Alsat 2020-04-14T10:19:32+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 140 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Gjatë 24 orëve të fundit me vendim shtetëror janë izoluar 109 persona. MBP njofton se nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 98 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 67 persona janë arrestuar nga policia kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të…
Author: almakos
Alsat 2020-04-14T10:04:18+02:00 -Sa pacientë të cilët janë të vendosur në aparat të frymëmarrjes mbijetojnë, pse virusi prek jo vetëm mushkëritë, por edhe veshkat, mëlçinë, zemrën, trurin, për këto dhe më shumë për emisionin 360 gradë në Alsat flet specialisti i sëmundjeve infektive Ilir Demiri dhe pulmonologu Dejan Dokiç. [embedded content] Loading…
Qeveria e Kosovës ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të shmangur lëvizjen masive të qytetarëve, në mënyrë që të mos rrezikohet përhapja e koronavirusit. Qytetarët kosovarë janë ndarë në 8 kategori, dhe do të mund të lëvizin nga ora 07:00 e mëngjesit dhe deri në 22:30 të darkës. Orari i lëvizjes së tyre përcaktohet nga numri i parafundit në letërnjoftimin e tyre. Këtë mënyrë të re të qarkullimit e ka bërë të ditur Ministri kosovar i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë shtypi. “Qytetarët tani do të lëvizin nga ora 7:00 deri në ora 22:30 ku janë të ndarë…
Alsat 2020-04-14T09:22:34+02:00 Komuna e Butelit dhe Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit sot nga ora 9 deri në orën 14:00 do të organizojnë aksion për dhurimin e gjakut në ambientet e Komunës. Nga pres shërbimi i Komunës informojnë se në koordinim me Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit, janë marrë masa shtesë për krijimin e kushteve maksimale të sigurta për dhurimin e gjakut, siç është personel i trajnuar për zbatimin e të gjitha masave të përcaktuara higjienike nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit. “Gjatë aksionit do të vendoset një sistem për sigurimin e distancës së duhur ndërmjet donatorëve dhe do të praktikohet…
Alsat 2020-04-14T00:05:44+02:00 Kreu i Bashkësisë Lokale në Hasanbeg, Abdulla Ibish pasi u largua turma në Hasanbeg të Shkupit tha se ende nuk e ka të qartë se pse policia ka vepruar, siç tha ai në mënyrë të ashpër ndaj tre personave të arrestuar. Ai kërkoi nga policia të sillet më mirë me qytetarët. “Hasanbegu respekton orën policore, unë çdo natë dal dhe shoh, nuk ka pasur kurrfarë problemi. Por kjo sonte nuk e di pse ndodhi. Policia të sillet pak më mirë, se po sillet shumë keq. Tash një muaj nuk ka pasur probleme, nuk di se si erdhi deri…
Alsat 2020-04-13T23:07:29+02:00 Në Hasanbeg të Shkupit policia ka prangosur tre persona sepse kanë thyer orën policore, ndërsa banorët janë përgjigjur duke dalë në rrugë për të kërkuar lirimin e tyre dhe në këtë mënyrë kanë thyer edhe orën policore. Sipas të dhënave të para ata kanë dëmtuar dhe vjedhur barrierat në rrugë që shërbenin për të ulur shpejtësinë e veturave. Loading…
Alsat 2020-04-13T19:10:48+02:00 4 viktima dhe 26 infektime të reja nga virusi korona, ky është bilanci I 24 orëve të fundit në vendin tonë. Më shifrat e publikuara sot, numri i viktimave arrin në 38, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 854 ndërsa 44 janë shëruar. Viktimat, siç informoi Ministria e Shëndetësisë janë: një 79 vjeçare dhe një 63 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Velesi, një 67 vjeçar nga Prilepi.Sa i takon shtrirjes gjeografike të rasteve të reja, numri më i lartë edhe atë 11 janë regjistruar në Kumanovë, nga 4 në Shkup dhe Tetovë, 3 në…
Alsat 2020-04-13T16:12:48+02:00 Ministria e Shoqërisë informatike prezantoi aplikacioni për celular “Stop Korona”, me të cilin synohet ndalimi i shpërndarjes së koronavirusit. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski tha se aplikacioni mund të instalohet në të gjitha telefonat dhe jep përgjigje të shpejtë për atë se me cilët persona i infektuari ka qenë në kontakt në 14 ditët e fundit. Mançevski tha se aplikacioni garanton mbrojtje të plotë të privatësisë së atyre që e përdorin atë pasi funksionon në bazë të kodeve anonime. Ky aplikacion është i rëndësishëm edhe për vet përdoruesit e tij për shkak se informon për…
Alsat 2020-04-13T16:08:57+02:00 4 viktima dhe 26 infektime të reja nga virusi korona, ky është bilanci I 24 orëve të fundit në vendin tonë. Më shifrat e publikuara sot, numri i viktimave arrin në 38, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 854 ndërsa 44 janë shëruar. Viktimat, siç informoi Ministria e Shëndetësisë janë: një 79 vjeçare dhe një 63 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Velesi, një 67 vjeçar nga Prilepi.Sa i takon shtrirjes gjeografike të rasteve të reja, numri më i lartë edhe atë 11 janë regjistruar në Kumanovë, nga 4 në Shkup dhe Tetovë, 3 në…
Alsat 2020-04-13T15:47:21+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se tashmë është gati protokolli për trajtimin e pacientëve me koronavirus nga plazma e pacientëve tashmë të shëruar nga Covid-19. Filipçe theksoi se Klinika e Transfuzionit është e gatshme teknikisht për ta realizuar këtë mënyrë të terapisë. “Ka përfunduar protokolli nga ana e specialistëve në Institutin e Transfuzionit. Javën e kaluar është diskutuar në suaza të Komisionin e ekspertëve në Fakultetin e Mjekësisë ndërsa është konsultuar edhe agjencia e ilaçeve. Kolegët nga Klinika e Transfuzionit janë të përgatitur për ta kryer teknikisht ndarjen e plazmës, ndarjen dhe pastaj do të jetë indikacion…
Alsat 2020-04-13T15:16:23+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se institucionet shtetërore tashmë kanë parashtruar kërkesë deri tek Ambasada e Japonisë në vendin tonë për të siguruar ilaçin antiviral Favipiravir. “Terapia aktuale jep rezultate, një numër i madh i pacientëve tani më janë lëshuar në kurim shtëpiak prej ku edhe vazhdojnë terapinë. Për terapi plotësuese po i ndjekim trendet botërore. Sot jemi drejtuar edhe zyrtarisht deri tek ambasada e Japonisë, sepse ata njoftuan se do të japin donacion një ilaç anti virozë si ndihmë për të gjitha shtetet. Presim përgjigje pozitive, do të informojmë në…
Alsat 2020-04-13T14:49:09+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se do të shfrytëzohen edhe dy laboratorë në vend për të zhvilluar teste për virusin korona. “Fillimisht do të hapen edhe dy laboratorë për testim për Covid-19, respektivisht do të shfrytëzohet laboratori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni(ASHAM) dhe laboratori i Institutit për mjekësi ligjore. Me këtë do të zmadhohet kapaciteti i testimeve për 50 deri në 100 teste në ditë”, tha mes tjerash Filipçe. Filipçe gjithashtu njoftoi se në vend tashmë lanë arritur rreth 20.000 teste si donacion, duke shtuar se po mendohet…

