Një tërmet me epiqendër në Shqipërinë fqinje është ndjerë sot në mëngjes në Strugë dhe zonën përreth me një intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup njoftoi se epiqendra e tërmetit është rreth 144 kilometra në jugperëndim të Shkupit me një magnitudë lokale të Rihterit prej 4.



