Alsat 2020-04-16T16:08:42+02:00
Me të hyrë në fshatrat e Komunës së Studeniçanit krijohet përshtypja se gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona nuk vlen për këtë pjesë. Banorët e fshatrave të kësaj komune bëjnë jetë normale. Disa duke shetitur në këmbë e shumë të tjerë me makina po kryejnë obligimet që kanë. Restorantet e vogla dhe çajtoret janë mbyllur kurse kafenetë punojnë sipas sitemit të sporteleve sepse banorët nuk mund të imagjinojnë ditën pa e pirë, të paktën, një kafe. Sidoqoftë, pronarë e biznesve të këtilla dhe shumë të tjera ankohen për humbje të mëdha.
“Kam një kafiteri këtu, punoj. Tash shumë ka rënë puna për shkak të koronavirusit, shumë keq. Punojmë nga dy orë. Kemi porosi, na thirin në telefon, punojmë përmes sportelit”.
Atulla Imeri është punëtor ndërtimi. Familja e tij pesë antërëshe varët nga puna e tij. Tashmë një muaj i janë anuluar të gjitha punët e caktuara.
“Punë nuk ka, thuajse është ndal. Frikësohen të investojnë, të ndërtojnë. Nuk lajmërohen. Para kësaj situate kisha shumë oferat e tash aspak, shumë rrallë”.
Në shumë pjesë të rrugëve të fshatit Studeniçan kishte grupe njerëzish me më shumë se dy persona. Disa, madje nuk besojnë se virusi korona është i vërtet. Disa të tjerë thonë se po i respektojnë rekomandimet.
“Duhet të respektojmë vendimin e Qeverisë, çka të bëjmë tash, ashtu duhet të kalojë, çka të bëjmë”.
“Te ne nuk ka epidemi, mos ta gënjejnë popullin. Populli vuan për bukë këtu. Nëqoftëse dëshirojnë ta mbajnë në karantinë popullin, le t’ia sjell ushqimin për çdo ditë këtu, se këtu popullata 80 % ditë për ditë ekziston e dikush t’i marrë paratë prej jashtë, t’i shfrytëzojë e popullatën ta lejë pa bukë, edhe kjo nuk është në rregull”.
Edhe pse nuk pranuan të flasin para kamerës, shumë familje i takuam në gjendje të rëndë ekonomike. Thonë se përveç bashkëfshtaravë të tyre askush nuk ka menduar për vuajtjet që kanë.
“Tash kemi bërë kërkesë prej bashkfshtarëve të na ndihmojnë me produkte ushqimore, varet çka na sjellin. Por bëhet fjalë për gjëra elemnetare si miell, vaj, fasule,oriz. Këto gjëra patjetër do ti bëjmë”.
Kur bëhet fjalë për orën policore, banorët thanë se të gjithë e respektojnë. Ndërsa, bujqit që kanë tokën për të punuar edhe gjatë prës policore tashmë janë paisur me lejet e posaçme.
Melihate Rustemi
Loading…




