Alsat 2020-04-06T08:02:08+02:00 Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, sot, do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës janë paraparë takime me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë në vend. Siç bëri të ditur MPJ-ja, bashkëpunimi në përballje me pandeminë globale KOVID-19 do të jetë në fokus të bisedimeve, ndërsa në këtë kontekst së bashku me delegacionin hungarez do të mbërrijë edhe ndihmë konkrete për Maqedoninë e Veriut, për tejkalim më të lehtë të këtyre sfidave. “Gjatë takimit do të shkëmbehen edhe…
Author: almakos
Alsat 2020-04-05T22:16:30+02:00 Shtabi i Krizave në Tetovë ka dërguar kërkesë deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisës së Veriut ku kërkohet vendosja e masave shtesë në territorin e kësaj komune, si pasojë e pandemisë Covid-19. Respektivisht, Shtabi i Krizave në Komunën e Tetovës kërkon shtrëngimin e masave për lëvizjen e qytetarëve, më konkretisht kërkohet që ora policore ditëve të punës të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme kurse gjatë fundjavës të merret vendim për ndalimin e plotë të livizjes sipas shembullit të Komunës së Kumanovës. Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë ditës së sotme…
Alsat 2020-04-05T21:50:58+02:00 Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv të Tiranës një shtetas 61-vjeçari me inicialet S.K nga Tirana. Njoftimi: Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë…
Alsat 2020-04-05T21:09:11+02:00 Në lajmet qendrore të orës 19:00 në Alsat i ftuar ishte zv. ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu i cili sot pasdite qëndroi për vizitë pune në Kumanovë. Nuhiu për Alsat foli për gjendjen aktuale të sigurisë në Kumanovë, me ç’rrast tha se janë angazhuar 170 policë të sistematizuar në 27 punkte policore prej të cilave 17 janë statike dhe 10 mobile. [embedded content] Janë shënuar vetëm 16 raste të shkeljes së orës policore në Kumanovë. Ne gjeneralisht jemi të kënaqur për shkallën e edukatës që kanë qytetarët e Kumanovës, në raport me respektimin e orës policore.…
Alsat 2020-04-05T20:35:07+02:00 Dy viktima të reja nga Covid 19, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Llabunishta. Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 72 raste të reja me virusin korona, duke e çuar numrin e pacientëve në 555. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Maqedonia hyn në fazën e dytë të pandemisë. Kjo do të thotë që mundësia dhe rreziku i bartjes së virusit nga personi në person është rritur. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se nesër Qeveria mund të propozojë masa më rigoroze për parandalimin e virusit korona, pa zbardhur se çfarë konkretisht.…
Alsat 2020-04-05T17:27:36+02:00 Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar që në Kosovë, të lihen anash dallimet politike dhe debatet e padobishme, dhe të ketë angazhim në përgjigjen ndaj krizës së pandemisë. Ajo ka theksuar se shoqëria e Kosovës, sikur të tjerat në botë, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore, që urgjentisht ka nevojë për një përgjigje nga të gjitha autoritetet e Kosovës, bashkë me një reagim dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët e saj. “Në rrethana të tilla është urgjente lënia mënjanë e dallimeve politike dhe debateve tëpadobishme. Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin…
Alsat 2020-04-05T17:03:03+02:00 Nëna e gruas së presidentit Stevo Pendarovski, respektivisht nëna e zonjës së parë në shtet Elizabeta Gjorgievska-Pendarovska ka ndërruar jetë sot në Klinikën e Pulmonologjisë në Shkup. Nga Presidenca njoftojnë se është marrë material pos mortum për test ndaj Covid-19 kurse rezultatet priten gjatë ditës së nesërme. “Ajo vdiq sot. Ishte në gjendje kritike. Ashtë marrë bris pas vdekjes, por në përgjithësi, deri më tani nuk ka ndonjë shenjë për praninë e Covid-19. Ne jemi në pritje të rezultateve, posa t’i marrim ato, do të informojmë publikun “, thonë nga Zyra e Pendarovski. Loading…
Alsat 2020-04-05T16:30:06+02:00 Personat e infektuar me Virusin Korona ose ata të cilët janë të vendosur në karantinë nuk janë as kriminel dhe as nuk kanë bërë vepra të paligjshme, ndërsa vazhdimisht janë në shënjestër të kritikave dhe kërcënimeve në rrjetet sociale. Autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje që të mos stigmatizohen qytetarët qoftë të sëmurë ose të shëndoshë. Psikiatri Stojan Bajraktarov, thotë për Alsat se qytetarët duhet të tregohen më human pasi me çdo qytetarë mund të bjerë pre e Virusit Korona. [embedded content] Do të këshilloja që të gjithë ka pak të shohim në vetvete, të gjejmë atë humanen te vetvetja,…
Alsat 2020-04-05T16:07:02+02:00 Edhe sot ora policore zgjat nga ora 16:00 deri në orën 5:00. Rrugët janë boshe, policia patrullon, duke ndaluar çdo automjet dhe çdo qytetar që lëviz gjatë ndalesës për të kontrolluar nëse kanë leje. Në 24 orët e kaluara, Ministria e Brendshme regjistroi gjithsej 164 persona në të gjithë vendin që nuk e kanë respektuar orën policore. Nga këto, 122 janë arrestuar, dy janë paralajmëruar, dhe 40 të tjerët janë regjistruar për të ndërmarrë masa kundër tyre. Më shumë shkelje ka pasur në Shkup, Strumicë dhe Kumanovë. Me këtë, nga miratimi i orës policore para 15 ditëve, rreth…
Alsat 2020-04-05T15:41:11+02:00 Në disa fshatra të Strugës prej nesër do të formohen shtabe lokale të krizës, pas rritjes drastike të rasteve pozitive me korona virus. Nga 24 rastet e vërtetuara deri më tani, pjesa më e madhe janë nga Llabunishta. Vetëm dje kishte nëntë raste të reja. Sot është shënuar një rast i ri nga Llabunishta i cili ka ndërruar jetë ndërsa në mesin e të infektuarve është edhe një mjek amë. Nga komuna e Strugës për Alsat thonë se janë duke e analizuar situatën dhe nuk e përjashtojnë mundësinë të kërkojnë nga Qeveria masa të vetizolimit për Llabunishtën dhe…
Alsat 2020-04-05T14:55:54+02:00 Ndërroi jetë 56 vjeçari I.Sh. nga Rramanlia, i prekur me Virusin Korona. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin “8 Shtatori”, pasi u diagnostikua me CoVid-19 që nga 1 prilli. Ndërkaq, të dhënat zyrtare tregojnë se pozitiv me këtë virus kanë rezultuar edhe 21 persona të tjerë nga Kumanova. Kjo e çon shifrën aktuale në 114 raste të infektuar në rajonin e Kumanovës dhe Likovës dhe 5 të vdekur. [embedded content] Ndërkaq, Kumanova po kalon ditën e dytë të izolimit të plotë. Por, masa e ndalimit të lëvizjes së plotë rezultoi me 14 shkelje. Sipas Sektorit për punë…
Alsat 2020-04-05T14:00:16+02:00 Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus. Të shpërndara sipas qyteteve: Shkup – 14, Kumanovë – 21, Shtip – 1, Prilep – 9, Tetovë – 12, Strugë – 1, Veles – 1, Manastir – 2, Gostivar – 1, Radovish– 1, Krushevë – 2, Koçan – 7. Me të dhënat e ditës së sotme numri i të prekurve me koronavirus në vend shkon në 555 të infektuar. Të shpërndarë sipas qyteteve: Shkup – 235Kumanovë -114Dibër – 49Shtip – 1 9Prilep –33Tetovë – 29Strugë – 24Veles – 10Manastir – 6Оhër – 3Kavdar…

