Alsat 2020-03-27T09:35:00+01:00 Në vendin Sorens, kantoni Friburg në Zvicër janë vrarë Naum Kolev (47) dhe djali i tij Done (23) nga fshati Mokrievo, Strumicë. Trupat e tyre dje janë gjetur në një fermë për kuaj, publikuan mediumet zvicerane. Sipas internet portalit zviceran “20 minuta”, “babai dhe djali i tij, të moshës 47 dhe 23 vjeçarë, me vendbanim në kantonin Vaud, janë gjetur të vdekur në rajonin Sorens. Ata me siguri janë vrarë me armë zjarri, vlerëson policia në kantonin Friburg”, shkruan ky portal. Sipas mediave zvicerane, për vrasjen dyshohet një burrë 30-vjeçar i cili u arrestua dhe e ka pranuar…
Author: almakos
Alsat 2020-03-27T09:06:59+01:00 Apelet e shumta për të qëndruar brenda në shtëpi dhe për të mos lëvizur jashtë si duket gjithnjë e më pak arrijnë në veshin e më të moshuarve. Edhe përkundër rrezikut nga grumbullimi i katër e më tepër personave, për tu infektuar me virusin korona, pamjet para bankave në Tetovë janë kështu siç duken në fotografi. Dhjetëra persona të grumbulluar para dyerve të bankave që presin kryesisht për të marrë pensionet e tyre. Shumica e tyre janë pa maska mbrojtëse dhe pa doreza, për distancën sociale, si duket as që duan t`ia dinë. Sigurimet e bankave tentonin gjithnjë…
Alsat 2020-03-27T08:41:02+01:00 Me fluturime çarter nga Zagrebi dhe nga La Valeta në Maltë, sot fillon kthimi në vend i disa qytetarëve maqedonas që kishin mbetur jashtë vendit. Sekretari shtetëror në MPJ, Zoran Popov dje informoi në thirrjen e MPJ-së, që zgjati deri më 22 mars në orën 18, për kthim të organizuar në vend ishin paraqitur gjithsej 5.250 qytetarë maqedonas. Prej tyre, 2.900 ishin deklaruar se dëshirojnë të kthehen dhe pranojnë që të shkojnë në karantinë dhe ta paguajnë çmimin sa kushton bileta e aeroplanit. Dy fluturimet e sotme çarter do të jenë me aeroplanë të kompanisë ajrore Vizer, e…
Alsat 2020-03-26T23:01:25+01:00 Kryetari I Dibrës, Hekuran Duka, thotë se gjendja në Dibër vazhdon të jetë e komplikuar, duke rikujtuar se në këtë qytet ku fillimisht mori hov virusi korona ka pasur edhe viktima. Sipas tij, situate është shqetësuese për sa kohë që në kuadër të shifrave të reja që çdo ditë publikon Ministria e Shëndetësisë, persona të prekur ka edhe në Dibër. Sipas tij fillimisht qytetarët nuk I morën seriozisht masat e Qeverisë, por më shtimin e rasteve të të prekurve, viktimave dhe numrit të të izoluarve, u rrit edhe vetëdijesimi. Loading…
Alsat 2020-03-26T21:30:46+01:00 Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo përmes në postimi në Twiter ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Po ashtu Pompeo ka siguruar këto dy vende se ShBA-ja do të mbeten partneri i tyre në çdo hap të rrugës. “Ne mirëpresim vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës”, shkruan Pompeo në llogarinë e tij në Twiter. Loading…
Alsat 2020-03-26T20:28:53+01:00 Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qenë të përfshira tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë…
Alsat 2020-03-26T19:33:22+01:00 Me veshje mbrojtëse nga koka te këmbët, ekspertët sot ishin në Institutin e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Shkup. Pacientët që vinin për trajtim sigurimi i kthente prapa. Alarmin në spital e ndezi një postim në rrjetet sociale, të vajzës së një pacienti, që shërohej atje dhe ishte i infektuar me koronavirus. Natasha Apostolloska tregon se si ka shkuar procesioni, përdeirsa babait të saj i është konstatuar nëse ka koronavirus. Së pari nga Instituti i Mjekësisë Fizike e kanë dërguar në Klinikën gastronomike. Pas testit, e kanë kthyer mbrapa pa probleme të dukshme nga gjetjet gastroenterohepatologjike. Por në…
Alsat 2020-03-26T19:25:08+01:00 Regjistrohet i prekuri i parë nga virusi korona në qytetin e Tetovës. Ministria e Shëndetësisë informoi edhe për 24 raste të reja, duke e çuar në 201 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid-19 në vend. Gjithsej me virusin korona janë prekur 9 qytete ndërsa numri më i madh vazhdon të jetë në qytetin e Shkupit, me 123 raste. [embedded content] Numri i infektuar nëpër qytete Shkup – 123 rasteDibër -43 rasteKumanovë -15 rasteShtip -8 rasteOhër -3 rasteVeles – 3 rasteKavadarc -2 rastePrilep -2 rasteTetovë – 1 rastGostivar 1 Rast Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se…
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi këtë mbrëmje se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit, duke çuar në 79 numrin e të infektuarve. Megjithatë, ministri Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur negativ, duke bërë që të shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Kosovë. “Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, deklaron…
Alsat 2020-03-26T16:45:10+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë prononcimit për mediat sot foli edhe për rastin e parë me koronavirus në Tetovë. Ai tha se pacienti në fjalë është i paralizuar dhe nuk e dimë si mund të ketë rënë në kontakt me virusin. Ai shpjegoi vetë intenerarin e pacientit se më datën 9 mars deri më 23 mars ai ka qëndruar në Entin e Rehabilitimit në Kapishtec, Shkup. Pas dërgimit në Tetovë, për shkak rritjes së temperaturës i është bërë test dhe nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në klinikën infektive në Shkup. Ai po ashtu tha…
Alsat 2020-03-26T16:20:01+01:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe, gjatë komunikatës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se në vendin tonë ka mbërritur një ekip mjekësh nga SHBA-të që do të merren me trajnimin e stafit tonë infektologë në luftën kundër koronaviusit. Loading…
Alsat 2020-03-26T15:50:41+01:00 Thuajse 1500 testime për korona virusin janë bërë në vend për më shumë se një muaj, respektivisht nga 14 shkurti deri më 24 mars. Numri më i madh i testimeve janë bërë në laboratorët e Institutit të shëndetit publik në Shkup- 933, ndërsa 560 në spitalin privat Zhan Mitrev. Testi i parë është bërë më 15 shkurt, tregon raporti i detajuar i Institutit për gjendjen me epideminë e Kovid 19 në vend. Në 24 orët e fundit janë bërë 202 testime. Në ndërkohë, vazhdojnë testimet në 14 pikat e hapura në mbarë vendin. Institucionet ende nuk kanë numër…

