Alsat 2020-04-14T22:47:11+02:00
Shkëlqim Reçi, Mjek anesteziolog në Gjermani tha për emisionin “Programi 200” se Gjermani ka sukses të madh në përballjen e situatës së krijuar nga korona. Ai tha se trendi i të infektuarve është në ulje. Tre shtyllat kryesore të suksesit sipas Reçit në Gjermani janë testimi, izolimi dhe trajtimi. Numër i madh testimesh shënjestruan rastet që dyshohej se kishte infeksione, janë bërë 350 mije deri 400 mijë testime në javë. Ndërkohë, pritet rritje deri 800 mijë testime në javë. Fale diagnostikimit të rasteve të njëjtat u trajtuan shpejt. 30 mijë respirator dhe 45 mijë shtretër janë në dispozicion. Ndërkohë mosha e të prekurve në Gjermani, rreth 80%, është mbi moshën 60-vjecare. Janë persona që nuk kamë shumë sëmundje shoqëruese. Sipas tij rol ka luajtur edhe vet ndërgjëgjësimi i popullatës. Gjermanët u besuan studiuesve, mjekëve, transparencës institucionale.
Sipas Reçit masat e marra të vetizolimit në gjermani kanë pasur sukses. Ai tha se duhet ta kuptojnë të gjithë që ky virus është vdekjeprurës. Ai u bëri një apel edhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të lënë idetë konspirative, dhe duhet të binden se virusi ekziston dhe se Virusi sulmon mushkëritë.
Loading…




