dhe mbi të gjitha si person, parimet janë të rëndësishme, jo kombinimet. Jo intriga, jo politikë. Ndaloni së gënjyeri elektoratin tuaj. Kjo është e…

Lexo më Shumë

Shkupi sot është i humbur në politikën ditore, ndërsa viktimë janë qytetarët. Duhet të ketë përgjegjësi për qytetin e rrënuar dhe kaosin e lënë. Shumë punë, përkushtim dhe njerëz të duhur në vendet e duhura, kjo i nevojitet Shkupit, ndërsa Orce është zgjedhja e duhur, tha sot kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Në ngjarjen promovuese të partisë për kryetar të Shkupit, paralajmëroi qasje të re dhe shumë më shumë punë në terren, si dhe ekipe të fuqishme dhe kompakte të cilat do të bashkëpunojnë në nivel qendror dhe lokal. “Jemi këtu që të punojmë, e jo të aktrojmë…

Lexo më Shumë

Në prag të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës që do të mbahet të martën, ku pritet të merret vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka ardhur një reagim nga nënkryetari i Këshillit, Dorian Teliti. Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa në diskutim është edhe e drejta e tij për të marrë pjesë në seancë dhe për të shprehur qëndrimin para këshilltarëve vendorë. Sipas Telitit, edhe pse mazhoranca po përgatitet për shkarkimin, Veliaj ka të drejtë të dëgjohet në sallë. Ai shton se opozita nuk ka frikë nga ajo që Veliaj mund të thotë, përkundrazi, kërkon që ai të…

Lexo më Shumë

Agjencia për rejting kreditor “Fiç” e ka konfirmuar rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut “BB+” me pamje stabile. Ky vlerësim, siç thonë nga Ministria e Financave (MF), është konfimim për stabilitetin e politikave ekonomike dhe sinjal për besim në perspektivsat makroekonomike të vendit. “Në raportin e saj, Fiç thekson se politikat makroekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme, një politikë afatgjatë e kursit të këmbimit fiks dhe treguesit më të mirë të qeverisjes krahasuar me vendet me vlerësime të ngjashme mbeten faktorë kyç që mbështesin stabilitetin. Në gjysmën e parë të vitit 2025, BPV-ja reale është rritur për 3.2…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi sot një takim me punonjësit e sektorit shëndetësor, ku në qendër të diskutimit ishte pozita e tyre dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një ambienti pune të lirë nga çdo lloj presioni apo ndikimi politik, duke shtuar se punonjësit shëndetësorë nuk duhet të jenë subjekt i mobingut, as gjatë fushatës zgjedhore dhe as pas saj. “Punonjësit shëndetësorë duhet të punojnë me dinjitet, lirshëm dhe pa frikë. Premtoj se do të jenë të mbrojtur nga çdo…

Lexo më Shumë

Nga Lutfi Dervishi Ditar i Ministres Diella – Dita 1 Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën. Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej…

Lexo më Shumë

Para tetëdhjetë vjetëve, Kombet e Bashkuara u ngritën nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore që të parandalojnë luftëra të ardhshme, ta ndërpresin kolonializmin, t’i respektojnë të drejtat e njeriut, ta avancojnë drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Karta e tyre e fuqizoi barazinë sovrane të shteteve. Agjencitë e saja synonin të krijonin botë më të mirë, duke ndërtuar paqe jo vetëm në mesin e popujve, por edhe me natyrën, porosit presidentja Gordana Siljanovska Davkova në video porosinë me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së. Tetëdhjetë vjet më vonë, thekson, shumë nga këto arritje, për fat të keq, janë minuar.…

Lexo më Shumë