Alsat 2020-03-28T12:41:22+01:00 “Masën nuk e kanë respektuar 502, qytetarë, shumica të moshës madhore. 18 persona të moshës mbi 67 vjeç. Masat ndaj personave që nuk respektojnë masat, janë arrestuar 199 persona, 14 të moshës deri 18 vjeç, në 24 orët e fundit janë arrestuar 37 qytetarë”, tha Çulev sipas të cilit deri tani janë ngritur 123 padi penale për shkelësit e orës policore. Sa i përket masës për vet-izolim, Çulev tha se në 24 orët e fundit nuk ka shkelje të kësaj mase. Çulev në konferencën e sotme u deklarua edhe për bashkëpunimin mes MPB-së dhe ARM-së, për të cilin…
Author: almakos
Alsat 2020-03-28T12:01:41+01:00 Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Objektet i siguron policia dhe ushtria. Qytetarët që janë vendosur në këto objekte nuk janë rrezik për askënd, porosit Qeveria në kumtesën e sotme. Qeveria u bën apel qytetarëve të jenë të sigurt se të gjitha masat që janë ndërmarrë për pranimin e shtetasve tanë të cilët kanë ardhur nga vendet e huaja janë në pajtim me standardet më të larta shëndetësore. “Bëhet fjalë për kapacitet të siguruar prej 2104 shtretër për momentin në të gjithë shtetin, në 10 objekte akomodimi, ndërsa prej tyre janë plotësuar 1082 shtretër. Asnjë…
Alsat 2020-03-28T11:31:13+01:00 Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes “Tuiter”-it zyrtar dërgoi urime për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se pret bashkëpunim konstruktiv, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “I urojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO, si anëtare e 30-të e Aleancës. Mirë se erdhe në familjen e NATO-s dhe presim bashkëpunim konstruktiv në korniza të Aleancës”, shkruan në “Tuiter”, Ministria e jashtme greke. Loading…
Alsat 2020-03-28T11:26:52+01:00 “Të punësuarit në Mbrojtje dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesë e gjeneratës e cila e vendosi vulën e NATO-s. Prej sot jemi aleatë me armatat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, aleatë me armatat e fqinjëve tanë më të largët dhe më të afërt, Greqisë, Shqipërisë Bullgarisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi”. Këtë sot përmes një video-mesazhi deri te të gjithë pjesëtarët e Armatës dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, i porositi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska me rastin e deponimit të Instrumentit për aderim në NATO në Uashington,…
Alsat 2020-03-28T10:58:58+01:00 Në karantinë shtetërore futen edhe 308 qytetarë. Me kthimin e shtetasve tanë nga vendet e jashtme pritet që të rritet numri i qytetarëve që do të vendosen në karantinë shtetërore. Për këtë qëllim edhe rrjeti i hoteleve që po organizojnë karantinën shtetërore do të zgjerohet sot dhe ditëve në vazhdim. Ky trend gjithashtu pritet të krijojë vështirësi në kapacitetet e policisë dhe armatës. Derisa frekuentimi në shkallë të lartë i qytetarëve do të vështirësojë punën e institucioneve, prandaj të gjithë të kontribuojmë në kapërcimin e situatave! Loading…
Alsat 2020-03-28T09:57:00+01:00 Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke. Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët. Kafeja Turke: Një Histori Intrigash Politike dhe DashurieKafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”. Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura…
Alsat 2020-03-28T09:19:20+01:00 Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes gjatë uikendeve. Të gjitha institucionet dhe kompanitë private që punojnë gjatë uikendeve, duhet të përshtaten në kufizimet e reja për lëvizje dhe ta përfundojnë procesin e punës më së voni deri në orën 15:00. Repartet prodhuese dhe fabrikat e vazhdojnë prodhimtarinë e tyre të organizuar në turne. Sipas konkluzionit të Shtabit koordinues kryesor të krizave punëtorët gjatë ndalesës së lëvizjes do të mund të shkojnë…
Alsat 2020-03-28T09:05:12+01:00 Në aksin rrugor nga fshati Lisec drejt Kodrës së Diellit, në Mavrovë dhe vendkalimet malore Pletvar dhe Strazhë ka mjegull për shkak të së cilës dukshmëria është zvogëluar prej 50-100 metra, informojnë nga LAMM. Në akset tjera rrugore në mbarë shtetin komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Loading…
Alsat 2020-03-27T22:51:23+01:00 Një nga skenarët e mundshëm për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të këtij viti në rastin më të mirë mund të jetë korrik, por ndoshta edhe më vonë, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “360 gradë” në Alsat. Zaev, tha se nëse nuk realizohet në korrik, në muajin gusht është e pamundur sepse është periudhë pushimesh, kështu që mund të zhvendoset për periudhën më pas, si tetor-nëntor. Loading…
Alsat 2020-03-27T22:33:01+01:00 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, tha se ai mbetet në qëndrimin e uljes së pagës për administratën në 14 500 denarë, por qeveria do të kishte fjalën e fundit. Në pyetjen specifike të gazetarit – nëse ai i qëndron propozimit të bërë më herët, Zaev u përgjigj: “Unë i qëndroj asaj që kam thënë më herët, sepse jam seriozisht i vetëdijshëm për situatën ekonomike që po kalojmë, por e theksoj edhe një herë, palët janë një, qeveria është një tjetër, qeveria është shteti, qeveria është mbi të gjitha. Palët mund të…
Alsat 2020-03-27T19:38:54+01:00 Pjesëtarë e armatës tonë nga kazerma e Ilindenit kanë gjuajtur gjashtë topa artilerie për të shënuar në mënyrë simbolike anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut si në NATO. Ndryshe, të hënën flamuri i Maqedonisë së Veriut do të ngritet para selisë së NATOS, si anëtare tashmë e 30 e Aleancës Veri-atlantike. [embedded content] Loading…
Alsat 2020-03-27T18:16:25+01:00 Republika e Maqedonisë së Veriut, sot, është bërë anëtarja më e re e NATO-s. Aleatët e NATO-s e kanë nënshkruar Protokollin e Pranimit të saj në shkurt të vitit 2019 dhe pastaj të 29 parlamentet kombëtare kanë votuar për të ratifikuar anëtarësimin. Duke folur të premten në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “Maqedonia e Veriut është tani pjesë e familjes së NATO-s, një familjeje prej 30 anëtarësh dhe gati një miliard njerëzish”. “Pa marrë parasysh sfidat me të cilat përballemi, ne të gjithë jemi më të fuqishëm dhe më të sigurt së bashku”,…

