Author: almakos

Alsat 2020-04-08T15:56:36+02:00 Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u zhvillua debat i nxehtë midis ministrave për shpërndarjen e re të parave, nga arka e shtetit për shkak të krizës me koronën. Alsat mëson se një pjesë e mirë e ministrave nuk duan që tu zvogëlohet sasia e parave të shtetit, të parashikuara për shpenzime për këtë vit. Informacioni i marrë nga Alsat është se në disa ministri do të shkurtohen deri 70% e fondeve të planifikuara, për projekte që qeveria do t’i deklarojë si jo prioritare në këtë kohë krize. Ministrja e Financave Nina Angelovska, konfirmoi në Alsat, për Magazinën…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T15:46:42+02:00 Mësimi online po zbatohet thuajse nga të gjitha shkollat e vendit. Kontrollet ndaj shkollave po bëhen në formë elektronike, përmes pyetësorëve. Ky është vlerësimi I Inspektoratit Shtetëror të Arsimit duke shtuar se detyra e këtij institucioni është të ndjekë punën e shkollave në këtë gjendje të jashtëzakonshme por pa krijuar presion ndaj mësimdhënësve. Nga Inspektorati thanë se vërejtje janë regjistruar vetëm për nxënësit dhe mësimdhënësit që për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike akoma nuk janë përfshirë në mësimin online. Këto të fundit pritet të përfshihen në mësim pas furnizimit më kartë për internet mobil prej 10 GB.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T15:10:07+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe pesë pacient të diagnostikuar me Covid-19. Pacientët janë lëshuar nga Klinika Infektive pasi kanë rezultuar negativ në dy testet e virusit korona. Me rastet e fundit numri i të shëruare nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 35. Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar edhe katër pacient me Covid-19 ndërsa për momentin në këtë Klinikë janë shtruar gjithsej 66 persona. Në vendin tonë ka gjithsej 617 persona të infektuar  me virusin korona, prej të cilëve 553 raste janë ende aktive. Duke përfshirë edhe pacientin që…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T14:37:53+02:00 Të dielën do të lëshohen rreth 280 persona nga i gjithë vendi të cilët ndodhen në Karantinë shtetëror në “Hotelin Drim” në Strugë. Atyre tashmë u janë dorëzuar dokumentet të cilat duhet ti plotësojnë para se të dalin nga izolimi dhe masat të cilat duhet ti respektojnë në ditët në vijim. Qytetarët të cilët ndodhen atje, thonë se deri më tani nuk u janë bërë testime për Covid 19. Eshref Maliqi nga Kumanova thotë se bashkë me djalin ndodhen në karantinë pasi janë kthyer nga Vjena, dhe sipas masave që u janë dorëzuar, do të duhet që edhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T14:23:25+02:00 Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u gjet para gjykatësve kushtetues, por në bazë të diskutimeve të gjykatësve, si dhe për shkak të rëndësisë së lëndës, seanca do të vazhdojë në ditët në vijim, informojnë nga Gjykata Kushtetuese. “Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka mbajtur seancë në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (‘gazeta zyrtare…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T13:46:42+02:00 Masat e reja për kufizimin e lëvizjes kanë shtuar edhe në rajonin e Pollogut dyndjet e qytetarëve nëpër markete për tu furnizuar ushqime. “Po ja kemi dalë sot morra gjëra për shpi, sot kemi më pak kohë. Pagova dhe faturat internet rrymë dhe iki për fshat”. “Ja dola të bëj pazarin dhe të iki në shtëpi. Ja dola shpejt e shpejt se s`kemi kohë sot”. “Kjo nuk është mirë, janë mbyll gjitha dyqanet njerëzit duhet të lëvizin të punojnë”. Thirrjet e komunave për evitimin e grumbullimit para bankave, sërish nuk janë respektuar. Si në Tetovë, po ashtu edhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T13:27:25+02:00 Ne do të dërgojmë qindra veshje mbrojtëse për vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov. “Shumë lehtë është të thuash vëlla, por kur sheh njerëz që vdesin, atëherë duhet të veprosh. Kam urdhëruar që sot të dërgohen qindra veshje mbrojtëse për personelin mjekësor në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë në vijën e parë të luftës”, deklaroi Borisov, transmeton BGNES. Kryeministri bullgar tregoi se aktualisht nuk ka shërim për koronavirusin në botë, por që nuk ka asnjë pacient të vetëm që nuk është shëruar. “Ne kemi siguruar mjete që kanë treguar efekt në vendet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T12:56:32+02:00 Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp ka demantuar informacionet e Grupit të hotelesrisë se gati 15,000 punëtorë të hotelierisë janë larguar nga puna që nga paraqitja e koronavirusit. Bekteshi theksoi se ditëve në vijim Ministria Ekonomisë do të publikojë të dhëna të sakta për numrin e punëtorëve nga ky sektor që kanë lëshuar vendin e punës. “Janë të pavërteta faktet e theksuar nga ana e Shoqatës së hotelerisë dhe gastronomisë në kuadër të Lidhjes së Odës Tregtare se 15.000 punëtorë janë lëshuar nga puna. Dua të sigurojë të gjithë të punësuarit në këtë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T12:22:23+02:00 E hëna (13 prilli), dita e dytë e Pashkëve, është ditë jopune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria uron qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për festën e madhe të krishtere Pashkët. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T12:09:47+02:00 Kaluam shumë momente të rënda dhe trazira në 27 vitet e kaluara. Me lidership të mençur dhe politika të mençura, të bashkuar dhe të përkushtuar arritëm t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe trazirat. Të gjitha sukseset të cilat i kemi arritur pasi u bëmë anëtare e KB-së ishin falë punës sonë të përkushtuar, të punës së përbashkët dhe unitetit të popullatës, shkroi kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook me rastin e shënimit të 27-vjetorit të pranimit të vendit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Të mbetemi të bashkuar,të fuqishëm dhe të përkushtuar edhe në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T11:28:55+02:00 Gjatë natës së kaluar është shënuar edhe një viktimë nga virusi Korona, mëson Alsat, duke çuar kështu numrin e viktimave nga koronavirusi në 27. Sipas informatave tona bëhet fjalë për pacientë nga Kumanova. Ndryshe informatat e fundit të publikuara nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp, flasin për afro 600 të prekur nga virusi korona dhe 30 të shëruar. Në vazhdim e sipër është vlerësimi i rasteve tjera pozitive. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T10:49:50+02:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë seancës së sotme pritet të vendos rreth ri-programimit të buxhetit. Debati i mbrëmshëm ka kaluar me shumë debate rreth shkurtimeve dhe rialokimeve të mundshme të buxhetit. Alsat mëson se qeveria synon të shkurtojë 6.5 miliard denarë. Ato do të ri-destinohen në kuadër të masave ekonomike në ndihmë të biznesit lidhur me virusin korona. Ndërkohë  Qeveria përfundimisht ka hequr opsionin  e shkurtimit të pagave të administratës. Mbledhja e Qeverisë do të filloj në ora 11:30 minuta. Lidhur me vendimet e qeverisë të cilat do të miratohen gjatë mbledhjes së sotme do t’ju…

Lexo më Shumë