Alsat 2020-03-31T14:46:08+02:00
Sot në Pasdite, në ora 16:30, do të flasim për fëmijët dhe si ndikon izolimi mbi ta. Me skype do të lidhemi me Xaka Jonuzi Çeliku dhe me vajzën e saj, Gonxhen, të cilat do të na tregojnë se si i kalojnë këto ditë në izolim dhe çfarë lojëra luajnë për t’u zbavitur. Do të vazhdojmë lidhjen me Fitore Bajrami Abdi – psikologe, e cila do të na tregojë se si mund të ndikojë izolimi te fëmijët, si t’i argëtojmë ata, si t’ua shpjegojmë gjithë këtë situatë dhe sa kohë në ditë duhet t’ua lëmë celularët në dorë? Në fund të emisionit do të kemi disa video me fëmijë të cilët argëtohen në shtëpi dhe çfarë kanë për të thënë ata për koronavirusin. Ditët në vijim ne do të vazhdojmë me publikimin e videove me fëmijë, të cilat mund të na i dërgoni në profilin e Dorina Ajdinit në Facebook.
Loading…






