Alsat 2020-04-01T08:21:43+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit mes 30 dhe 31 mars janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 329 persona, kurse 12 janë shëruar. Autoritetet vlerësojnë se situata mbetet e ndërlikuar dhe se janë të mundur skenarë për zhvillimin e ardhshëm të ngjarjeve, por vlerësojnë se deri tani kemi përkushtim adekuat të shtetit dhe nuk ka nevojë për vendosjen e masave më rigoroze lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Në Klinikën për Sëmundje Infektive në këtë moment po mjekohen 54…
Author: almakos
Alsat 2020-04-01T08:08:28+02:00 Reshje bore në Kodër të Diellit, Mavrovë, Kullë, Krushevë, Kriva Pallankë – VK Deve Bair dhe në grykat malore Strazhë, Gjavatë de Presekë. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në mëngjesin e sotëm janë vendosur në grykën malore Strazhë dhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë…
Alsat 2020-03-31T23:20:30+02:00 Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit, thotë se bllokimi I xhirollogarisë së kësaj Komunë është vendim absurd, veçanërisht duke pasur parasysh masat aktuale. Sipas tij pavarësisht kësaj, qytetarët duhet të jenë të qetë , sepse po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar shpërndarjen e virusit korona. Ai shton se kontribuuesit më të mëdhenj që në Gostivar ka vetëm një të prekur, janë qytetarët të cilët po respektojnë me përpikëri masat e Qeverisë. Taravari thotë se qytetarët nuk duhet të krijojnë panik, sepse virusi në fjalë është shumë I ngjashëm më gripin, si nga…
Alsat 2020-03-31T23:10:03+02:00 Shtatëzëna 27-vjeçare nga Kumanova që ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë natës së sotme ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup. Foshnja po mbahet në Klinikë pasi që ka lindur para kohe ndërsa nëna e saj është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Si nëna ashtu edhe fëmija tani janë në gjendje stabile, pohojnë burime të 360 shkallë në Alsat. Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë gjatë natës së sotme është pranuar edhe një grua tjetër shtatzënë nga Ohri, e cila fatkeqësisht gjatë pranimit vetëm se kishte humbur fëmijën. Mendohet se shkaqet për…
Alsat 2020-03-31T22:36:57+02:00 Hekuran Duka, kryetar i Komunës së Dibrës thotë se në marketet dhe farmacitë e këtij qyteti nuk mungon asgjë, pasi që 20 deri 25 kamionë në ditë hyjnë në punktet policore në Dibër. Ai thekson se herë pas herë vërehet mungesa e dorëzave dhe maskave, mirëpo kjo mungesë tejkalohet shpejt. Hekuran Duka thekson se nëse kjo situatë do të vazhdojë për një kohë më të gjatë atëherë do të fillojnë të dalin në pah problem sociale, si për shembull, disa kategori qytetarësh, si taksistë apo kamerierë nuk do të kenë rrogë mujore dhe kjo do të sjellë vështirë…
Alsat 2020-03-31T22:15:28+02:00 Arben Zyberi, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, thotë se qytetarët nuk duhet të hezitojnë të pranojnë faktin se janë të infektuar, pasi sëmundja nuk është turp. Sipas tij, në Maqedoni ka pasur persona të infektuar edhe para muajit shkurt, mirëpo thotë se më shumë gjasë për të njëjtat nuk kanë qenë të informuar as pacientët dhe as vet personeli mjekësor, andaj e kanë trajtuar të sëmurin si të prekur nga gripi. Sipas tij, mënyra më e shpejtë për të kaluar këtë situatë është respektimi i masave. Zyberi thotë se parashikimet e institucioneve relevante botërore janë…
Alsat 2020-03-31T18:50:21+02:00 Masat për të ndihmuar biznesin janë të vonuara dhe të pamjaftueshme, ndërsa kriza do të thellohet, vlerësoi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Nuk them se nuk ka masa individuale që janë të mira, por ju siguroj, e gjithë pakoja e ndihmës nuk është e vërtetë dhe nuk është ndihma e mjaftueshme, që i duhet biznesit dhe qytetarëve”, tha Mickoski. Ai kritikoi më së shumti masën e parë të pakos qeveritare, e cila parashikon mbështetje financiare për kompanitë private, duke paguar pagat e punëtorëve për prill dhe maj, deri në maksimum 14 500 denarë në muaj për punëtor, sipas…
Alsat 2020-03-31T18:44:08+02:00 Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua për situatën e krijuar me virusin Korona. Presidenti Stevo Pendarovski tha se konstatim i përbashkët i të pranishmëve ishte se gjendja është e ndërlikuar dhe se ditët e rënda akoma nuk kanë kaluar. Megjithatë sipas tij institucionet po përballen me efikasitet me situatën e krijuar për shkak të Pandemisë dhe se për momentin nuk ka nevojë për shtrëngimin e masave. Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se ndër shqetësimet kryesore të dala nga takimi ishte se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë edhe në…
Alsat 2020-03-31T18:15:19+02:00 Sot mbajtëm seancën e 4-të të Këshillit të Sigurimit. Unë mora vendimin për të shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme më 18 mars dhe, siç e njoftova në atë kohë, qeveria tani ka fuqi të plotë dhe ka detyrim të raportojë për efektet e masave që po ndërmerr në luftën kundër koronavirusit.Deri më tani kemi pasur një strukturë të përshtatshme shtetërore, zbatim të rreptë të masave të OBSH-së dhe me pak përjashtime kemi një sjellje të ndërgjegjshme të qytetarëve. Do të duhen masa serioze për të zvogëluar, sa të jetë e mundur, efektet në ekonomi. Ditët e vështira nuk janë…
Alsat 2020-03-31T18:00:54+02:00 Ministri Filpçe, gjatë përgjigjeve së pyetjeve të gazetarëve online tha se nuk jemi në gjendje që të parashikojmë se kur mund të dalim nga kjo situatë dhe se është ende herët të bëhen llogaritje të tilla. Ai mor shembull Kinën edhe dhe vende të tjera të botës ku tha se në Kinë mund të përballen me një kulm të dytë të pandemisë. “Në Të gjithë botën qëllimi është që të ulet numri i të prekurve. Ose të paktën numri të jetë nën kontrol që sistemi shëndetësor mund të përballojë numrin e të prekurve. Parashikimet nuk mund të jenë…
Alsat 2020-03-31T17:41:35+02:00 Ministri i Shëndetësisë, gjatë konferencës për shtyp tha se gjendja në Kumanovë është nën kontroll, edh pse ka pasur 19 raste brenda një dite. Ai tha se po punohet në mënyrë intensive në qytetin e Kumanovës dhe po merren shumë materiale testimi për dedektimn e personave të tjerë të prekur me virusin. “Është herët të thuhet se nëse është kjo dramatike. Jemi të vetëdijshëm për kërkesat ne vendimet i sjellim në bazë të rekomandimeve të epidemiologëve, në bazë të detektimit raste deri në atë moment, se çfarë është relacioni i tyre me personat e infektuar. Jemi duke e…
Alsat 2020-03-31T17:24:01+02:00 Ministri Filpçe gjatë konferencës për shty pasditen e sotme bëri me dije se nga fillimi i pandemisë deri më tani janë janë kryer 3 518 teste dhe prej këtyre kanë dalë pozitiv 392 raste. Ndërsa shpjegoi edhe situatën e krijuar nëpër spitalet e vendit, konfirmoi edhe mbylljen e Klinikës së për Rehabilitim në Kozle dhe se pacientët që janë aty janë transferuar te Spitali 8 Shtatori. Po ashtu Ministi Filipçe tha se po kryen testime edhe në në terren dhe po merren brise edhe nëpër banesat e personave që nuk lëvizin dot, sidomos të të moshuarve në mënyrë…

