Alsat 2020-03-31T17:09:13+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme bëri me dije se në Klinikën e Infektologjisë ndodhen të shtruar 54 pacientë, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 20 të tjerë marrin frymë artificialisht dhe janë me maskë oksigjeni. Pjesa tjetër e pacientëve është në gjendje stabile. Loading…
Author: almakos
Alsat 2020-03-31T15:58:41+02:00 Mbrëmë 89 persona e kanë shkelur orën policore. Përkundër masave të përforcuara të policisë nga MPB thonë se të gjitha grup moshat nuk respektojnë ndalimin e lëvizjes. 38 persona janë ndaluar. Në lidhje me ndalimin e lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara, 89 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar orën policore, 8 prej tyre janë të mitur, 38 janë arrestuar dhe pjesës tjetër iu janë dhënë vërejtje. Brenda 24 orëve të fundit 101 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 40 të tjerë kanë nënshkruar një deklaratë të vetë izolimit. Policët kryen inspektime të…
Alsat 2020-03-31T15:37:05+02:00 Për shkak të keqpërdorimit të transportit të nxënësve në Manastir, ish kryetari i kësaj komune, Vlladimir Taleski është dënuar me tetë vite me burg. Ndaj tij është shqiptuar edhe arrest shtëpiak deri sa vendimi të hyjë në fuqi. Në ndërkohë, udhëheqësi financiar në këtë komunë, Sllobodan Bonçanovski është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë. Gjykatësja Dobrilla Kacarska sot në pothuajse sallë bishe shqiptoi gjithsej 11 vjet burg dhe 10 dënime me kusht për gjithsej 21 të pandehur në rastin “Transportuesi “. Mes 2 dhe 3 viteve burg morën drejtorët dhe shefat e kompanive të transportit, ndërsa dënime me…
Alsat 2020-03-31T15:27:15+02:00 Edhe dy të vdekur nga Virusi Korona. Një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçari nga Dibra janë personat, të cilët ndërruan jetë në 24 orët e fund në vend. Kjo e çon në shifrën e viktimave nga Covid-19. I ndjeri nga Kumanova ishte me diabet, obezitet dhe disa sëmundje tjera kronike, kurse i ndjeri nga Dibra vuante nga bronkiti kronik dhe hipertensioni, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq, nga 392 testimet e bëra 44 raste të reja kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin në 329 të infektuar më CoVid-19. Pas Shkupit, tani Dibra…
Alsat 2020-03-31T15:06:57+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19 kanë vdekur dy burra, njëri në moshën 45 vjeçe nga Kumanova, kurse tjetri i moshës 78 vjeçe nga Dibra. I ndjeri nga Kumanova kishte diabet, fibrilacion atrial, hipertension dhe obezitet, ndërsa i ndjeri nga Dibra kishte FOB (Bronkit Kronik Obstruktiv), hipertension dhe ishte nën terapi për të dy sëmundjet kronike. Gjatë 24 orëve të fundit janë relizuar 392 testime prej të cilëve 44 kanë rezultuar pozitive. Sipas qyteteve në Kumanovë 23 raste, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 2 dhe Prilep 1. Numri i përgjithshëm i të…
Alsat 2020-03-31T14:46:08+02:00 Sot në Pasdite, në ora 16:30, do të flasim për fëmijët dhe si ndikon izolimi mbi ta. Me skype do të lidhemi me Xaka Jonuzi Çeliku dhe me vajzën e saj, Gonxhen, të cilat do të na tregojnë se si i kalojnë këto ditë në izolim dhe çfarë lojëra luajnë për t’u zbavitur. Do të vazhdojmë lidhjen me Fitore Bajrami Abdi – psikologe, e cila do të na tregojë se si mund të ndikojë izolimi te fëmijët, si t’i argëtojmë ata, si t’ua shpjegojmë gjithë këtë situatë dhe sa kohë në ditë duhet t’ua lëmë celularët në dorë?…
Alsat 2020-03-31T14:01:25+02:00 “Jemi në test si asnjëherë më pare, bota përjetoi kërcënimin më të madh që pas luftës së dytë botërore. Kemi marrë masa drastike, si kufizimi I lëvizjes. Këto masa dhanë rezultat. Kemi rritje lineare të virusit. Është e rëndësishme që të zvogëlohet përhapja e virusit, që tu krijojmë mundësi sistemit shëndetësor që të funksionoj si duhet. Një numër i madh i qytetarëve tanë nuk shkojnë në punë, fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Masat e para duhej të ishin ndërprerja e punës në disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kjo ishte fronti I pare që të ndalojmë hovin…
Alsat 2020-03-31T13:37:28+02:00 Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese iu falënderua të gjithëve që deri më tani me donacione të parave dhe mallrave dhanë mbështetje në përpjekjet e institucioneve për ballafaqimin me gjendjen me Kovid-19 në vend. Duke i pasur parasysh pyetjet e shumta dhe interesimin për donacione, Ministria, siç theksohet, ka hapur llogari për donacione. Për ndihmë të drejtpërdrejtë financiare në doacione me para për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga koronavirusi fondet mund të paguhen në: Në denarë: Llogaria nr. 1900100434 785 K2;Depozitues në: BPRMShifra e të…
Alsat jozyrtarisht mëson se si pasojë e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën edhe 2 persona. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar gjithsej 9 raste të vdekjes si pasojë e virusit korona. The post Covid-19, shkon në 9 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2020-03-31T11:35:38+02:00 Gjithsejtë 14 objekte hotelierike janë mbyllur në rajonin e Tetovës në periudhë prej 24 orëve. Nga ora 07:00 e ditës së djeshme deri sot në ora 07:00. Mbyllja e tyre pasoi për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve dhe masave të Qeverisë, në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Për pronarët e lokaleve janë përgatitur padi adekuate. Gjatë të njëjtës periudhë 30/31 mars nga 07 deri në 07, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, janë hasur dhe dy persona të cilët nuk kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes. Personat në fjalë janë arrestuar dhe mbajtur…
Alsat 2020-03-31T11:14:21+02:00 Sektori për punë të brendshme në Dibër parashtroi padi penale ndaj një dibrani për mosrespektim të masës për lëvizje të kufizuar. “Është parashtruar padi penale ndaj B.K. (28) nga Dibra, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë’”, deklaroi Stean Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme në Ohër. Ai shton se B.K. më datë 29 të këtij muaji në orën 18:00, gjatë kontrollit për zbatim konsekuent të masave për lëvizje të kufizuar gjatë orës policore për shkak të mbrojtjes së qytetarëve nga përhapja e koronavirusit, nëpunësit policorë…
Alsat 2020-03-31T10:39:29+02:00 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij zyrtarë në facebook ka theksuar se edhe pse akoma është herët për të vlerësuar, por rritja lineare e të infektuarve në 15 ditët e fundit, inkurajon. Më pas Filipçe nënvizon se numri i të infektuarve është thuajse i njëjtë çdo ditë. “Ky ishte qëllimi jonë që nga fillimi, me një rritje të këtillë sistemi jonë shëndetësorë do të mund t’ju shërbej qytetarëve tanë dhe mire të përballet me koronavirusin”, ka shkruar Filipçe. Ai shton se kulmi i epidemisë Akoma nuk ka mbërrit, andaj është e nevojshme që të jemi…

