Alsat 2020-04-12T19:16:49+02:00
Njëqind e pesëdhjetë e tre persona nga 210 në karantinë shtetërore në kodrën e Diellit, janë lëshuar për në shtëpitë e tyre. Lëshimit të personave të karantinuar, i ka paraprirë kontrolli mjekësorë, ndërsa izolimi i tyre edhe pse nuk kanë simptoma të virusit korona, duhet të vazhdojë në shtëpi për katërmbëdhjetë ditë të tjera. Për 14 ditë, do duhet të izolohen edhe familjarët e tyre, të cilët me makinë kanë ardhur t’i marrin nga kodra e Diellit. Lëshimin e personave të karantinuar në Kodrën e Diellit, e ka ndjekur nga afër zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.
Këto i nënshtrohen kontrollit para se të lëshojnë karantinën shtetërore dhe vazhdojnë edhe 14 ditë vetë-izolim në shtëpitë e tyre. Edhe vozitësi i cili do të vijë t’i marrë dhe t’i martë prej karantinës deri në shtëpitë e tyre edhe ai po ashtu do të duhet t’i nënshtrohet vetë-izolimit.”-tha Agim Nuhiu, zv/ministër i Punëve të Brendshme.
Nuhiu paralajmëroi që në vendin e personave që lëshohen nga Kodra e Diellit pritet të arrijnë 180 të tjerë.
Ne presim që nesër të vijnë edhe 180 qytetarë nga shtetet skandinave, ndërsa ka paralajmërime edhe për shtetas tanë që do fluturojnë nga Italia dhe është një propozim që qytetarët që do të vinë nga Italia ta kenë karantinën 20 ditore, por ende nuk është zyrtarizuar pra presim nesër të kemi një vendim se sa do zgjasë karantina për qytetarët që do vinë nga Italia”-pohoi Agiom Nuhiu, zv/ministër i Punëve të Brendshme.
Në Nodër të Diellit kanë mbetur edhe 59 persona në karantinë shtetëror, që kanë arritur në hotelet e kësaj pike, në datën dhjetë të muajit, ndërsa po ashtu edhe 83 persona të tjerë kanë mbetur në karantinë edhe për ca ditë, në Mavrovë.
Bashkim Sulejmani
Loading…




