Alsat 2020-03-30T15:44:43+02:00
Virusi Korona ka vënë në rrezik edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Zëvendësministri Agim Nuhiu njoftoi se gjithsej 5 persona janë të diagnostikuar me Covid-19, ndërsa më i rrezikuar është stacioni policor në Petrovec. Gjithsej 14 pjesëtarë janë në izolim shtëpiak pas kontaktit me personat tashmë të infektuar. Në radhët e uniformave blu dy rastet e fundit me Virusin Korona janë paraqitur tek policit e trafikut. Ndërkohë në 24 orët e fundit, orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona, kurse 99 persona janë shoqëruar në polici. Institucionet shtetërore kanë marrë vendimi për izolimin e 180 personave. Ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot kërkoi gjoba prej nga 2 mijë euro për dy persona për shkak të mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Në terren masa ka marrë edhe Agjencia për ushqim dhe veterinari.
Gjatë javës së kaluar, janë mbyllur 22 objekte në Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Tetove… Në bashkëpunim me inspektorët e DAP-it, janë bërë gjithsej 928 mbikëqyrje të çmimeve të prodhimeve të caktuara, ku tek më shumë se 60 tregtarë është konstatuar rritje e çmimit, kryesisht bëhet fjalë për rritjen e çmimit të limonit. Në të gjitha rastet është vepruar në mënyrë përkatëse nga inspektorët dhe të gjithë këto tregtar i kanë kthyer çmimet si më 11 mars”-pohoi Magdalena Filipovska Greshkovska, drejtoreshë e AUV-së.
Ndërsa Inspektorati shtetëror i punës nga 748 kontrolle, ka shqiptuar 13 vendime dhe 48 vërejtje për punëdhënës të cilët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë. Ndryshe edhe sot në kryeqytet kishte lëvizje të pakta të lëvizjet e qytetarëve. Ata që takuam thonë se masat duhet të respektohen patjetër, por shtojnë se shteti duhet të kujdeset më tepër për nevojat e tyre.
“Duhet të respektohen, por ne të rinjt nuk i respektojmë, vrapojmë pas punës, se dikush nuk mendon a ke, a nuk ke për të ngrënë. Duhet të vrapojmë për një kafshatë bukë për të çuar në shtëpi.”
“Duhet të mendojnë për popullin, nuk mundet kështu të izolohet në asnjë mënyrë. Patjetër tu jepet mundësi njerëzve, të ketë ushqim, mjete higjienike dhe pastaj të izolohen.”
“Duhet të respektohen, por nuk është në rregull deri diku me masat për shkak se sado që të kujdesemi ne që jemi në shtëpi, ata që shkojnë në punë janë rrezik për ne. Nëse vendosin masa më të rrepta të jenë vetëm për gjërat më themelore, pra vetëm deri në shitore dhe në shtëpi.”
“Besoj se po, janë vetëdijesuar qytetarët, prej ditës së parë janë vetëdijesuar, frika e bënë të vetën, prandaj Çarshia është e zbrazur.”
Ndërsa numër më i pranishëm i qytetarëve, vërehet vetëm në afërsi të bankave, ku pritjet për të kryer shërbimet bëhen jashtë dhe në distancë të caktuar.
Në 24 orët e fundit:
Orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona,
99 persona janë shoqëruar në polici
Vendim për izolimin e 180 personave
Me vetë deklaratë janë izoluar 98 persona
Mefail Ismaili
Loading…



