Alsat 2020-03-31T15:27:15+02:00
Edhe dy të vdekur nga Virusi Korona. Një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçari nga Dibra janë personat, të cilët ndërruan jetë në 24 orët e fund në vend. Kjo e çon në shifrën e viktimave nga Covid-19. I ndjeri nga Kumanova ishte me diabet, obezitet dhe disa sëmundje tjera kronike, kurse i ndjeri nga Dibra vuante nga bronkiti kronik dhe hipertensioni, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq, nga 392 testimet e bëra 44 raste të reja kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin në 329 të infektuar më CoVid-19. Pas Shkupit, tani Dibra dhe Kumanova janë më numër të barabartë rastesh.
Ministria e Shëndetësisë
“Rastet e reja u shënuan në Kumanovë 23, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 3, Strugë 2, Prilep 1.”
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 392 testet e bëra gjatë ditës dhe natës së fundit 262 janë bërë në Institutin e Shëndetit Publik, 26 në Fakultetin e Veterinarisë, 24 përmes Laboratorit Biotek dhe 80 në Klinikën “Zhan Mitrev”. Deri më tani janë bërë gjithsej 3.518 teste të CoVid-19.
Ministria e Shëndetësisë
“Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 sot është 329. Sipas vendbanimit, deri më tani me Virusin Korona janë regjistruar në Shkup 175, Dibër 47, Kumanovë 47, Shtip 14, Tetovë 10, Prilep 10, Strugë 7, Veles 6, Manastir 4, Ohri 3, Kavadarci 2, Gostivar 1, Kriva Pallanka 1, Strumica 1, Gjevgjeli 1.”
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale tha se rritja lineare e pacientëve në 15 ditët e fundit është inkurajuese.
Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Ky ka qenë qëllimi ynë që nga fillimi, me këtë trend sistemi ynë shëndetësor do të jetë në gjendje t’u shërbejë qytetarëve dhe të përballoj mirë situatën me Virusin Korona. Kulmi i epidemisë nuk ka ardhur akoma dhe tani është e nevojshme që të gjithë të mbetemi të disiplinuar dhe pa përjashtim të ndjekim masat dhe rekomandimet.”
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në sistemin primare janë të angazhuar afër 1 200 mjekë amë për detektimin dhe mbikëqyrjen e pacientëve me Virusin Korona. Ndërkaq, në 14 pikat nëpër poliklinikat e vendit janë duke marr mostra të afërsisht 400 pacientëve në ditë, me kapacitet të plotë.
Përgatiti: Adnan Qaili
Loading…




