Alsat 2020-03-29T13:45:53+02:00
Në 24 orët e fundit në nivel shtetëror 263 qytetarë e kanë shkelur për ndalim të lëvizjes. Zyrtarët policorë shoqëruan 102 qytetarë, 46 prej të cilëve kaluan vetëm me vërejtje, ndërsa për të tjerët u përgatitën procesverbale përkatëse dhe të njëjtët iu dorëzuan Prokurorive. MPB-ja njofton se në mesin e qytetarëve që u ndaluan gjatë orës policore pati të atillë që ishin agresivë ndaj zyrtarëve policorë dhe të tjerë që u zunë duke vjedhur.
Më 28.03.2020 në ora 16:20, në rr. “K. Vollnaroski” në Prilep, zyrtarët policorë i arrestuan dy qytetarë nga Prilepi, S.Xh. (35) dhe E.Xh. (34), të cilët u zunë në kryerje të veprës penale “vjedhje” dhe te të njëjtët u gjetën gjëra metalike që dyshohet se burojnë nga vepra penale e kryer. Më 28.03.2020 në ora 16:30, në udhëkryqin pranë bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe rr. “Nikolla Karev” në Shkup zyrtarët policorë arrestuan personin V.I. (53) nga Shkupi, për shkak të mos-respektimit të ndalesës së lëvizjes gjatë kohës së “orës policore” dhe shkeljes së rendit dhe qetësisë publike me sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngitet procedurë adekuate” -thuhet në njoftimin e MPB-së.
Vetëm një ditë më parë ndaj 180 qytetarëve është shqiptuar vendim për izolim, derisa 98 të tjerë firmosën deklaratë për vetë-izolim. Pas kontrolleve që MPB-ja iu bëri të gjithë qytetarëve që ndodhen në izolim dhe vetë-izolim, janë evidentuar 3 persona që shkelën masën për parandalim të përhapjes së Koronavirusit, respektivisht nuk u gjetën në shtëpitë e tyre. Ndërsa në 24 orët e fundit është bërë kontroll i gjithsej 289 objekteve, te 3 prej të cilave është konstatuar shkelje e masës. Ndërkohë Ministria e Jashtme vazhdon me organizimin e fluturimeve për kthimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Pas kthimit të një dite më parë të qytetarëve nga Sllovenia dhe Munihu, sot pritet të realizohen edhe dy fluturime nga Berlini dhe Këlni. Shtetasit që kthehen dërgohen menjëherë në karantinë përmes transportit të organizuar nga shteti, të mbikëqyrur nga forcat e sigurisë. Ndërsa Qeveria zgjedh se në cilën karantinë shtetërore, do të vendosen të njëjtët.
Anesa Salihu
Loading…




