Alsat 2020-04-03T15:07:33+02:00
Personat që kanë mbetur pa punë ose që kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale bëhen në mënyrë të përshpejtuar pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale. Kjo është njëra nga masat e reja për shkak të gjendjes së krijuar me Pandeminë e virusit Covid 19. Kjo kategori do të përfitojë të ardhura minimale sociale.
Që të fitojnë ndihmë minimale të garantuar, pasiguria materiale për peronat do të konfirmohet në bazë të nivelit mesatar të përgjithshëm të të gjitha të ardhurave të gjithë anëtarëve në familje, në të gjitha bazat, të llogaritur nga muaji i fundit, në vend të tre muajve të fundit si ka qenë deri më tani. Kjo masë do të zgjasë dy muaj, në prill dhe maj të vitit 2020. Në këtë mënyrë dëshmojmë se sistemi për mbrojtje sociale është dizajnuar në atë mënyrë që lehtë të harmonizohet me nevojat e qytetarëve- deklaroi Gjonul Bajraktar, zv/ministër i Punës dhe politikës sociale.
Ndërkohë me masat e reja parashikohet gjithashtu që rreth 30 mijë shfrytëzues të mbrojtjes sociale do të marrin nga një mijë denarë shtesë për energji energjike, për muajin prill dhe maj. Po ashtu janë vazhduar edhe afatet që personat e papunë të dorëzojnë kërkesë për të realizuar të drejtën e ndihmës së njëfishtë, për dorëzimin e kërkesave për shtesë prindërore për fëmijën e tretë dhe të katërt. Kërkesat për këto të drejta mund të dorëzohen tre muaj pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se kanë regjistruar 239 të pastrehë dhe në bashkë-koordinim me MPB-në përpiqen tu ndihmojnë këtyre personave gjatë krizës me Virusin Korona dhe gjatë orës policore.
Mefail Ismaili
Loading…



