Author: almakos

Alsat 2020-04-06T12:36:06+02:00 Në ditën e sotme, 79 vjet më parë Shkupi u bombardua nga aviacioni nazist gjerman. Në këto sulme u vranë më shumë se pesëdhjetë njerëz, shumë u plagosën ndërsa qyteti pësoi humbje të mëdha materiale. Vetëm disa muaj më vonë, më 22 gusht u formua aradha e parë partizane e Shkupit. Gjatë luftës, nga 6 prilli 1941 deri më 13 nëntor 1944, e humbën jetën 4 654 qytetarë të Shkupit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-06T11:44:20+02:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk e falënderoi Qeverinë hungareze, e cila sot dërgoi pako me ndihme të përbërë nga maska ​​dhe kostume mbrojtëse mjekësore për njerëzit në vijën e parë në luftën kundër pandemisë. “Unë dua të dërgoj falënderime të veçanta për Qeverinë hungarez, e cila në këto momente të vështira për të gjithë, ndau fonde dhe dërgoi ndihmë për qytetarët e Maqedonisë. Sot, vjen ministri i Jashtëm hungarez dhe një mik i madh i Maqedonisë, Peter Sijarto, bashkë me një pako me ndihma, të përbërë nga maska ​​dhe kostume mbrojtëse…

Lexo më Shumë

Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar edhe tre viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Koçanit kurse dy viktima nga qyteti i Tetovës. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 21. Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 23 persona./Alsat The post Vdesin tre pacient nga koronavirusi, numri i viktimave në vend shkon në 21 appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-06T11:05:43+02:00 Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, priti ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Republikës së Hungarisë, Petar Sijarto i cili në kuadër të vizitës solli pajisje mbrojtëse për luftën kundër KOVID- 19, si ndihmë nga Republika e Hungarisë për vendin tonë. “Maqedonia e Veriut dhe Hungaria kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral, për të cilën dëshmon edhe mbështetja e sotme, e cila në këto kohë të vështira, kur çdo kush po lufton të sigurojë mjete për nevojat personale, treguan solidaritet të vërtetë nga ana e Republikës së Hungarisë”, theksoi…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë institucion ka gjithsej 12 persona-punonjës të infektuar me Covid-19. Shtatë punonjës tjerë janë futur në izolim me vendim shtetëror kurse 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. The post Gjithsej 12 të infektuar me koronavirus në MPB appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-06T10:13:07+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 88 personave kurse 55 persona nënshkruan deklaratë për vetizolim. Policia gjatë 1.700 kontrolleve të kryera nuk ka regjistruar asnjë shkelje të masës së izolimit ose vetizolimit. Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 72 shkelje të orës policore, 59 persona janë ndaluar nga policia kurse për të tjerët policia do të merr masa konkrete. Pas 14 ditëve, me vendim të institucioneve përkatëse karantinën shtetërore e kanë lëshuar 84…

Lexo më Shumë

Dy persona të infektuar më COVID-19 kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke rritur në tre numrin e viktimave në Kosovë. Dy personat në fjalë kanë pasur dhe sëmundje shoqëruese. “Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje. Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-06T09:41:54+02:00 Prokuroria Themelore Publike Shkup deri të Gjykata Penale-Shkup sot ka dorëzuar 28 propozime për urdhër-dënime përmes të cilave përfshihen 30 persona, të akuzuar për veprën penale “mosrespektim të masave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, që është e dënueshme në bazë të nenit 206 Alineja 1 nga Kodi penal. Të akuzuarit në fjalë nuk kanë respektuar orën policore për këtë arsye Prokurorët Publik kompetentë i kanë propozuar Gjykatës që t’ju shqiptojë dënime në vlerë prej 2 mijë eurove. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-06T09:19:52+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski vlerëson se sistemi shëndetësorë është i përgatitur që të ballafaqohet me paralajmërimet për numër më të madh të të sëmurëve nga koronavirusi, por apelon se për këtë është e nevojshme edhe mbështetja e qytetarëve të cilët duhet të respektojnë të gjitha rekomandimet dhe masat restriktive që me këtë të pengojnë përhapjen e virusit. Ai nuk përjashton mundësinë e vendosjes së masave më rigoroze, në rast se për këtë marrin rekomandime nga Komisioni për sëmundje infektive. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-06T09:03:36+02:00 Në dhjetë vitet e fundit, gjithsej 74.946 shtetas maqedonas kanë marrë nënshtetësi të vendeve Evropiane. Destinacionet e preferuara janë Italia, Zvicra dhe Gjermania, sipas të dhënave të Eurostat. Vetëm në vitin 2018, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë nënshtetësi deri tek 672,270 shtetas të huaj. Shumica prej tyre nga Marokut – 67,156, pastaj nga Shqipëria – 47,441 dhe Turqia – 28,386. Në vitin 2018, gjithsej 7.627 qytetarë të vendit tonë kanë marrë shtetësinë në njërin prej vendeve Evropiane. Shumica prej tyre kanë marrë nënshtetësi italiane – 3.487, pastaj në zvicërane- 1.606 dhe gjermane- 945. Është shënuar uëje krahasuar…

Lexo më Shumë

Covid 19 Maqedoni Alsat 2020-04-06T08:42:40+02:00 Numri i të prekurve nga koronavirusi në shtet arrin 555 persona, por, pritet në javët në vijim të vazhdojë të rritet. Më shumë të infektuar ka në Shkup – 235, Kumanovë – 114, Dibër – 49. Deri më tani 18 persona e kanë humbur jetën nga ndërlikimet nga koronavirusi, ndërsa 23 janë shëruar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se sot do të kenë diskutim shtesë në kuadër të Komisionit për sëmundje infektuese dhe është e mundur deri tek Qeveria të propozojnë edhe përforcim të masave për parandalim nga përhapja e mëtutjeshme e virusit. “Gjendemi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-06T08:12:48+02:00 Me çarter fluturim Londër-Shkup të organizuar nga Qeveria sot pasdite në vend duhet të kthehet grupi i ri i shtetasve tanë të cilët gjenden në Britani të Madhe. Ata para nisjes nga Londra duhet të nënshkruajnë marrëveshjes mes tyre dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilin garantojnë se do ta paguajnë shumën e përcaktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë dhe do të plotësojnë Deklaratë se pajtohen pas arritjes në territorin e vendit tonë të vendosen në objektet për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve. Loading…

Lexo më Shumë