Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar më 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake. Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me COVID-19, kurse janë shëruar 3 pacientë. Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 është si vijon: 39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, shkruajnë mediat e Kosovës. Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3…
Author: almakos
Alsat 2020-04-15T08:54:02+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 129 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Gjatë 24 orëve të fundit me vendim shtetëror janë izoluar 110 persona. MBP njofton se nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 44 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 31 persona janë arrestuar nga policia kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të…
Alsat 2020-04-15T08:44:47+02:00 Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do të marrë pjesë në video-konfetencën e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Ky është takimi i parë ministror i shefave të mbrojtjes të Aleancës në të cilin ministrja Shekerinska merr pjesë si përfaqësuese e anëtares së barabartë të NATO-s. Tema e takimit është përgjigja e Aleancës ndaj krizës me KOVID-19. Me diskutimin e vet, Shekerinska do të flasë për gjendjet me koronavirusin në vend dhe masat që i ndërmori Qeveria për parandalim të përhapjes së tij. Njëherit, ministrja do të falënderohet edhe për ndihmën nga vendet anëtare…
Alsat 2020-04-15T08:00:06+02:00 Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri 16 gradë. Në Shkup paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite vranësira do të ulet. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës deri 14 gradë. Loading…
Alsat 2020-04-14T23:02:55+02:00 Detina Zalli, profesoreshë në Universitetin e Oxfordit në Britanin e Madhe në lidhje direkte për emisionin “Progami 200” në Alsat tha se gjetja e vaksinës do të marrë kohë, prandaj preferohet tani për tani të gjenden ilaçe antivirale. Ajo tha se në Angli ende nuk ka arritur kulmi i pandemisë edhe pse mbi 12 përqind e popullatës tashmë janë infektuar, përfshirë këtu edhe kryeministrin, i cili edhe u intubua. Sipas saj rrezikshmëria më e lartë është për personat që kanë sëmundje të tjera apo imunitet të dobët. Në Amerikë, thotë ajo, gjendja vazhdon të jetë kritikë si në…
Alsat 2020-04-14T22:47:11+02:00 Shkëlqim Reçi, Mjek anesteziolog në Gjermani tha për emisionin “Programi 200” se Gjermani ka sukses të madh në përballjen e situatës së krijuar nga korona. Ai tha se trendi i të infektuarve është në ulje. Tre shtyllat kryesore të suksesit sipas Reçit në Gjermani janë testimi, izolimi dhe trajtimi. Numër i madh testimesh shënjestruan rastet që dyshohej se kishte infeksione, janë bërë 350 mije deri 400 mijë testime në javë. Ndërkohë, pritet rritje deri 800 mijë testime në javë. Fale diagnostikimit të rasteve të njëjtat u trajtuan shpejt. 30 mijë respirator dhe 45 mijë shtretër janë në dispozicion.…
Alsat 2020-04-14T22:14:08+02:00 NATO-ja formon ekip për luftë kundër kërcënimeve hibride në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Malit të Zi, kjo pasi lajmet e rrejshme dhe dezinformatat e Rusisë dhe Kinës kanë marr hov të madh me krizën e pandemisë nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimorë, kështu deklaroi për MIA ambasadorja e SHBA-së bë Aleancë, Kej Bejli Haçinson. “Aleanca pret nga Shkupi informata shtesë për formimin e një ekipi të këtillë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, që ka për qëllim përgatitjen e mediave në vend se si ti zmbrapsin dezinformatata nga Rusia”, deklaroi ambasadorja Haçinson në brifingun e sotëm…
Alsat 2020-04-14T20:58:11+02:00 Dy nga nëntë ndërmarrjet e regjistruara kanë përmbushur kërkesat e thirrjes publike për blerjen e aparateve për frymëmarrje. Do të blihen 31 aparate për frymëmarrje , 26 nga Koreja e Jugut kurse pesë nga Gjermania. Kostoja e një aparati për frymëmarrje është rreth 25,000 euro. Vendimi për zgjedhjen e kompanive tashmë është publikuar në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë. Njëra firmë do të sigurojë 26 aparate për frymëmarrje nga Koreja e Jugut prej të cilave gjashtë duhet të arrijnë brenda 10 ditëve kurse 20 aparatet e tjerë duhet të arrijnë brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.…
Alsat 2020-04-14T19:21:27+02:00 Në kohën e pandemisë kur shumica e bizneseve po përballen me reduktime të pagave dhe përjashtim të punëtorëve nga puna, Qyteti i Shkupit doli me idenë që të financojë performancat në rrugë në shumën e një page minimale. Nga atje nuk tregojnë se sa para do të ndajnë për këtë projekt, por thonë se artistët do të marrin nga 14,500 denarë vetëm për një performancë. [embedded content] Qyteti i Shkupit “Të gjithë artistë nga territori i Shkupit do të marrin një honorar solidar prej 14,500 denarëve për një nga performancat artistike në parqe dhe rrugë që do të…
Alsat 2020-04-14T19:09:40+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se qyteti i Kumanovës nuk ka nevojë të vendoset në karantinë. Sipas tij, në masa për karantinë në Dibër ishte ndërmarrë për shkak se në fillim të pandemisë nuk kishte masa tjera shtrënguese. [embedded content] Derisa kemi rritje të numrit të pacientëve mund ta konsiderojmë kërkesën, por tani për tani jo. Mund të shohim masa të tjera por karantinë jo. Kemi para neshë fundjavë plotësisht të mbyllur nga e premtja deri të martën. Ditëve në vijim janë bërë rezervime për teste dhe numri mund të bie. Nëse rritet numri i të infektuarve…
Alsat 2020-04-14T17:24:55+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe në konferencën e sotme për shtyp ka komentuar edhe kërkesën e kreut të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski që qyteti të vendoset në karantinë. Filipçe nuk e përjashtoi mundësinë për që në të ardhmen të merren masa shtesë në qytetin e Kumanovës por theksoi se për momentin situata mund të kontrollohet edhe përmes masave aktuale. “Dua të them se çdo ditë e ndjekim situatën, nëse ka ndonjë informacion për ndonjë rast që nuk lidhet me raste tashmë të konfirmuara. Nuk e përjashtoj mundësinë, mirëpo për momentin nuk kemi numër të madh. Ka mundësi…
Alsat 2020-04-14T17:02:27+02:00 Ministër i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp njoftoi edhe për gjendjen shëndetësore të dy foshnjave të prekura nga Koronavirusi. Ai tha se të dyja foshnjat të diagnostikuar me Kovid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa shtoi se 122 punonjës shëndetësorë janë prekur nga virusi Korona dhe 7 prej tyre janë shëruar dhe janë kthyer në vendet e tyre të punës. Loading…

