Alsat 2020-03-29T15:00:32+02:00 Në Klinikën Infektive në Shkup Dy persona e kanë humbur betejën me virusin Korona. Bëhet fjalë për një 91 vjeçar dhe 31 vjeçar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u shpreh se 31 vjeçari nga Shkupi në Klinikën infektive është trajtuar me pasqyrë të rëndë klinike. Lidhur me pacientin e ri, një nga faktorët është obeziteti, por pasqyra klinike që e ka treguar dhe mënyra e përkeqësimit është forma më e rëndë e përkeqësimit që përshkruhet në literaturë. Është vërejtur përkeqësim i menjëhershëm dhe rënie e menjëhershme e oksigjenit. Është vendosur në respirator, por bëhet fjalë për pasqyrë klinike…
Author: almakos
Alsat 2020-03-29T14:24:27+02:00 Gjendja e sigurisë në rajonin e shtatë komunave që i mbulon SPB Ohër, ku gjendet edhe komuna e Kërçovës është stabile. “Në 24 orëshin e fundit, gjashtë persona nga Kërçova nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes së vendosur për shkak të koronavirusit. Ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngritën padi përkatëse”, informon zëdhënësi Stefan Dimovski, i cili shtoi se nuk ka tubime të njerëzve, prishje të rendit dhe qetësisë publike, nuk ka grabitje dhe vepra tjera ndëshkuese dhe nuk janë regjistruar aksidente. Dimovski informon se pa ndërprerë zhvillohet kontrolli i personave të cilët janë nën…
Alsat 2020-03-29T13:45:53+02:00 Në 24 orët e fundit në nivel shtetëror 263 qytetarë e kanë shkelur për ndalim të lëvizjes. Zyrtarët policorë shoqëruan 102 qytetarë, 46 prej të cilëve kaluan vetëm me vërejtje, ndërsa për të tjerët u përgatitën procesverbale përkatëse dhe të njëjtët iu dorëzuan Prokurorive. MPB-ja njofton se në mesin e qytetarëve që u ndaluan gjatë orës policore pati të atillë që ishin agresivë ndaj zyrtarëve policorë dhe të tjerë që u zunë duke vjedhur. Më 28.03.2020 në ora 16:20, në rr. “K. Vollnaroski” në Prilep, zyrtarët policorë i arrestuan dy qytetarë nga Prilepi, S.Xh. (35) dhe E.Xh. (34),…
Alsat 2020-03-29T12:42:44+02:00 Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot edhe për 2 viktima, bëhet fjalë për një person të shtyrë në moshë, 91 vjeçar dhe një pacient i moshës 31 vjeçe. “Në klinikë për sëmundje infektive, ndërruan jetë dy persona, një pacient 91 vjeçar dhe një 31 vjeçar. Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 16, derisa në total numri shkon në 257”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë. Ndërkohë sa i përket pacientes nga Struga e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, Filipçe paralajmëroi përgjegjësi. Fillimisht do të shkarkohet drejtoresha e…
Alsat 2020-03-29T11:09:12+02:00 Gjithsejtë 263 persona nuk e kanë respektuar masën për qarkullim të lirë gjatë natës së kaluar, pas çka zyrtarët policorë kanë arrestuar 102 persona, 46 perosna kanë marrë vërejtje, derisa për të tjerët janë përgatitur procesverbale adekuate dhe janë dërguar në Prokurorinë kompetente. Siç njoftojnë nga MPB-ja, gjatë ditës së djeshme 180 personave u është dhënë vendimi për vet-izolim, derisa 98 persona kanë firmosur deklaratë për vet-izolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave në izolim dhe vet-izolim, me çrrastë është evidentuar se tre persona nuk kanë respektuar këto masa, gjegjësisht policia nuk i ka…
Alsat 2020-03-28T22:42:18+01:00 Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka nisur hetim në lidhje me vdekjen e gruas 66 vjeçe nga Struga, e cila ishte diagnostikuar me Covid-19. Sipas informacioneve paraprake, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, mjeku amë i kishte rekomanduar pacientes tashmë të ndjerë të vazhdoj trajtimin mjekësorë në Spitalin Infektiv në Ohër. Por, përkundër referimit, pacienti nuk është pranuar në spital. Prokuroria do të marrë masa për të zbardhur rastin dhe do të vërtetojë nëse ka fakte eventuale për përgjegjësi penale./Alsat Loading…
Ja si duket Shkupi gjatë orës policore. Fotot flasin se qytetarët po respektojnë masat e qeverisë, në këtë raste orën policore që gjatë këtij uikendi është në fuqi nga ora 16:00 e do të zgjas deri nesër në ora 05:00. Loading…
Alsat 2020-03-28T16:02:42+01:00 Zoran Zaev thotë se LSDM-ja në pushtet mbetet në propozim -masën, që sektori publik të marrë pagë minimale, por thotë se është Qeveria ajo që duhet të vendosë nëse propozimi do të pranohet. Ai beson se administratorët mund të kalojnë muajt prill dhe maj me pagë 14 500 denarë, pasi edhe pagesa e kredive do të jetë e ngrirë, ndërsa përmbaruesit do të ndalojnë përmbarimin deri në fund të qershorit. Shteti fundja është një familje. Të gjithë duhet të merremi vesh së bashku. A do ta bart një pjesë e asaj familje barrën në shpatulla, dhe të tjerët…
Alsat 2020-03-28T15:30:45+01:00 Sot në mëngjes vdiq një tjetër person nga virusi korona. Ajo është një grua 66 vjeçare nga Struga. Sipas anketës së epidemiologëve, familja e saj kishte qenë mysafir në Dibër, pak para se të shpallet gjendje krize dhe kishte pasur kontakt me një nga mjekët e infektuar atje. Edhe burri i saj është gjithashtu pozitiv me virus. Përmes mjekut amë, pacientja kishte caktuar testim katër ditë më parë, por nuk ishte shtruar në spital. Ministria do të hetojë nëse ka një lëshim mjekësor në këtë rast. Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientit, mjeku amë…
Alsat 2020-03-28T15:06:15+01:00 Anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut po i përgjigjet krizës së pandemisë, COVID 19 përmes sistemit të përbashkët të NATO-s, të njohur si Sistemi Komandues i Incidenteve të Gjeneratës së Ardhshme (NICS) duke bashkëpunuar ndër tjerash me Departamentin e Shtetit Amerikan për Siguri Kombëtare, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë dhe Malin e Zi. Me ndihmën e këtij sistemi, Qendra e Menaxhimit me Krizat ka mundësi t’i ofrojë qytetarëve të dhëna në kohë reale për pandeminë si dhe t’i drejtojnë aty ku duhet për ushqim e barëra. Sistemi iu mundëson institucioneve shtetërore dhe organizatave si Kryqi i Kuq…
Alsat 2020-03-28T13:51:03+01:00 As virusi korona nuk mund të mënjanojë rrëmujën që krijohet para Postës së Tetovës, bankave dhe zyrave të operatorëve celularë! Pamjet që do të ndiqni janë përditshmëri, megjithë thirrjet e vazhdueshme të institucioneve për distancë sociale. [embedded content] Pjesa dërmuese e njerëzve që presin para institucioneve, përveç se nuk mbajnë maska, edhe ironizojnë me pasojat që mund të shkaktojë virusi korona, edhe pse mjekët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftojnë se ky virus shkakton vdekjen dhe është fatal për disa kategori të popullatës. “Po duhet ti mbamë po nuk është aq e madhe. E zmadhojnë kot e kot…
Alsat 2020-03-28T13:45:17+01:00 Edhe pse gjendje e jashtëzakonshme, përpara fillimit të orës policore rrugët e kryeqytetit ishin përplot me njerëz. Disa me maska e doreza e të tjerët pa kurrfarë pajisjesh mbrojtëse frekuentonin nëpër hapësirat e Bit Pazarit, me arsyetimin se e kishin të domosdoshme të dilnin për t’i kryer nevojat e përditshme. Pavarësisht faktit se virusi Korona është më i rrezikshëm për të moshuarit, shumë të tillë nuk e respektuan rekomandimin kryesor për mbrojtje duke qëndruar në shtëpi. “Nuk di për besë asgjë. Nuk e di unë a ka virus apo nuk ka. Nuk di asnjë.Pse keni dalë? Pse nuk…

