Author: almakos

Alsat 2020-03-31T08:43:55+02:00 Në Gjykatën themelore penale Shkup sot duhet të kumtohet aktgjykimi për lëndën “Transportuesi”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe rreth 20 persona të tjerë. Të akuzuarit ndiqen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove. Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-31T08:00:20+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshje të borës, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në 7 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-30T21:48:06+02:00 Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të mblidhet nesër në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski. Në seancë, siç kumtoi Kabinetit i Presidentit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, do të marrë pjesë edhe shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjensisë së Inteligjencës, Erolld Musliu, drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështjet Ekonomike, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-30T16:05:34+02:00 Qeveria, përmes një dekreti që ka fuqi ligjore, ka vendosur, që të mos vjetrohen procedurat e ndjekjes penale, mëson Alsat. Ky dekret do të hyjë në fuqi, nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të zgjasë deri sa të përfundojë. Shtyhet për më tej lëshimi i akteve të referimit, për dënime me burg deri në 3 vjet, deri më 1 shtator. Gjykatësit që duhet të dalin në pension gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, do të qëndrojnë në detyrë derisa ta përfundojnë rastin e nisur. Gjykatësit që mund të jenë pozitivë me koronavirus, Këshilli gjyqësor duhet tu gjejë zëvendësim…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-30T15:44:43+02:00 Virusi Korona ka vënë në rrezik edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Zëvendësministri Agim Nuhiu njoftoi se gjithsej 5 persona janë të diagnostikuar me Covid-19, ndërsa më i rrezikuar është stacioni policor në Petrovec. Gjithsej 14 pjesëtarë janë në izolim shtëpiak pas kontaktit me personat tashmë të infektuar. Në radhët e uniformave blu dy rastet e fundit me Virusin Korona janë paraqitur tek policit e trafikut. Ndërkohë në 24 orët e fundit, orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona, kurse 99 persona janë shoqëruar në polici. Institucionet shtetërore kanë marrë vendimi për izolimin e 180 personave. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-30T15:26:28+02:00 Bankat dhe Institucionet tjera ku grumbullohen njerëz të caktojnë sigurime speciale, këtë e kërkoi shtabi i krizës i tre komunave, Gostivar, Vrapçisht dhe Rostushë. Kreu i komunës së Gostivarit kërkoi nga banorët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për ta paktën edhe dy javë të tjera, me qëllim që të ketë sa më pak pasoja nga infektimi me virusin korona. Insistimi i gjithëve është të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi sepse e kemi krizën edhe një apo dy javë, pas asaj shpresojmë ta tejkalojmë pa shumë pasoja ose pa aspak. Institucionet që funksionojnë edhe në këtë periudhë…

Lexo më Shumë

mde Alsat 2020-03-30T14:27:09+02:00 Me fluturime të organizuara humanitare nga Vjena dhe Baseli sot pritet të arrijnë në vend gjithsej 360 shtetas tanë, të cilët më pas me autobusë do të dërgohen në hotelet e caktuara për karantinë shtetërore. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se është përgatitur transport i sigurt dhe i kontrolluar me autobusë për qytetarët tanë. “Për 180 udhëtarë nga fluturimi nga Vjena në orën 13:55, sigurojmë transport me autobusë të dezinfektuar, të pajisur me ushqim dhe ujë, vozitës me pajisje të plotë sigurie, drejt hoteleve ‘Drim’ në Strugë dhe ‘ESM Sllavia’ në Kodër të Diellit,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-30T14:03:24+02:00 Nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të ftohtë ajrore të mërkurën do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa nëpër male reshje të borës. Në disa vende reshjet do të jenë të mëdha, mbi 25 litra në metër katror. Siç informon DPHM, për shkak ftohjes dhe uljes së temperaturave ditore prej 10 deri 15 gradë Celsius reshje të borës do të ketë në vendet më të ulëta, ku do të formohet shtresë e dëborës. Mot nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të shiut, ndërsa nëpër male të borës. Temperatura minimale të enjten dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-30T13:15:38+02:00 Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën pritet të shqyrtohen masat shtesë pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Siç mëson Alsat, në mbledhjen e sotme mes tjerash do të diskutohet për shpenzimet e rrjetit hekurudhorë në Maqedoninë e Veriut. Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet edhe për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve publike. Për vendimet e marra, Qeveria do të informojë përmes kumtesës. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-03-30T12:54:40+02:00 Kundër dy personave, Prokuroria themelore publike Shkup sot parashtroi propozime për dënime për shkak të veprave të kryera penale – mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, informojnë nga Prokuroria publike. “I akuzuari i parë, më 18 mars, në vendkalimin kufitar Deve Bair, duke u kthyer nga Bullgaria, ka nënshkruar deklaratë se do të vetëizolohet në kohëzgjatje prej 14 ditëve në shtëpinë e tij në Krushopek. Por, nuk ka vepruar sipas rregullave dhe urdhrave të Qeverisë me të cilat caktohen masa për asgjësim apo parandalim të sëmundjes infektuese KOVID-19. Më 19 mars, gjatë kontrollit policor, 42-vjeçari i akuzuar nuk…

Lexo më Shumë