Alsat 2020-04-16T15:27:10+02:00
Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar nga virusi Korona. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dimitrievski i cili njoftoi se testin e ka bërë para 5 dite dhe se tani ka pritur rezultatet. Bashkë më të janë infektuar edhe 10 anëtar të Shtabit të Krizës. Një ditë më parë ai takoi pjesën më të madhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët vizituan Kumanovën. Dimitrievski në një intervistë ekskluzive për emisionin “Rruga drejtë” thotë se ai personalisht nuk e ka ndjerë për obligim të njoftojë Qeverinë se është testuar për CoViD-19 dhe se këtë është dashur ta bëj Instituti i Shëndetit Publik.
Nëse janë informuar në Qeveri, nuk e di. Ne ishim të testuar me kërkesë të epidemiologut që punon në Kumanovë sepse ishim pjesë e grupit me rrezikshmëri të lartë, si pasojë e faktit që mblidhemi shpesh si shtab, kemi kontakte me njerëz, aktivitetet në terren dhe punë të tjera të nevojshme për funksionimin e shtabit- deklaroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Kumanovës.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë është mungesë përgjegjësi personale dhe institucionale e Dimitrievskit i cili edhe pse ka bërë testin, nuk ka përdorur masa mbrojtëse gjatë takimit dhe konferencës për media ditë më parë. Sipas Institutit, Dimitrievski është dashur ta njoftojë Qeverinë dhe jo të fsheh faktin se është testuar për CoVid-19. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i cili dje bashkë me kryeministrin Oliver Spasovski, ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe kryetarin e Komisionit për Sëmundje infektive, Zharko Karaxhoski ishin në takim me Shtabin e Krizës në Kumanovë thotë se nga kreu i Kumanovës nuk i ka njoftuar për testin e bërë. Osmani bashkë me anëtarët tjerë të Qeverisë do të qëndrojnë në izolim deri të martën kur do t’i kryen testimet.
Nuk më dha ndonjë informacion se është testuat por nuk kam parë as simptoma që të dyshoj. Por pavarësisht, unë parimin për vete dhe të tjerët e kam se të gjithë duhet të sillemi sikur të jemi pozitiv. Nëse sillemi kështu do ta mbrojmë veten dhe të tjerët. Nuk mendoj se tani është koha për të bërë me gisht ndaj të tjerëve. Tani është koha të ndihmohemi dhe solidarizohemi që të dalim nga kjo situatë sa ma shpejtë- deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes rrjetit social ka njoftuar se do të qëndrojë në izolim. Sipas Filipçes ky skenar ka qenë i pritur dhe se puna e Qeverisë do të vazhdojë pa ndërprerje. Ditë më parë në Kumanovë anëtarët e Qeverisë zhvilluan takim me kreun e Komunës dhe Shtabin e Krizës nga ku konstatuan se nuk ka nevojë për vendosjen e qytetit në karantinë dhe se pritet shtrëngimi i masave kufizuese.
Adrian Kerimi
Loading…




