Author: almakos

Alsat 2020-04-12T10:27:59+02:00 Dje në ora 16:20 gjatë ndalesës për qarkullim, respektivisht gjatë orës policore, policët nga SPB Shkup në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup pas kontrolleve kanë arrestuar personin P.N. (41) nga fshati Kuçevishtë i Shkupit. Kurse policia e rajonit të Çairit gjatë ditës së djeshme, konkretisht në ora 09:30 kanë arrestuar personin E.E.(21) nga Shkupi. Policia tek dy të dyshuarit gjatë kontrolleve ka gjetur gjësende që dyshohet se janë të vjedhura. Pas dokumentimit të plot të rastit, policia do të përgatis akuzë konkrete./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-12T09:46:30+02:00 Në luftën kundër pandemisë së COVID-19, e gjithë bota duhet të bashkohet në një kundër këtij armiku të padukshëm. ShBA tashmë është një prej kontinenteve më të prekura në të gjithë globin ku shifrat rriten me ritme shumë të shpejta nga dita në ditë. Momentalisht New Yorku është shteti më i prekur në ShBA. Disa mjekë nga spitali i Boston u bënë bashkë për të ndihmuar kolegët e tyre në New York në formë simbolike. Ata mblodhën një shumë parash e më pas blenë ushqime e më pas ua dërguan dy spitaleve që kanë numrin më të madh…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-12T09:19:13+02:00 Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, posaçërisht në pjesën juglindore. Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 7 gradë Celsius kurse maksimalja nga 15 deri 22 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë në pjesën juglindore. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë kurse maksimalja 22 gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë

Piloti i avionit të kompanisë Chair, i linjës Zyrih- Prishtinë ka bërë simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës, si shenjë përkrahjeje për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.. Lajmin e jep Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA) e cila publikon dhe fotot dixhitale të simbolit të zemrës, e bërë nga piloti i linjës Zyrih- Prishtinë. “E jashtëzakonshme ne Hapesiren Ajrore të Republikës së Kosovës! Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-11T16:15:56+02:00 Numri i madh i të infektuarve nga gripi sezonal dhe simptomat e ngjashme me ato të virusit CoVid-19 kanë rritur dyshimet tek autoritetet se virusi korona ka mundur të ekzistojë edhe para shpalljes së pandemisë globale. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi thotë se këtë vit bilanci i të prekurve nga gripi sezonal ka qenë për 80 për qind më i madh. [embedded content] Analizat që ne i kemi nga regjistrimet e personave që kanë qenë të prekur, rezulton se numri i të prekurve është dukshëm më i madh se, që nënkupton se ndritën dyshimet se…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-11T16:10:29+02:00 Instituti i Shëndetit Publik mbi bazën e masave kufizuese ka dërguar dy epidemiolog, një në Tetovë dhe një në Strugë. Kjo sipas drejtorit të Institutit është bërë me qëllim që dy rajonet Pollogu dhe Struga të rrezikuara nga CoVid-19 të kenë më të lehtë menaxhimin mjekësor dhe institucional me pandeminë. Ai shton se qytetarët duhet t’i respektojnë masat shtrënguese të Qeverisë si mënyrë e vetme për të luftuar në mënyrë efikase virusin. Deri tani janë bërë 7.000 teste për CoVid-19, 5.000 prej të cilave nga Instituti i Shëndetit Publik. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-11T15:42:40+02:00 Të dielën nisë largimi nga karantina shtetërore i dhjetëra shtetasve të cilët kanë plotësuar kushtin dy javorë të karantinimit. Nga Qeveria njoftojnë se qytetarët do t’i lëshojnë karantinat varësisht ditës kur janë sistemuar. Përveç të dielës, largimi i tyre gjatë ditëve tjera të javës do të bëhet përgjatë orës policore. Qeveria:“Personat që kanë qenë të vendosur në karantinë largohen gjatë orës policore. Kjo bëhet me qëllim kontrollin më të lehtë të tyre, sigurisë së tyre dhe sigurinë e përgjithshme. MPB-ja do t’i evidentojë dhe njoftojë nëpunësit policorë për të gjitha veturat që do t’i transportojnë shtetasit e dalë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-11T15:26:28+02:00 Një infermiere e repartit intern në spitalin e Strugës është pozitive me Kovid 19. Këtë e ka treguar mostra që i është marrë më 3 prill, por rezultatet kanë arritur më datë 9. Infermierja e cila është rasti i parë i infektimit të një punonjësi shëndetësor në Strugë, paraprakisht ka qenë në kontakt me ndonjërën nga pacientet e para të infektuara që janë shtruar në repartin e tyre. Ndërsa pasi dje shtabi i krizës në Ohër kërkoi nga Qeveria ta shqyrtojë mundësinë e ndalimit të hyrjes së qytetarëve nga komunat tjera në Ohër, kryetari Gjeorgjievski edhe sot e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-11T14:44:28+02:00 Shkolla e mesme në Saraj të Shkupit është një nga institucionet arsimore ku me sukses po realizohet mësimi on-line pas ndërprerjes së mësimit të rregullt për shkak të paraqitjes së virusit korona. Drejtuesit e shkollës, përmes platformave të ndryshme po ligjërojnë njësitë mësimore edhe për nxënësit e viteve të katërta të cilët për shkak të gjendjes së krijuar kanë anuluar edhe manifestimi e maturës. Nxënësit gjithashtu po përgatisin detyrat projektuese për maturën shtetërore që pritet ta mbrojnë onlinë para komisionit tre anëtarësh të shkollës. [embedded content] Kam gjithësejt 40 tema mbrojtja e të cilave do të filloj nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-11T13:58:45+02:00 Në vitin e kaluar kanë vdekur 939 persona më shumë se këtë vit për të njëjtën periudhë kohore në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së udhëheqjes me Librat Amë, në katër muajt e parë të vitit 2019 me certifikata të vdekjes janë evidentuar 6077 persona. Ndërkaq, sipas tyre që nga 1 janari deri më 10 prill sivjet kanë vdekur 5138 persona, duke përfshirë edhe 32 të regjistruarit si të infektuar me CoVid-19. Drejtori i këtij institucioni Bujar Dardhishta për Alsat tha se në këto shifra janë të përfshirë të gjitha rastet e vdekjeve në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-11T13:27:17+02:00 Në tërë territorin e vendit tashmë prej ditës së djeshme ka filluar ora policore pre 61 orëve, ndërsa do të zgjasë deri mëngjesin e së hënës. Për fundjavë në Shkup nuk do të funksionojë transporti publik. Prej të hënën, lëvizja e tyre do të reduktohet. Autobusët do të qarkullojnë prej orës 7 deri orën 9 të mëngjesit dhe prej orës 13 deri më orën 16. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë