Author: almakos

Alsat 2020-03-27T15:59:47+01:00 Procesi edukativo arsimor online tashmë po zhvillohet në forma të ndryshme nga shkollat fillore dhe të mesme. Secila prej tyre ka gjetur mënyrën më të përshtatshme për të lidhur kontaktin mësues-nxënës me qëllim zhvillimin e mësimit në distancë për shkak të virusit korona. Nga Ministria e Arsimit edhe një herë kujtojnë udhëheqësit e shkollave se janë të detyruar të gjejnë formën e komunikimit të dyanshëm për zhvillimin e mësimit online. Sipas MASH-it, E-klasa ose platforma nacionale e unifikuar për vijimin e procesit edukativ-arsimor “online” është mundësi shtesë për ta lehtësuar mësimin në distancë. Është diçka shtesë për gjithë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T15:46:06+01:00 Maqedonia e Veriut sot zyrtarisht u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Presidenti Stevo Pendarovski thotë se pavarësisht anëtarësimit në kohë pandemie, vendi duhet t’i gëzohet realizimit të qëllimit strategjik. Edhe përskaj periudhës së vështirë që po e kalojmë, nuk mund të gëzohemi dhe manifestojmë siç duhet, sërish duhet të gëzohemi se bëhet fjalë për ngjarje historike të cilën arritëm ta realizojmë dhe që do ta na garantojnë siguri më të madhe- deklaroi Stevo Pendarovski, President. Kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së miratuan vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por pa datë konkrete.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T15:09:34+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se në nivel kombëtar janë kryer mbi 1 800 teste. Sidoqoftë, ai tha se ditëve të fundit janë shtuar pikat e testimeve dhe në ditët në vijim pritet edhe një rritje të numrit të testeve, si te pacientët që kanë simptoma si në ata që kanë pasur kontakte primare me të prekurit por edhe ata sekondar. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T14:45:04+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit sot, tha se në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 41 pacientë, 7 janë në gjendje më kritike. 27 janë me gjendje të mesme, kurse 7 me simtome të lehta. Edhe pacientët në Shtip janë në gjendje stabile, ndërkohë janë duke u testuar 18 persona të tjerë nga Qendra për Rehabilitim ku kishte qëndruar pacienti nga Tetova me koronavirus. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T14:11:22+01:00 115 persona mbeten të ngujuar në banjën e fshatit Banjishtë të Dibrës. Ndonëse nuk janë banorë të zonës së karantinuar që nga e premtja e 13 Marsit, fatkeqësisht u gjendën në kohën e gabuar. Thonë se mbajtën izolimin dy javorë me burra, gra e fëmijë, e tani nuk lejohen të kthehen andej nga kanë ardhur. Disa shprehen se durimit po i vije fundi, në pritje të testimeve ndaj virusit. Dy javë ditë kaluan, na dhanë vërtetime mjekësore se nuk kemi shqetësime, kollitje temperaturë. Dje organizoi policia që ta lëshojmë Dibrën, por në dalje të qytetit tek punkti policorë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T13:46:46+01:00 Nga NQP-Shkup thonë se personi nga kjo ndërmarrje i cili tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus me kohë është shtruar në spital dhe sigurojnë se ai nuk ka pasur kontakt me kolegët për më shumë se dy javë për shkak të zbatimit masës për qeveritare për lirimin nga puna të personave me sëmundje kronike. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T13:17:19+01:00 Pendarovski: Pas hapjes së negociatave na pret një punë shumë e vështirë“Në këto ditë të sfidave kur të gjithë jemi të kthyer kah më të afërmit tanë, shteti ynë bëri hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së qëllimit strategjik për hyrje në Unionin Evropian. Liderët e vendeve anëtare vërtetuan se duhet t’i nisim bisedimet me Unionin. Komisioni Evropian do të kyçet në definimin e kornizës së bisedimeve, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Pendarovski duke shtuar se në periudhën që vijon vendin e pret një punë e vështirë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T11:54:27+01:00 Një i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup është infektuar me koronavirus, sipas burimeve të  emisionit 360 shkallë në Alsat. Bëhet fjalë për teknik, i cili është i punësuar në repartin e rëntgenit. I infektuari është paraqitur në punë edhe pse është dashur të vetizolohet. Tekniku i rëntgenit është testuar ndërsa mëngjesin e sotëm ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Siç theksojnë burimet e njëjta, i gjithë personeli mjekësor i Klinikës së Kardiologjisë tani po i nënshtrohet testimit, ndërsa është dezinfektuar plotësisht salla ku ka punuar tekniku. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T11:40:48+01:00 Me karvan prej dhjetë automobilave filloi kthimi i qytetarëve slloven të cilët kishin mbetur në Maqedoninë e Veriut. Njerëzit praktikisht ishin ngujuar në Maqedoninë e Veriut pas mbylljes së kufijve për shkak të epidemisë me koronavirusin. Për disa persona është organizuar edhe transport me autobus. Në ndërkohë nga Ministria sllovene e Punëve të Jashtme informojnë se vazhdojnë me organizimin e fluturimeve nga vendet evropiane për në Slloveni me qëllim që të gjithë qytetarët e tyre të cilët duan të mund të kthehen në Slloveni. Njerëzit të cilët mbrëmë me fluturim special ishin kthyer nga Madridi, i vendosën në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T11:13:34+01:00 Në 24 orët e fundit autoritetet kanë regjistruar gjithsej 107 raste të mosrespektimit të orës policore, sipas qyteteve shkeljet janë shënuar në Shkup 46 raste, Manastiri 25, Strumicë 10, Shtip 9 dhe në Tetovë 4. Gjashtë të rinj deri më moshën 18 vjet nuk kanë respektuar masën për ndalim të qarkullimit deri në orën 12:00 në mesditë, ndërsa 10 të moshuar mbi 67 vjet nuk kanë respektuar orarin e qarkullimit prej orës 05:00-11:00. Lexo: Krantina shtetërore zgjerohet në Shkup dhe në Kodër të Diellit Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T11:05:52+01:00 Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të lëvizin për një orë para që nënkupton se në vend të orës 2 do të jetë 3. Koha verore përfundon më 25 tetor, në ora 3 pas mesnate. Nga viti 2021duhet ët hyj në fuqi propozimi për shlyerja e detyrimit të ndërrimit të orës në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi u miratua nga ana e Parlamentit Evropian, por megjithatë çdo vend i Unionit do të ketë mundësin të zgjedh nëse do të mbetet në matjen verore apo dimërore…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-27T10:22:51+01:00 Me urdhëresë të Qeverisë nuk do të zbatohet ligji për furnizime publike gjatë furnizimit me pajisje mjekësore. Alsat mëson se vendim i qeverisë pritet të miratohet gjatë mbledhjes së sotme, pas çka hapet rruga për furnizime me: Ilaçe, aparate për frymëmarrje, doreza mjekësore, maska mbrojtëse. Ligji për furnizime publike gjithashtu nuk do të zbatohet edhe gjatë shërbimeve për vendosjen në karantinë të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kthehen nga jashtë vendit, shërbimit për transport të personave nga vendkalimet kufitare deri tek karantinat shtetërore si dhe gjatë furnizimit të ushqimit për pjesëtarët e ARM-së dhe…

Lexo më Shumë