Alsat 2020-04-02T21:45:30+02:00 Kosova aktualisht mirë po përballet me koronavirusin dhe këtë fal angazhimit të Institucioneve shëndetësore të Kosovës, posaçërisht infermierëve dhe defektologëve të cilët çdo ditë janë në vijën e para të frontit. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, Bul Saliu, nga Prishtina. Por sipas Saliut gjendjen mund ta vështirësoj mungesa e aspiratorëve. Për momentin tha si institucionet shëndetësore në Kosovë posedojnë vetëm 124 aspiratorë. “Aktualisht kemi një punë të shkëlqyeshme që është bërë prej Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Institucioneve tjera. Deri tani gjithçka ka qenë për lëvdatë, duke filluar nga infermierët dhe infektologëve që janë në frontin…
Author: almakos
Alsat 2020-04-02T20:59:55+02:00 Zëvendës ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani në kuadër të emisionit të sotëm “Rruga drejt…”, u shpreh se gjatë këtyre dy-tre javëve pritet të arrij numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi, andaj sipas tij institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat për tu përballur me një valë të re të pacientëve të infektuar. Gjatë kësaj periudhe sipas Arsllanit, institucionet shëndetësore të vendit do të mund të kryejnë deri në 600 testime në ditë. “Deri tani kemi bërë testime, në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) janë diku mbi 200 testime në ditë, të cilat bëhen në këtë Institut.…
Alsat 2020-04-02T19:25:40+02:00 Tendat janë gati, por jo edhe pajisjet mjekësore. Autoritete thonë se gjatë javës së ardhshme do të jenë të gatshme të gjithë 130 shtretërit për aq sa ka kapacitet spitali mobil i vendosur afër klinikës infektive. Mantelbardhët dhe uniformat e armatës kanë bashkuar forcat në përfundimin e kësaj strukture të përkohshme. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se masat janë marrë në mënyrë intensive për të menaxhuar situatën me koronavirusin. Sipas saj, ARM-ja është në mbrojtje të të gjithë brezit kufitar dhe objekteve me rëndësi shtetërore. Sheqerinska thotë se nuk është patjetër që të ndiqet modeli i vendeve…
Alsat 2020-04-02T18:09:47+02:00 Rezultatet e vdekjes së lehonës 37-vjeçare nga Ohri kanë dalë negative me virusin Kovid-19. Por, familja e të ndjerës akuzon repartin gjinekologjik të Ohrit se nuk ka pasur kujdes të duhur shëndetësor edhe pse është ekzaminuar katër herë vitin e fundit. Loading…
Alsat 2020-04-02T17:41:54+02:00 Ministri Filpçe gjatë konferencës për shtyp informoi se spitali mobil që po instalohet pranë Qendrës Klinike, do të jetë në funksion gjatë ditëve të ardhshme. Ai tashmë është ngritur si strukturë, aktualisht po vendosen shtretërit dhe pajisjet e tjera për t’u kompletuar në ditët në vijim. Ndërsa kapaciteti i Infektologjisë për momentin është në 50 për qind i mbushur dhe ka ende vende të lira. Loading…
Alsat 2020-04-02T17:21:25+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp mbi gjendje e koronavirusit në vend tha se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 342 testime dhe nga këta 30 kanë dalë pozitivë. Ndërsa numri i të prekurve është 384 persona të prekur. Të infektuarit janë nga Shkupi, Kumanova, Dibra, Shtip, Manastir, Koçani, etj. Loading…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi se është hapur ueb faqja www.koronavirus.gov.mk përmes së cilës qytetarët do të mund të njoftohen me të gjitha zhvillimet e ndërlidhura me koronavirusin në vend. The post Ueb faqe për zhvillimet rreth koronavirusit appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2020-04-02T16:15:58+02:00 Dënimet me burg të shqiptuara, ekzekutimi i tyre i pasigurt. Zyrtarëve aktualë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të cilët u dënuan me nga 3.5 vjet burg, u janë marrë pasaportat e tyre, por mbeten të lirë deri në vendimin e plotfuqishëm të aktgjykimit. Ish-kryetari i Manastirit Vladimir Talevski, i cili u dënua me tetë vjet burg, është nën arrest shtëpiak me kërkesë të prokurorit, që kërkoi një masë të tillë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe rrezikut të përkeqësimit të shëndetit të të dënuarve në burg. Sa do të zgjasë periudha deri në vendimin e…
Alsat 2020-04-02T16:00:43+02:00 Çdo punonjës që ka punuar në kompani të goditur nga virusi Covid 19 do të marrë nga 14 500 denarë për muajin prill dhe maj. Në këtë mënyrë shteti do ti shpëtojë vendet e punës së qytetarëve, thotë kryeministri Oliver Spasovski. Për pakon e masave, Qeveria miratoi një dekret me fuqi ligjore. Madje 87% e kompanive mund të aplikojnë për të gjitha masat. Do të përfshihen rreth 250 mijë vende pune dhe rreth 35 mijë kompani. Shumën që do ta fitojë çdo punëtor për muajt prill dhe maj është 29 mijë denarë -tha Oliver Spasovski. Punëdhënësit për ndihmën…
Alsat 2020-04-02T15:44:29+02:00 Në Strugë ka filluar që të zbatohet masa e marrjes së materialeve për testim të gjitha grave shtatzëna dhe që janë para lindjes, gjegjësisht në javën e 35 të shtatzënisë dhe që vijnë nga rajonet e prekura nga koronavirusi, siç janë fshatrat Labunishtë, Veleshtë dhe Tatesh. Drejtori Spitalit të Strugës, Muhamed Asani për Alsat ka deklaruar se në përpunim e sipër është lista e të gjitha grave shtatzëna nga këto rajone, me qëllim që të vërtetohet statusi i tyre momental. “Kjo me të vetmin qëllim që të kemi një pasqyrë më të pastër para lindjes së tyre në…
Alsat 2020-04-02T15:26:06+02:00 72 persona nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes gjatë orës policore. Policia njofton se 41 prej tyre janë arrestuar ndërsa ndaj të tjerëve po procedohet në përputhje me ligjin. Në karantinë janë sistemuar 29 persona. Në 24 orët e fundit ndaj 59 personave është miratuar vendim për izolim, ndërkaq 224 kanë nënshkruar deklaratë për vetë-izolim. Gjatë kontrolleve që ka bërë policia ndaj personave që gjenden në masat e izolimit dhe vetë-izolim është evidentuar vetëm një shkelje, përkatësisht një person nuk është gjetur në adresën ku e ka deklaruar vetë-izolim – njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sektori…
Alsat 2020-04-02T14:37:34+02:00 Në afërsi të Klinikës për sëmundje infektive është vendosur Spitali mobil për pranimin e pacientëve me koronavirus. Në këtë spital do të ketë 130 shtretër dhe kushte të tjera të përshtatshme, tualete dhe dushe. Në funksion do të vihet gjatë javës që vjen. Spitali mobil është i lidhur me Klinikën Infektive dhe do të plotësoj kapacitetin e saj. Në vendosjen e saj që nuk zgjati më shumë se një javë kontribuuan Qyteti i Shkupit, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e mbrojtjes. Loading…

