MSH Alsat 2020-04-02T14:24:01+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus arrin në 384, prej të cilëve 356 janë raste aktive. 17 persona tashmë janë shëruar kurse 11 raste kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani në vendin tonë janë realizuar 4.117 teste për Covid-19 prej të cilëve 342 janë realizuar vetëm gjatë ditës së djeshme. Lexo: Dibër, asnjë rast i ri me koronavirus gjatë 48 orëve të fundit Loading…
Author: almakos
Alsat 2020-04-02T14:02:39+02:00 Masat ekonomike që ka miratuar Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut ka për qëllim rruajtjen e çdo vendi të punës. Kështu deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, gjatë konferencës së sotme për shtyp. “Qeveria vendos masa ekonomike për gjithsecilin që është i prekur nga kriza. Qeveria po bën përpjekje për ruajtjen e çdo veni të punës”, tha Spasovski duke shtuar me këtë se përveç që mbrojmë qytetarët, do të mbrohet edhe ekonomia e vendit. “29 mijë denarë për çdo të punësuar për dy muaj. Me qëllim që të rruhen të gjitha vendet e punës”, tha Spasovski duke sqaruar se…
Alsat 2020-04-02T13:27:03+02:00 Reshjet e rrëmbyeshme të borës që kapluan vendin natën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar rrëzimin e 22 drunjve në territorin e Shkupit, 17 prej të cilëve në vendbanime, ndërsa pesë të tjerë në Parkun e Qytetit, informoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se ekipet e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike menjëherë kanë dalë në terren dhe po i pastrojnë drunjtë dhe degët e rëna, ndërkaq po sanohen edhe degët e thyera që rrinë varur drunjve dhe paraqesin rrezik për kalimtarët. “U bëjmë thirrje qytetarëve…
Flag raising ceremony to mark the accession of North Macedonia to NATO with remarks by NATO Secretary General Jens Stoltenberg and the Chargé d’Affaires of the Delegation of North Macedonia to NATO, Zoran Todorov Alsat 2020-04-02T13:06:39+02:00 Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë me anë të një kumtese tentoi ta nënçmojë dhe nënvlerësojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, potencon portali i Brukselit “Euractiv”, duke vlerësuar se anëtarësimi i vendit në Aleancë paraqet “goditje të re ndaj shpresave të Moskës se do ta mbajë ndikimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi paraprakisht edhe Mali i Zi dhe Shqipëria vendosën…
Alsat 2020-04-02T12:09:45+02:00 SPB Kërçovë parashtroi kallëzim penal kundër V.J. 21 vjeçar dhe G.R. 18 që të dy nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. “Ata, më 29 mars në orën 18.30, kur në fuqi ka qenë masa për lëvizje të kufizuar, janë hasur në rrugën “Metodija Stefanovski” në Kërçovë, pas çka janë arrestuar nga zyrtarët policorë”, njoftoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski. Sipas Dimovskit, të ndaluarit, nuk i janë përmbajtur masës për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve në periudhën kohore prej orës 16.00 deri në…
Alsat 2020-04-02T11:25:19+02:00 Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektim të masave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, SPB Ohër ka ngritur padi ndaj personit D.A. 44 vjeçar nga Shkupi. Personi në fjalë më 13 mars të këtij viti, kur nga Austria ka arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka firmosur deklaratë për vet-izolim, të cilën e ka shkelur më 20 mars, kur në Shkup është nisur drejtë spitalit me qëllim që të kryej test për koronavirus. Pas rezultateve që rezultuan se është pozitiv, ai me vetiniciativë, pa mos respektuar udhëzimet mjekësore për vet-izolim është nisur drejt banesës…
Alsat 2020-04-02T11:08:33+02:00 Një tren i mallrave që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli-Trubarevë, mes stacioneve Miravci dhe Klisura, sot në mëngjes rreth orës 6:40 rrëshqiti nga binarët pasi që më parë u ndesh me një grumbull gurësh të rënë. Në fatkeqësinë nuk ka të lënduar. Nga SPB Strumicë konfirmuan se për shkak të fatkeqësisë, komunikacioni hekurudhor është i ndërprerë mes Gjevgjelisë dhe Velesit. Policia po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes. Loading…
Alsat 2020-04-02T10:40:24+02:00 Gjatë ditës së djeshme nga Klinika për Sëmundje Infektive është lëshuar në shtëpi edhe një pacient nga Dibra. Kjo, pasi pacienti është shëruar plotësisht. Me ketë numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Dibra, shkon në nëntë persona. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona në vend, deri dje (01.04.2020) arrin në 354, të shëruar gjithsejtë 17, ndërsa që 11 kanë ndërruar jetë. Loading…
Alsat 2020-04-02T10:17:18+02:00 Në mbështetje të policisë së shtetit si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19 deri më tani janë kyçur edhe 530 pjesëtarë të Armatës. Brenda 24 orëve të fundit me vendim nga Inspektorati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi janë futur në izolim 59 qytetarë, kurse me Deklarate për vetizolim 224 qytetarë. Në karantinë shtetërore janë vendosur 29 qytetarë të ardhur nga vendet e treta. Për mosrespektimin e orës policore janë konstatuar 72 raste./Alsat Loading…
Alsat 2020-04-02T08:58:54+02:00 LAMM informon se nga ora 08:10 është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Në orët e hershme të mëngjesit janë hequr edhe ndalesat për qarkullim në grykat malore Pletvar, Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavatë. Paraprakisht LAMM lajmëroi se trafiku në rrugë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në zonat më të larta dhe nëpër grykat malore ka mbetje të borës në rrugë. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Loading…
13 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë, duke shkuar kështu në 125 numri i personave të infektuar me virusin në fjalë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas njoftimit të IKSHPK, rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë. “Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin…
Alsat 2020-04-02T08:38:02+02:00 Hiqen ndalesat për qarkullim në grykat malore Pletvar, Strazhë, Bukovë dhe Gjavatë. Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese tani ka vetëm në aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Paraprakisht LAMM lajmëroi se trafiku në rrugë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në zonat më të larta dhe nëpër grykat malore ka mbetje të borës në rrugë. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për…

