Author: almakos

Tre gjinekologë dhe një infermiere kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë.  Personat në fjalë  punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli. “Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për Radion Evropa e Lirë. Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T13:47:07+02:00 BDI-ja mbetet në qëndrimin se për momentin nuk ka nevojë për shkurtimin e pagave në administratën publike, tha sot ministri i ekonomisë që vjen nga radhët e kësaj partie, Kreshnik Bekteshi. “Ne edhe më tej mbajmë qëndrimin se për momentin nuk ka nevojë për një shkurtim të këtillë. Gjithsesi nuk duhet të shkurtohen pagat e administratës publike”, tha Bekteshi. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T12:41:36+02:00 Lidhur me ngjarjen e para ca ditëve në Hasanbeg të Shkupit nga ana e SPB-Shkup janë ngritur deri tani padi kundër tre personave, ndërsa në mënyrë plotësuese janë identifikuar dhe thërritur në bisedë informative edhe 21 persona të tjerë të cilët kanë marrë pjesë ne ngjarje dhe nuk kanë respektuar orën policore, njoftojnë nga MPB-ja. “Gjatë periudhës së ardhshme, a në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit Ministria për Punë të Brendshme do të vazhdoj të siguroj prova materiale për personat e tjerë, dhe pas përfundimit të procedurës ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, do…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T11:59:38+02:00 Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën 16/17.04.2020, lidhur me kufizimin për lëvizje, është evidentuar se në nivel të shtetit 83 persona nuk e kanë respektuar orën policore, pas çka kanë arrestuar 56 prej tyre, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritën procedura adekuate. Gjithashtu, sipas statistikave gjatë natës së kaluar 163 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 47 të tjerëve për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policor janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka është konstatuar se tre persona…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T11:27:39+02:00 Një shfrytëzuese dhe dy të punësuar në Shtëpinë e pleqve “Zafir Sajto” në Kumanovë janë pozitiv me koronavirus, njoftojnë nga ky Institucion. Rezultatet i ka konfirmuar edhe Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë. “Të punësuarit janë në izolim që nga 7 prilli, kur ishin të testuar bashkë me pjesën tjetër të personelit. Testimi u iniciua pas kthimit nga Spitali në Shtëpinë e pleqve të një pacienteje që ishte e hospitalizuar kohë më parë për sëmundje tjera. Ajo u vendos në dhomë të posaçme për izolim”, deklaroi Dejan Stojanovski, drejtor i Shtëpisë së pleqve, Kumanovë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T11:04:15+02:00 Sot pasdite në ora 16:00 fillon karantina 85 orëshe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndalesa për qarkullim të lirë do të zgjas deri më 21 prill 2020, e martë ora 05:00. Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Brendshme që të intensifikoj kontrollet përreth objekteve fetare gjatë kohës së festës së Pashkëve. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T10:47:25+02:00 Tregjet e vendit përfshi edhe atë të “Bit Pazar-ir” në Shkup por edhe thuajse të gjitha marketet e vendit sot janë më të frekuentuara se zakonisht. Qytetarët po përgatiten për izolimin më të gjatë në shtëpi që kanë kaluar ndonjëherë. Ora policore që hyn në fuqi sot nga ora 16:00 do të përfundojë të martën në ora 05:00 të mëngjesit. Kjo masë që ka për qëllim të parandalojë përhapjen e koronavirusit, nuk është pritur mirë nga të gjithë qytetarët edhe përkundër që ka prej tyre që e mbështesin këtë masë dhe apelojnë edhe tek të tjerët që të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T10:09:15+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin austriak, Aleksandar Van der Belen. Gjatë bisedës janë shkëmbyer informata për gjendjen aktuale në të dyja shtetet, në kontekst të ballafaqimit me pasojat nga përhapja e Kovid-19. Presidenti Pendarovski ka informuar homologun e tij austriak për masat që kanë ndërmarr organet shtetërore në ballafaqimin me pandeminë, përfshi edhe vendimin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera. Nga ana tjetër presidenti austriak Va nder Belen ka përcjell përvojën austriake dhe masat që ky shtet ka ndërmarr në ballafaqimin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T09:41:28+02:00 Në prag të festave të Pashkëve, të tregojmë përgjegjësi, të qëndrojmë në shtëpi, të mos tubohemi, të grupohemi dhe t’i respektojmë rreptësishtë masat mbrojtëse, veçanërisht distancën fizike prej dy metrash, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, apeluan dje kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Kryeministri Spasovski apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të jenë të përgjegjshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Gjatë Pashkëve apelon të gjithë të tregojnë përgjegjësi, qetësi, t’i sigurojnë ushqimet e nevojshme dhe nevojat për periudhën kur tërësisht do të kufizohet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T08:58:43+02:00 Prej sot ndalohet lëvizja në pyje dhe tokë pyjore për shkak të rrezikut të shtuar nga paraqitja e zjarreve në ambiente të hapura.Ndalesa do të vlejë nga ora 06:00 deri në ora 20:00 dhe ky vendim është sjell me kërkesë të Ndërmarrjes publike “Pyjet Kombëtare”. Ndalimi nuk vlen për punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” dhe për subjektet që kryejnë veprimtari pyjore në zonat e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” si dhe për personat që kanë miratim me shkrim për lëvizje në pyjet që menaxhohen nga NP “Pyjet Kombëtare”. Ata që nuk respektojnë ndalesën dhe që do të kapen…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-17T08:00:28+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 24 gradë Celsius.Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 22 gradë. Deri të dielën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-16T22:09:34+02:00 Në Bogovinë të Tetovës të paktën dhjetë pacientë me koronavirus pasi një mjek familjar ka rezultuar fillimisht pozitiv, dhe infektimi është përhapur edhe tek njerëz të tij në klinikë dhe familjarë. Ndërkohë Alsat mëson që 156 persona janë në vetizolim, bëhet fjalë kryesisht për pacientë që kanë në vizitë tek mjeku familjar. Në kontaktet edhe me autoritetet e shëndetësisë dhe ato të Komunës, Alsat erdhi te informatat se shtrirja është edhe në Kamjan dhe rajone të tjera, dhe pritet të jetë më e madhe, për shkak të kontakteve të shumëfishta që kanë pasur banorët gjatë kësaj kohe. Ndërsa…

Lexo më Shumë