Alsat 2020-04-04T09:40:29+02:00 Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në pjesë malore reshje të borës. Temperatura minimale do të lëvizë nga dy deri gjashtë gradë celsius ndërsa temperatura maksimale nga shtatë deri 12 gradë celsius. Loading…
Author: almakos
https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/04/video-1585945228.mp4 https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/04/video-1585945222.mp4 https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/04/video-1585945174.mp4 https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/04/video-1585945202.mp4 https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/04/video-1585945184.mp4 The post (VIDEO) Kumanova gjatë orës policore appeared first on ALSAT-M.
Gjatë raste të reja me koronavirus janë zbuluar në Kosovë, duke ccuar kështu në 132 numri e të infektuarve në total deri më tani. Lajm ky i bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në…
Alsat 2020-04-03T19:54:29+02:00 Për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të të prekurve nga virusi korona në Kumanovë, Qeveria ka vendosur që gjatë fundjavës ky qytet të izolohet në tërësi. Lëvizja kufizohet nga sonte në orën 21:00 kur dhe fillon ora policore deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Vendimi i fundit i Qeverisë ka nxjerrë qytetarët e Kumanovës përpara marketeve për tu furnizuar me prodhime ushqimore. [embedded content] Loading…
Alsat 2020-04-03T19:41:57+02:00 Kryetari i komunës së Kumanovës nëpërmjet një statusi në fejsbuk u bën thirrje bashkëqytetarëve të tij të bashkëpunojnë dhe të dëgjojnë organet kompetente pas vendimit të qeverisë për ta mbyllur qytetin në karantinë nga mbrëmja e sotme deri të hënën në mëngjes. Statusi i plotë në fejsbuk: Të dashur bashkëqytetarë, numri i pozitiv i të prekurve nga virusi Kovid-19 në Kumanovë është rritur dukshëm.Vendimi për të kufizuar lëvizjen është i domosdoshëm, të gjithë duhet ta respektojmë atë.Ne e kemi kërkuar këtë masë që më datën 22 mars. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të disiplinuar, mund të durojmë…
Alsat 2020-04-03T17:40:02+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filpçe tha se testimet për virusin Kovid-19 në vend po kryhen në mënyrë masive dhe se nga fillimi i pandemisë deri më sot janë kryer plot 4 506 testime, nga këto 389 testime vetëm sot. Nga 389 testimet e kryera sot, 46 kanë rezultuar pozitive duke e çuar numrin e personave të infektuar në ven me 430 persona. Loading…
Alsat 2020-04-03T17:17:39+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se pas dy testimeve të njëpasnjëshme që kanë rezultuar negative, 3 pacientë kanë lënë spitali dhe janë dërguar në shtëpi, ndërsa kemi të bëjmë edhe me 2 persona që kanë ndërruar jetë. Pacientët që kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i moshës 67-vjeçare dhe me komplikime të tjera. Dhe një pacient nga Kumanova i moshës 78-vjeçare. Në këto momente janë 67 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, 10 ndodhen në gjendje të rëndë, të tjerët janë në gjendjeje stabile. Në 24 orët…
Alsat 2020-04-03T15:51:31+02:00 Nesër dhe pasnesër më shumë policë në rrugë. Ora policore të shtunën dhe të dielën fillon në ora 16 pasdite dhe zgjat deri të nesërmen në ora 5 të mëngjesit. Fundjavën e kaluar, MPB ka regjistruar mosrespektim të ndalimit të lëvizjes, kështu që këtë fundjavë do të ketë dukshëm më shumë policë në të gjithë vendin se sa fundjavën e kaluar. [embedded content] Unë bëra një paralele me fundjavën e parë, kur pati një kufizim të lëvizjes, kur patëm një rritje të konsiderueshme të mosrespektimit të ndalimit të lëvizjes. Por, kjo është gjithashtu një reflektim i orëve më…
Alsat 2020-04-03T15:32:20+02:00 Gjuha e urrejtjes dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj personave të infektuar me Virusin Korona ose ndaj atyre që vendosen në karantinë për shkak të qëndrimit të tyre jashtë vendi, për çdo ditë po bëhet më e shpeshtë. Kulmi ka arritur kur një qytetar nga Manastiri, në profilin e tij në FB, ka shprehur gjuhë të urrejtjes dhe mllef pas hapjes së Karantinës së parë në një hotel në këtë qytet. “Ejani vëllezër dhe motra, bashkërisht, ndizni të gjitha hotelet në Maqedoni ku janë vendosur DJAJTË. Rastësisht, nëse dikush dëshiron të dalë priteni me plumb në ballë. Kjo…
Alsat 2020-04-03T15:20:57+02:00 Numri i të vdekurve në vendin tonë shkon në 13, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial. Viktima e dytë është70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 ende priten. Që nga regjistrimi i rastit të parë me virus korona në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i madh…
Alsat 2020-04-03T15:07:33+02:00 Personat që kanë mbetur pa punë ose që kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale bëhen në mënyrë të përshpejtuar pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale. Kjo është njëra nga masat e reja për shkak të gjendjes së krijuar me Pandeminë e virusit Covid 19. Kjo kategori do të përfitojë të ardhura minimale sociale. [embedded content] Që të fitojnë ndihmë minimale të garantuar, pasiguria materiale për peronat do të konfirmohet në bazë të nivelit mesatar të përgjithshëm të të gjitha të ardhurave të gjithë anëtarëve në familje, në të gjitha bazat, të llogaritur nga muaji i fundit, në vend…
Alsat 2020-04-03T14:44:34+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient për të cilin Alsat njoftoi më herët është nga Kumanova, i moshës 70 vjeçare dhe vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që akoma priten rezultatet e testit për të parë nëse ka qenë i prekur edhe nga virusi Korona. Ndërsa pacienti tjetër është i moshës 68 vjeçare, nga një fshat i rrethit të Tetovës i cili vuante nga shtypja e lartë e gjakut.Ndërkohë sot nga Klinika për sëmundje infektive pas dy testeve për Kovid-19, që rezultuan negativ janë lëshuar në shtëpi tre…

