Alsat 2020-04-12T21:09:39+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur procedurë disiplinore kundër një inspektori të policisë në rajonin e Karposhti. Personi Z.R., i punësuar në MPB ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet për përdorimin e rrjeteve sociale, duke dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së ka vërtetuar se ai më 8 prill të vitit 2020, në ora 20:20 është lidhur në transmetim të drejtpërdrejtë në profilin e tij në Facebook, derisa po kthehej në shtëpi nga puna, duke lëvizur përgjatë bulevardit “Aradhet Partizane”. Nga inspektimi i orarit të punës në rajonin e…
Author: almakos
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e diasporës për tejkalimin e situatës alarmante të krijuar nga eCOVID-19. Përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook”, ai i ka kërkuar që t’i qëndrojnë vendit pranë. Ndër të tjera Kurti ka thënë se “çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, ju keni qenë pranë saj, dashuria juaj për Kosovën nuk pati kushte madje edhe kur nuk ju kanë përfillur duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur apo votimin nga jashtë gati të pamundur. Remitancat tuaja nuk janë ndalur dhe janë shtuar. Është pikërisht kjo mbështetje që po e shtynë…
Alsat 2020-04-12T19:16:49+02:00 Njëqind e pesëdhjetë e tre persona nga 210 në karantinë shtetërore në kodrën e Diellit, janë lëshuar për në shtëpitë e tyre. Lëshimit të personave të karantinuar, i ka paraprirë kontrolli mjekësorë, ndërsa izolimi i tyre edhe pse nuk kanë simptoma të virusit korona, duhet të vazhdojë në shtëpi për katërmbëdhjetë ditë të tjera. Për 14 ditë, do duhet të izolohen edhe familjarët e tyre, të cilët me makinë kanë ardhur t’i marrin nga kodra e Diellit. Lëshimin e personave të karantinuar në Kodrën e Diellit, e ka ndjekur nga afër zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.…
Alsat 2020-04-12T18:54:57+02:00 Gjetja e pacientit 0, në rast se vërtetohet prani më e hershme e virusit korona në vend, është e rëndësishme, vlerëson zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arsllani. Gjithsesi, ai shton se tani përqendrimi është në zbulimin dhe trajtimin e rasteve të reja. [embedded content] Për këtë arsye është e duhur një shtrirje gjithëpërfshirëse. Analizë shkencore përmes sigurimit të argumenteve të sakta në lidhje me provat, hulumtimet e mëtutjeshme dhe në bazë të kësaj do të arrihet në konsesusin adekuat. Për, gjithsesi ajo që mund të them tani është se përqendrimi është kryesisht për të diagnostikuar dhe për të lokalizuar…
Alsat 2020-04-12T16:37:55+02:00 Prej sot, qindra qytetarë të cilët për dy javë kanë qëndruar në ambientet e përcaktuara për karantinë shtetërore lëshohen në shtëpi. Ato u janë nënshtruar kontrolleve për gjendjen e tyre shëndetësore. Deri tani asnjëri nuk ka treguar simptoma të virusit. Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në lidhje direket për Alsat ka dhënë informacionet e fundit nga hapësirat e karantinës shtetërore në Kodrën e Diellit, nga ku në shtëpi u lëshuan të izoluarit. [embedded content] Loading…
Alsat 2020-04-12T16:16:00+02:00 Pas dyshimeve të ngritura në Alsat ditë më parë mbi rastin me gruan nga Velesi që u gjet e vdekur dhe kishte testin e CoVid-19 pozitiv, autoritetet njoftojnë se të gjitha analizat e qytetarëve të prekur nga gripi sezonal do të shqyrtohen edhe njëherë për të vërtetuar nëse në rezultatet e tyre ka pasur prezencë të CoVid-19. Kjo sipas epidemiologut, Zharko Karaxhoski bëhet me qëllim për të vërtetuar nëse virusi Korona ka qenë prezentë nga muaji dhjetor i vitit kaluar, kur edhe kishte marr hov virusi sezonal. [embedded content] Për shkak të gjendjes me CoVid-19 tani, ka nevojë…
Alsat 2020-04-12T16:09:04+02:00 Familje me fëmijë të vegjël, më të rritur dhe më të vegjël ishin mes gjithsej 280 qytetarëve nga e gjithë Maqedonia që sot përfunduan karantinën e tyre katërmbëdhjetë ditore në Strugë. Pothuajse të gjithë kishin mbërritur më parë nga Vjena, Austri, ku më pas ishin shpërndarë nëpër dhomat e hoteleve. [embedded content] “Një nga një ose në grup, njerëzit që ishin akomoduar këtu në hotelin në Strugë po largoheshin për në shtëpi. Ata i prisnin të afërmit dhe miqtë e tyre nëpër makina sepse nuk kishte transport të organizuar deri në qytetet dhe fshatrat e tyre “. Pas…
Alsat 2020-04-12T15:46:03+02:00 Shkon në 828 numri i të infektuarve nga CoVid-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të reja nga 404 teste të bëra. Në Kumanovë janë regjistruar 18 të infektuar, në Shkup 15 raste, Prilep 14, Strugë 10, Veles 6, në Tetovë 2 dhe nga një rast në Gostivar dhe Koçan. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka viktima të reja. Në nivel qytetesh numri më i madh i të prekurve nga virusi Korona është në Shkup ku deri tani janë regjistruar gjithsej 312 raste, më pas Kumanova me 200 raste, Prilepi me 72,…
Alsat 2020-04-12T15:11:43+02:00 Ministri i Arsimit Arbër Ademi ka kërkuar mendimin e institucioneve bashkëpuntore në lidhje me shfuqizimin eventual të maturës shtetërore. Në shqyrtim janë edhe alternativa të tjera, për të cilat ministri Ademi për Alsat thotë se do të merret një vendim në fund të prillit ose në fillim të majit. Gjatë kësaj jave kam kërkuar edhe mendim nga partnerët tanë, OECD-ja përmes UNICEF-it, se çka mendojnë edhe ata për shfuqizimin eventual të maturës shtetërore për këtë vit shkollor. Cilin do vendim që do ta ndërmarim, të njejtin do ta bazojmë në analiza të thelluara dhe në mendime nga institucionet…
Alsat 2020-04-12T14:29:43+02:00 Epidemiologu nga Instituti i Shëndetit Publik, Zharko Karaxhovski gjatë konferencës së sotme për shtyp njoftoi se pasi të përfundon pandemia Covid-19, do të hulumtohet nëse virusi korona(Covid-19) ka qenë më herët prezent në vendin tonë. Karaxhovski theksoi se janë ruajtur një numër i madh i mostrave materialeve prej rasteve me influencë (gripit) në të cilat do të analizohet nëse ka prezent edhe Covid-19. “Ajo që më së shumti na shqetëson është ajo që..në prespektivë, kur të mbaron i gjith ky aktivitet, në kohë më të mira dhe më të lumtura, kur do të mund të shmangemi nga e…
Alsat 2020-04-12T12:11:58+02:00 Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve të realizuara, 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet mbetet 34. Loading…
Alsat 2020-04-12T11:14:57+02:00 Vazhdojnë akuzat e VMRO-DPMNE-së deri tek Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. Nga VMRO thonë se në institucionet shëndetësore ka mungesë të pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor. “Ne po luftojmë Kovid-19, por ju, ministër, po luftoni me Zaevid-19 virusin e i gënjeshtrave. Është shumë lehtë të shkruash nëpër mediat sociale dhe të thuash nëpër konferenca për shtyp me përgjegjësi se nuk mungon asgjë. Fatkeqësisht, realiteti nukështë i tillë ministër. Është dicka komplet ndryshe. Ju, Venko Filipçe, po manipuloni publikun, por jo vetëm publikun por edhe punonjësit e shëndetësisë. Ne nuk kemi nevojë për informacione…

