Alsat 2020-03-31T15:37:05+02:00
Për shkak të keqpërdorimit të transportit të nxënësve në Manastir, ish kryetari i kësaj komune, Vlladimir Taleski është dënuar me tetë vite me burg. Ndaj tij është shqiptuar edhe arrest shtëpiak deri sa vendimi të hyjë në fuqi. Në ndërkohë, udhëheqësi financiar në këtë komunë, Sllobodan Bonçanovski është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë. Gjykatësja Dobrilla Kacarska sot në pothuajse sallë bishe shqiptoi gjithsej 11 vjet burg dhe 10 dënime me kusht për gjithsej 21 të pandehur në rastin “Transportuesi “. Mes 2 dhe 3 viteve burg morën drejtorët dhe shefat e kompanive të transportit, ndërsa dënime me kusht morën edhe tetë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme.
Askush nuk guxon t’i shpenzojë paratë e obliguesve tatimor”-tha Dobrilla Kacarska , gjykatëse.
Dënimet me burg zyrtarisht do të fillojnë kur ky aktgjykim i Gjykatës Penale të hyjë në fuqi. Por të pandehurit e parë kanë të drejtë ankimimi. Ata përgjigjen për shpërdorim detyre dhe dëmtim të buxhetit për rreth 550,000 euro.
Igor Stefanovski
Loading…




