Author: almakos

Alsat 2020-04-10T15:45:07+02:00 Që nga sot, liderët e LSDM-së dhe VMRO DPMNE janë në izolim shtëpiak. Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë pasi kanë qenë afër kryeredaktorit të televizionit Kanal 5, Goce Mihajloski, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Zaev dhe Mickoski ishin mysafirë veçmas në media një javë më parë. Të dy Mickoski dhe Zaev janë testuar për koronavirus. Rezultati i Hristijan Mickoski, i cili u bë natën e kaluar vonë, është negativ. Sidoqoftë, ai do të jetë në izolim të detyrueshëm deri në 14 ditë pas kontaktit të fundit me të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T15:26:42+02:00 Shtabi i Krizave në Komunën e Ohrit kërkon nga Qeveria që ta shqyrtojë mundësinë e ndalesës për hyrjen e banorëve nga komunat e tjera në këtë qytet. Përveç kësaj, kërkohet të rritet kontrolli për hyrje dhe dalje nga qyteti i banorëve të Ohrit. Autoritetet lokale kanë frikë nga turmat gjatë festave të Pashkëve javën e ardhshme.  Komuna e Ohrit “Kjo masë është e patjetërsueshme pak para festave të Pashkëve në mënyrë që të zvogëlohet, pra të parandalohet vizita e qytetit për qëllime turistike, fetare dhe rekreative. Kërkesa bazohet në faktin se në Ohër dhe vendbanimet bregdetare përreth ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T14:59:53+02:00 Inspektorati i tregut për tre ditë ka kontrolluar 547 objekte ndërsa janë mbyllur gjithsej katër objekte hotelerike. Për tre ditë janë mbyllur 40 aparate për kafe(kafematë), shumica prej të cilëve kanë qenë të vendosur nëpër pompa të benzinës. “Nga 6 deri në 8 prill, në një periudhë prej tre ditore, janë kryer 1.346 inspektime. 547 inspektime janë kryer nga Inspektorati i Tregut, ku disa prej tyre i referohen funksionimit të ambienteve të hotelierisë. Janë mbyllur katër objekte hotelierike, në Manastir, Gostivar dhe Tetovë. Janë kontrolluar aparatet e kafesë nëpër stacionet e benzinës dhe vendet e tjera. Janë mbyllur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T14:11:11+02:00 Në Tetovë dhe Gostivar gjatë ditës qytetarët kanë “vërshuar” marketet dhe bankat para nisjes së orës policore, e cila do të zgjasë deri mëngjesin e së hënës. “Po u furnizova por vetëm për dy ditë patjetër. Pak rëndë do ta kemi por e kemi për të mirën tonë dhe të popullatës”. Dyndjet e mëdha të banorëve nuk munguan as para bankave. “Ja shihni vet si është situata, presim me orë të tëra, dhe nuk mund të kryejmë punë, kot është. Si të mbarojmë punë kur bankomati që është primare s`ka të holla. Në fakt kjo tregon se s’mund…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T12:40:41+02:00 Anëtarë të qeverisë kanë pasur kontakte me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi ka pasur kontakt me person të infektuar. Rezultatet nga testimi i Zaevit priten gjatë ditës, ndërkohë që edhe qeveritarët që kanë pasur kontakt me Zaevin po presin rekomandimet e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nëse edhe ata do t’i nënshtrohen testimit. Këtë e ka deklaruar ministrja e financave Nina Angellovska. “Gjithsesi se kemi qenë në komunikim me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim që do të zgjas 14 ditë. Rezultatet akoma nuk dihen”, tha Angellovska.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T12:23:03+02:00 Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 496 testeve të realizuara, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas vendbanimeve, 11 raste janë regjistruar në Shkup, 25 në Kumanovë, një në Shtip, katër në Prilep, një në Tetovë, tre në Strugë, një në Ohër dhe dy në Gostivar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, në Shkup dhe në Strugë, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 32.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T11:03:36+02:00 Për momentin jam në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe fizike, tha drejtuesi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pasi ministri i Shëndetësisë Venko Flipce njoftoi liderët e dy partive më të mëdha në vend, Mickoski dhe Zaev janë vendosur në izolim të detyrueshëm për shkak të kontaktit me një gazetar të infektuar. ” Do të doja të ju informoj se deri më tani jam në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe fizike.Gjatë ditës së djeshme, pasi mora informacionin se shëndeti i gazetarit me të cilin pata një intervistë saktësisht një javë më parë në lidhje me pandeminë, jam testuar dhe kam…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. The post Virusi korona, Mickoski dhe Zaev në izolim appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T09:33:37+02:00 Gjatë 2 Load AD 4 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 20 personave kurse 241 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Prej 1.674 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 57 persona janë arrestuar nga policia, shtatë janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë…

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2020-04-10T09:12:11+02:00 Ende është aktiv zjarri pyjor që dje pasdite shpërtheu në Karadakun e Shkupit, mes fshatrave Bllacë dhe Bllacë e Epërmes, informon Vlladimir Simonovski, komandant i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit. Simonovski informoi se zjarrin, në të cilin u kaplua pylli, për momentin po e shuajnë 18 të punësuar në kompaninë pyjore “Karaxhicë”. “Zjarri është në teren shumë të paarritshëm. Do të ndiqet situata. Nëse ka nevojë gjatë ditës do të përfshihemi edhe ne dhe eventualisht helikopterë për shuarjen e tij”, tha Simonovski. Gjatë ditës së djeshme ekipe të Brigadës Zjarrfikëse ishin në terren dhe morën pjesë në shuarjen…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T08:27:44+02:00 Ora policore si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia Covid-19 sot fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05 00. Me këtë fillon karantina prej 61 orëve për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin. Sipas vendimit të Qeverisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ora policore gjatë ditëve të punës fillon nga ora 16:00 – 5:00, ndërsa gjatë fundjavave qytetarët janë plotësisht të ndaluar të lëvizin. Nga ndalesa janë përjashtuar policia, armata, punonjësit e shëndetësisë, punëtorët e maketeve dhe restoranteve që furnizojnë me ushqime. Farmacitë do të funksionojnë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-10T08:11:19+02:00 Një aeroplan ushtarak me donacion nga Republika Çeke duhet të aterojë sot në Aeroportin e Shkupit. Sekretariati për Çështje Evropiane informoi se aeroplani ushtarak me ndihmë për Maqedoninë e Veriut dje është nisur nga Praga, por për shkaqe teknike nuk ateroi në Shkup, pas çka sërish është kthyer në Republikën Çeke. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit kombëtar të ndihmës së jashtme në vend, pritet të mirëpresë donacionin – ndihmë për përballje me Kovid-19 nga Republika Çeke, e cila përbëhet nga një milion maska. Load AD Loading…

Lexo më Shumë