Author: almakos

Alsat 2020-04-16T13:10:27+02:00 Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku duhet të debatohet rreth vendimit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për ballafaqimin me pandeminë e Kovid 19. Nga Kabineti i presidentit njoftojnë se në mbledhje nuk kanë ardhur kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T12:31:38+02:00 Pas informacionit se kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është i infektuar me COVID-19, ku ditë më parë në takim me të ishin edhe kryeministri Oliver Spasovski, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, nga Kabineti i Presidentit, Stevo Pendarovski njoftojnë se mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk anulohet. Siç njoftuan për Alsat, do të presin nga Qeveria dhe resorët përkatës kush do t’i zëvendësojë të ftuarit në mbledhjen e Këshillit. Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T12:25:45+02:00 Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga presidenti i Shtejtit, Stevo Pendarovski. Osmani mori një vendim të këtillë, menjëherë pas konfirmimit të kreut të Komunës së Kumanovës se ka rezultuar pozitiv me Kovid-19. Kujtojmë se në takimin e djeshëm me kreun e Komunës së Kumanovës, mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Oliver Spasovski. Postimi i plotë i Omanit në FB “Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T11:41:21+02:00 Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka konfirmuar se është infektuar me Kovid-19. “Sapo mora rezultatet për personat e rinj pozitiv me Kovid-19 në Kumanovë, gjithsejtë 40 qytetarë të mi të dashur, mes të cilëve edhe unë personalisht”, ka shkruar në profilin e tij në FB, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës. “Ju inkurajoj që bashke dhe të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqeje të përbashkët, e di se do ta mposhtim, jam I bindur në këtë, ju lutem që të jemi të përmbajtur, nuk ka vend për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T11:18:49+02:00 Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska sot njoftoi se përfaqësuesit e ARM-së do të jenë në mbështetje të plotë të përfaqësuesve të MPB-së dhe pushtetit lokal. “Mbështetje e plotë e pushtetit lokal dhe Ministrisë për Punë të Brendshme. Prej sot përfaqësuesit e ARM-së do të jenë në numër më të madh, jo vetëm në kufi, por në mbështetje të policisë dhe pushtetit lokal në të gjitha komunat të cilat kanë kërkuar një ndihmë të këtillë”, deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes. “Vendosja e Kumanovës në karantinë nuk zgjidh problemin, për shkak se në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T10:50:20+02:00 Gjatë natës së kaluar 15/16.04.2020 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 307 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 188 kanë firmosur vendim për vetizolim. Ndërkohë raportohet se nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer gjithsejtë 2854 kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, me këtë rast nuk është evidentuar asnjë person i cili të ketë shkelur masën e izolimit, gjegjësisht vetizolimit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T09:53:19+02:00 Qeveria nuk heq dorë nga vendimet dhe masat të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes edhe gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndërsa të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar. Ato vlejnë për secilin, edhe një herë porositi në profilin e tij në Fejsbuk mbrëmë kryeministri Oliver Spasovski. “Të gjithë qytetarët dhe të gjithë faktorët në shoqëri duhet t’i respektojnë masat e Qeverisë, ndërsa ato janë të qarta. Është e ndaluar lëvizja e të gjithë qytetarëve në orët e caktuara në ditët e punës, ndërsa…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T09:38:55+02:00 Gjatë natës së kaluar sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për periudhën 15/16.04 lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetit 56 persona nuk kanë respektuar masën e ndalesës së lëvizjes, pas çka janë arrestuar 36 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa adekuate. Gjithashtu sipas statistikave gjatë natës së kaluar 307 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 188 kanë nënshkruar vendim për vetizolim.Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, nuk është evidentuar asnjë shkelje e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T09:10:01+02:00 Japonia ka regjistruar 488 infeksione të reja me koronavirus dhe 17 vdekje shtesë, tha të enjten ministria e shëndetësisë e vendit. Kjo sjell numrin e përgjithshëm të infeksioneve të raportuara në vend në 9,294, përfshirë 712 nga anija “Diamond Princess”. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 148, përfshirë 12 nga anija, raporton BBC. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T08:27:44+02:00 Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata ndërsa intensiteti i komunikacionit nëpër akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Për qytetarët e Maqedonisë vendkalimet kufitare për dalje nga shteti janë të mbyllura. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet edhe për shtetasit e huaj, pasagjerët dhe automjetet, përveç për transitimin e automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje të përshtatshme nga MPB, ndërsa sipas një mendimi të marrë paraprak nga shtabi kryesor koordinativ. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T08:07:58+02:00 Apel deri te qytetarët që të mbajnë pajisje mbrojtëse nëse dyshojnë se janë të sëmurë kur shkojnë në dyqane, farmaci, banka .. .drejtoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes profilit të tij në Fejsbuk. “T’i mbrojmë të gjitha ata që shkojnë në punë për t’i siguruar nevojat themelore të qytetarëve. Të punësuarit në dyqane, farmaci dhe banka dhe të gjithë të tjerët që janë gjithashtu të ekspozuar ndaj rrezikut në këtë periudhë. Mbani pajisje mbrojtëse nëse dyshoni se jeni të sëmurë, detyrimisht mbani distancë. Të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Nga ne varet”, ka shkruar Filipçe.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-15T20:23:31+02:00 Ministeriali i Ministrave te Mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO-s kushtuar COVID-19 zhvilloi sot për herë të parë në historinë e tij mbledhjen online. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg siguroi se NATO i është përgjigjur situatës emergjente dhe thirrjeve për ndihmë me 100 misione humanitare që përfshijnë rikonstruktimin e 25 fushave në spitale, 25 mijë shtretërve spitalorë dhe 4 mijë profesionistë mjekësorë. Po ashtu Stoltenberg ka bërë me dije se ministrat e mbrojtjes kanë rënë dakort për një përditësim të rekomandimeve bazë dhe tashmë thotë ai NATO duhet të mendojë për të ardhmen. Loading…

Lexo më Shumë