Author: almakos

Alsat 2020-04-03T13:14:04+02:00 Një dyzet e tre vjeçar, banor i fshatit Glovo të Shkupit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë. Sipas informacioneve nga MPB, dje rreth orës 19:40 është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Glovo të Shkupit, G.J. 43 vjeç pasi është goditur nga një kalimtar, ka humbur kontrollin e katërçiklit që po drejtonte dhe si pasojë është rrokullisur duke përfunduar në lumin Banjanska. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e 43 vjeçarit. Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T12:25:59+02:00 Ndalimi i eksportit të miellit që u vendos për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme do të hiqet, kështu vensodi Ministria e Ekonomisë pas takimit me punëtorët e prodhuesit e miellit. Sipas ministrit Kreshnik Bekteshi, vendimi u mor pasi është vlerësuar se industria vendore e miellit për momentin është në gjendje shumë të mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme në mullinj private dhe në rezerva shtetërore, derisa nuk ka ndalesë për import të grurit në rrethinë. Sipas tij vendimi për eksportimin e miellit tashmë është në përgatitje dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të qeverisë. “Sipas…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T12:11:00+02:00 Derisa numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë po vazhdon të rritet, Alsat mëson se institucionet vendore kanë marrë vendim që edhe gjatë kësaj fundjave ora policore të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme. Personat mbi moshën 67 vjeçe do të mund të lëvizin deri në ora 11:00 kurse personat deri në moshën 18 vjeçe do të mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 16:00. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T11:47:14+02:00 Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike në Shkup Viktorija Jovanovska sot deklaroi se lehona me koronavirus nga Kumanova është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa foshnja, për të cilën është konfirmuar se është negativ në koronavirus, është në gjendje stabile shëndetësore, edhe pse ka lindur para kohe. “Foshnja është negative në koronavirus. Do të doja të qetësoja gratë shtatzëna dhe t’u bëj apel atyre që të mos e shtrembërojnë të vërtetën, mos të gënjejnë dhe të mos fshehin faktet. Të gjitha njohuria, megjithëse të kufizuar, janë se shumë pak gra shtatzëna do…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T11:20:20+02:00 Sipas të dhënave të Alsat, një pacient 70 vjeçar nga Kumanova mbrëmë ka ndërruar jetë. Ai ishte sjellë me veture të ndihmës së shpejtë nga Kumanova për në Klinikën e Shkupit me komorbiditete, hipertension, probleme me zemrën. I është marrë kampion por akoma s’ka rezultate nëse vdekja ka ardhur nga korona. Pacienti ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë dhe pastaj në infektologji me saturacion të ulët, me probleme ne frymëmarrje. Pacienti vdiq mbrëmë në orët e vona. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T11:09:46+02:00 Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në përputhje me rekomandimet e Qeverisë, seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku pritet të miratohen një seri masash urgjente në interes të qytetarëve, do të mbahet jashtë godinës së sallës së madhe të Këshillit. Siç informohet nga Qyteti i Shkupit, zona është dezinfektuar dhe të gjithë të pranishmit do të pajisen me maska mbrojtëse dhe doreza. Pozicionet e ulëseve janë vendosur sipas distancës së rekomanduar./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T10:42:25+02:00 Prokurorët kërkon dënim për 45 persona të cilët nuk kanë respektuar masat e qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi. Secili prej tyre do të duhet të paguaj gjobë prej 2,000 eurove. Prokuroria Publike në Shkup deri te Gjykata Penale ka deponuar 39 propozime për shqiptimin e dënimeve, ku përfshihen gjithsej 45 persona. Ata akuzohen se kanë shkelur Nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht akuzohen për “mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Njëri nga të akuzuarit nuk ka zbatuar urdhrin për izolimit të detyrueshëm 14-ditor, ndërsa 44 të akuzuarit e tjerë nuk kanë respektuar orën policore. Ata janë kapur në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T09:51:52+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 91 personave kurse 23 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Policia gjatë 2,033 kontrolleve tek personat që janë në izolim dhe vetizolim ka konstatuar se një person nuk i është përmbajtur rregullave të izolimit, respektivisht gjatë kontrollit nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Sa i përket ndalimit të qarkullimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 43 shkelje, 27 prej tyre janë ndaluar nga policia, pesë janë paralajmëruar ndërsa për të tjerët në vijim do të merren masat…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T08:53:07+02:00 Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli në përgjigjen e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, thekson se Bashkimi Evropian është duke kërkuar mënyra se si t’i kyç vendet e Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e veta për ballafaqim me pandeminë me KOVID-19. “Si kryetar i Parlamentit Evropian, ju siguroj në mbështetjen time të plotë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira që të mbroheni nga pasojat negative nga kjo krizë”, thekson në përgjigje Sasoli. Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perendimorë më 25 mars dërguan apel për ndihmë në luftën kundër pandemisë me COVID- 19 deri tek kryetari…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T08:44:24+02:00 Me shpalljen e gjendjes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 11 marsi i vitit 2020, të gjitha aktivitetet e destinuara për publikun, si dhe vizitat e organizuara në ndërtesën e shtëpisë ligjdhënëse janë shtyrë deri në normalizimin e situatës. Ndërkohë, secili që dëshiron ta shikojë brendinë e ndërtesës, këtë mund ta bëjë në mënyrë virtuale në linkun  http://vtour.sobranie.mk/. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-03T08:00:27+02:00 Moti në mbarë vendin në orët e mëngjesit do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me vranësirë, në pjesët jugore me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizë nga minus 6 deri në 1 gradë, ndërsa temperaturat e ditës nga 5 deri në 13 gradë. Në Shkup gjatë mëngjesit ftohtë, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në minus 4,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-02T22:00:27+02:00 Virusi Koorna gjeti SHBA-të të papërgatitura. Në fillim të shfaqjes së këtij virusi në SHBA mungonin maskat dhe mjetet tjera mbrojtëse. Kështu deklaroi në “Rruga drejt…”, Faton Arifi, gazetar që jeton dhe vepron në SHBA. Sipas tij tmerruese është fakti që kanë paralajmëruar ekspertët amerikanë se në rastin më të mirë të mundshëm do të ketë diku 100 mijë viktima, por sipas tij, (duke u thirrur në mendimin ekspertëve) nuk përjashtohet mundësia që kjo shifër të jetë dyfish më e lartë, madje parashikimet flasin për diku rreth 240 mijë viktima. “Më tmerrues është fakti dhe statistikat të cilat…

Lexo më Shumë