Alsat 2020-04-16T19:26:35+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski deklaron se do të jetë në krye të detyrës edhe nga izolimi. Ai thotë se kontaktet e përditshme me anëtarët e qeverisë dhe me Shtabin e krizës do të vazhdojnë. Përmes një video-materiali, Spasovski u bën thirrje qytetarëve t’u përmbahen masave edhe gjatë ditëve të festave, duke mos vizituar kishat dhe duke mbajtur distancën. [embedded content] Nga shtëpia ime do t’i kryej të gjitha punët e mia si kryeministër. Qeveria do të funksionojë pa pengesë përmes video-konferencave dhe do t’i kryejmë të gjitha detyrimet dhe prioritetet në këto kushte të jashtëzakonshme. Shtabi i krizës dhe…
Author: almakos
Alsat 2020-04-16T19:04:23+02:00 Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristjan Mickoski nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka deklaruar se karantina e tij ka mbaruar dhe se në ditët në vijim do t’i përkushtohet punës së tij përditshme. Ai gjithashtu nëpërmjet këtij statusi bën edhe një urim për të gjithë besimtarët orthodoks për festën e Pashkës. Loading…
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev përmes një statusi në fejsbuk ka deklaruar se ka dalë negativ në testin e dytë për Kovid-19. Ai shkruan se, sipas protokolleve shëndetësore, duke bërë edhe testin e dytë për koronavirus, i cili, gjithashtu si testi i parë ka dalë negativ. Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë këto ditë dhe njëkohësisht mbështet dhe i uron shërim të shpejtë kryetarit të Komunës së Kumanovës Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga koronavirusi. Ai ka apeluar edhe një herë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat.
https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3941860975854725/ Alsat 2020-04-16T18:02:38+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski deklaron se do të jetë në krye të detyrës edhe nga izolimi. Ai thotë se kontaktet e përditshme me anëtarët e qeverisë dhe me Shtabin e krizës do të vazhdojnë. Përmes një video-materiali, Spasovski u bën thirrje qytetarëve t’u përmbahen masave edhe gjatë ditëve të festave, duke mos vizituar kishat dhe duke mbajtur distancën. Nga shtëpia ime do t’i kryej të gjitha punët e mia si kryeministër. Qeveria do të funksionojë pa pengesë përmes video-konferencave dhe do t’i kryejmë të gjitha detyrimet dhe prioritetet në këto kushte të jashtëzakonshme. Shtabi i krizës dhe Qeveria,…
Alsat 2020-04-16T16:44:15+02:00 Ende nuk ka një bilanc zyrtarë për numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit si pasojë e CoVid-19. Deri tani ajo që dihet dhe në bazë të informacionit nga kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë ka 40 të infektuar. Nuk ka informacion për viktima dhe numrin e testeve të bëra. Ndërkohë lidhur me shkeljen e masave, në 24 orët të fundit 56 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 35 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa ndaj dy personave janë zbatuar vërejtje paralajmëruese. Nëpunësit policorë kanë zbatuar 2.854 kontrolle në…
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 107 te infektuar te rinj dhe një i vdekur nga Kovid-19. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Mbi 40 persona janë infektuar vetëm në Kumanovë, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Maksim Dimitrievski.
Alsat 2020-04-16T16:08:42+02:00 Me të hyrë në fshatrat e Komunës së Studeniçanit krijohet përshtypja se gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona nuk vlen për këtë pjesë. Banorët e fshatrave të kësaj komune bëjnë jetë normale. Disa duke shetitur në këmbë e shumë të tjerë me makina po kryejnë obligimet që kanë. Restorantet e vogla dhe çajtoret janë mbyllur kurse kafenetë punojnë sipas sitemit të sporteleve sepse banorët nuk mund të imagjinojnë ditën pa e pirë, të paktën, një kafe. Sidoqoftë, pronarë e biznesve të këtilla dhe shumë të tjera ankohen për humbje të mëdha. [embedded content] “Kam një kafiteri…
Alsat 2020-04-16T15:44:36+02:00 Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi edhe në 30 ditët e ardhshme. Ky vendim i Presidentit, Stevo Pendarovski vjen mbi rekomandimet e dala nga Këshilli i Sigurisë dhe raportet e Shtabit të Krizës dhe Qeverisë. Këshilli i Sigurisë diskutoi për vendimin për gjendje të jashtëzakonshme. Për 30 ditë jam informuar në bazë ditore për masat e mara. Dje mora edhe propozimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditët e ardhshme. Në bazë të vlerësimeve të bëra vërehet qartë se është e nevojshme të vazhdohet gjendja jashtëzakonshme. Ky vendim do të vlejë për 30 ditët…
Alsat 2020-04-16T15:27:10+02:00 Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar nga virusi Korona. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dimitrievski i cili njoftoi se testin e ka bërë para 5 dite dhe se tani ka pritur rezultatet. Bashkë më të janë infektuar edhe 10 anëtar të Shtabit të Krizës. Një ditë më parë ai takoi pjesën më të madhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët vizituan Kumanovën. Dimitrievski në një intervistë ekskluzive për emisionin “Rruga drejtë” thotë se ai personalisht nuk e ka ndjerë për obligim të njoftojë Qeverinë se është testuar për CoViD-19 dhe se këtë është dashur…
Alsat 2020-04-16T15:11:58+02:00 Grupit këshilltar të VMRO DPMNE-së në Qytetin e Shkupit nuk u pëlqen të dëgjojnë muzikë nga artistë të papunë, nëpër çatitë e Shkupit, në kushte të virusit korona. I porositën kryetarit Shilegov që në vend të mjeteve për zbavitje, ta zgjidhë problemin me rrëmujën nëpër autobusët e transportit publik, me mbeturinat nëpër rrugë dhe “bombën” ekologjike, Vardarishte. Thonë se mbështesin projekte artistike, por jo në kushte të krizës shëndetësore. “Derisa njerëzit vdesin nga virusi korona, Shilegovi mendjen e ka te muzika dhe ndan subvencione prej 14.500 denarëve për këndim prej 1 orë nëpër çatitë e Shkupit. Ai për…
Alsat 2020-04-16T14:25:56+02:00 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sapo ka postuar në Facebook se prej sot do të jetë në izolim shtëpiak, pasi tek kryetari i Komunës së Kumanovës me të cilin dje kishte kontakt, është diagnostikuar me koronavirus. “Pas informatës se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili dje mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, ku mora pjesë dhe unë, është pozitiv në Kovid-19, prej sot unë do të jem në izolim shtëpiak. Në mbledhje kam respektuar të gjitha protokollet dhe kam mbajtur pajisje mbrojtëse sikurse edhe gjithë të tjerët. Pres epidemiologët nga Instituti i Shëndetit…
Alsat 2020-04-16T13:23:22+02:00 Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ermes një postimi në Facebook ka deklaruar se për tu përballur më me efikasitet me krizën e shkaktuar nga Kovid-19 është më se e nevojshme sjellja e vendimit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. “Vlerësoj se Qeveria ka dëshmuar përgjegjësi në gjendjen e jashtëzakonshme duke sjellë masa dhe dispozita në interes të qytetarëve. Pikërisht gjendja e jashtëzakonshme dha mundësi për zbatimin e masave të shpejta dhe efikas në drejtim të pengimit të përhapjes së koronavirusit, mbrojtjen e shëndetit dhe ballafaqimin me pasojat ekonomike”, shkroi në FB, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. Loading…

