Alsat 2020-04-07T14:19:21+02:00 Për vetëm tre ditë, janë mbyllur 48 objekte hotelierike që nuk i kanë zbatuar masat e Qeverisë për të parandaluar virusin korona. Nga më shumë se 3000 inspektime të kryera, u zbulua se numri i pasagjerëve në autobusët ndër-komunal ishte përgjysmuar, transporti ndërkombëtar u ndërpre plotësisht, dhe çmimet e frutave të citruseve përgjithësisht janë në kthyer siç ishin para se të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. [embedded content] Megjithëse konkluzioni i përgjithshëm është se shumica e subjekteve respektojnë masat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit korona, për fat të keq disa nga objektet hotelierike, veçanërisht në zonat…
Author: almakos
Alsat 2020-04-07T12:11:06+02:00 Inspektorati shtetëror i punës apelon deri tek të punësuarit që të mos firmosin kontrata apo vendime për largim nga puna në rast se nuk janë të sigurt se çka nënkuptojnë ato. Rekomandimi është që të kihet kujdes se çka firmoset apo të bëhen konsulta me ekspertë të fushës. Drejtori i inspektoratit të punës Alaudin Havziu në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se deri tek ky institucion kanë arritur shumë parashtresa nga punëtorët të cilët kanë qenë të detyruar që të firmosin vendime për largim nga puna apo se ju ofrohen marrëveshje për punë me orar të shkurtuar.…
Alsat 2020-04-07T11:29:37+02:00 Kreu i Këshillit të Inspektoratit Magdalena Filipovska-Grashkoska në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Inspektorati i Tregut ka mbyllur gjithsej 48 objekte hotelierike në të gjithë territorin e vendit tonë për shkak se nuk kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. “Konstatimi i përgjithshëm është se shumica e subjekteve respektojnë masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por për fat të keq disa nga objektet e hotelierisë, veçanërisht në zonat rurale, vazhdojnë të shkelin masat,” tha Filipovska-Grashkoska. Filipovska-Grashkoska njoftoi se Inspektorati ka kryer më shumë se 3.000 inspektime midis 2 dhe…
Alsat 2020-04-07T11:14:10+02:00 “Kjo letër iu dedikohet njerëzve që janë në vijë të parë të luftës kundër pandemisë e cila po merr jetë. Po e shkruaj për shkak të dëshirës sime, ndjenjës morale, por para së gjithash e ndjej si obligim njerëzor që të shpreh një falënderim deri tek secili prej jush që rrezikon vetveten dhe fatin e familjes që të shpëtoj jetë tonë dhe jetët e familjeve tona”, shkruan Mickovski. “Kjo letër nuk është politike, por shprehje e vullnetit time të sinqertë, që ndoshta për dikë nuk do të thotë asgjë, por për është shumë e rëndësishme që tu them…
Alsat 2020-04-07T10:57:02+02:00 “Tanimë disa javë, Ju, unë dhe gjithë vendi funksionon në një mënyrë tjetër, në një luftë të përditshme kundër koronavirusit. Bashkë po luftojmë kundër një armiku të padukshëm i cili ka shkaktuar pandemi globale dhe po rrezikon jetën e qytetarëve tanë, por dhe qytetarëve në mbarë botën. Numri i madh i të të prekurve, por për fat të keq edhe i atyre që kanë ndërruar jetë, flet për seriozitetin e kësaj pandemie globale dhe pasojat prej saj”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. Sipas Zaev, vendi jonë reagoi me kohë, ndërmori masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit…
Alsat 2020-04-07T10:31:46+02:00 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes një video lidhje me rastin e 7 prillit, ditës së shëndetësisë iu drejtuar punonjësve shëndetësorë. Ai me këtë rast u shpreh se punonjësit shëndetësorë në këtë moment po përballen më sfidën më të madhe botërore të shëndetësisë. “Po bëjmë luftën e gjeneratës sonë. Koronavirusi në rrënjë ka ndryshuar përditshmërinë tonë dhe do të shkaktoj ndryshime të përhershme në jetën tonë. Në këtë luftë ju jeni heronjtë. Mundi i juaj dhe përpjekja e juaj po shpëton jetë dhe pikërisht për këtë njerëzit besojnë se do të jenë të shëndoshë dhe sigurt”, tha…
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kosovë, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet pasur kujdes nga mjekët që po hyjnë nga Serbia në Kosovë, pasi në mesin e tyre mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente. Ai ka thënë se nga kjo situatë mund të përfitojë dikush, adaj duhet edhe kujdes, duke marrë parasysh situatën me koronavirusin. “Duhet të jemi të kujdesshëm kur të flasim për institucionet tona. Nuk shoh që ka probleme shumë të mëdha, por duhet pasur parasysh që ujku do mjegull. Në raport me situatën në veri, veten nuk e shoh në opozitë, por…
Alsat 2020-04-07T10:19:59+02:00 Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 25. Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 30 persona./Alsat Loading…
Alsat 2020-04-07T09:55:11+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 186 personave kurse 350 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Prej 1.812 kontrolleve të kryera nga policia, është regjistruar një shkelje e masës së izolimit-vetizolimit. Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 41 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 22 persona janë ndaluar nga policia, tre janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa…
Mjeku kosovar, Besim Morina, ka thënë se përhapja e pandemisë Coronavirus, që bëhet përmes ajrit, kontakti i parë që bien janë organet e frymëmarrjes dhe lidhet në pjesë të ndryshme të organeve të frymëmarrjes dhe pikërisht aty e jep edhe efektin e vet. Teksa ka folur për këtë virus, Morina për Ekonomia Online, u shpreh se kur mushkëritë kanë kontakt me këtë virus, bëhet edhe pezmatimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe indit të mushkërive. “Ky është një virus i ri që nuk ka qenë më herët dhe tani ne jemi duke e njohur çdo ditë e më shumë, duke u…
Alsat 2020-04-07T09:31:22+02:00 Oda turistike -hotelierike e Maqedonisë sot do t’i paraqesë qëndrimet dhe propozimet e saj për zbutjen e pasojave nga koronavirusi në këtë sektor. Hotelierët, siç informojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike, besojnë se masat e deritanishme nuk i plotësojnë nevojat për mirëmbajtjen e subjekteve të vogla. Për atë qëllim, në konferencë për shtyp do të komunikohet vendimi kolektiv i më shumë se 1000 objekteve hotelierike në vend. Pas hyrjes në fuqi të masave të mbrojtjes së koronavirusit, një pjesë e madhe e hotelierëve i kanë mbyllur objektet e tyre. Në këtë sektor janë të punësuar më shumë se…
Alsat 2020-04-07T09:24:59+02:00 Që nga 23 marsi si pasojë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Covid-19, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë nën administrim objektet me interes shtetëror. Deri më tani janë angazhuar gjithsej 542 ushtarë. Ndërsa së fundmi pritet që ambasadat në vendin tonë nga ora 19:00 të sigurohen nga pjesëtarët e ushtrisë. Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ushtria po kontrollon pikat kufitare,Qeverinë, Kuvendin dhe burgjet. Armata gjithashtu po asiston policinë e shtetit në monitorimin e orës policore./Alsat Loading…

