Author: almakos

Alsat 2020-04-09T21:47:10+02:00 Mjeku Aliriza Osmani, nga Kumanova, thotë se qytetarët janë të parët që mund të japin kontributin e tyre që të ndërpriten të gjitha rrugën e përhapjes së virusit korona. Sipas tij, respektimi maksimal i masave nga ana e qytetarëve do të sillte rikthim sa më shpejt të jetës normale edhe kjo do të ndodhe gradualisht. Sipas tij gabimet më të mëdha bëhen në lëshime të vogla, si mos respektimi i distancës sociale. Sipas tij gjendja aktuale në Kumanova erdhi si rezultat i qytetarëve të papërgjegjshëm, të cilët nuk janë treguar të sinqertë në anketën epidemiologjike. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-09T21:21:25+02:00 Psikologu nga Dibra Admir Kosovrasti, thotë se prindërit duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë që të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre, për t’i parë ata duke u rritur, dhe t’i lënë telefonat anësh. Sipas tij, rrethanat aktuale kanë bërë që njerëzit të vetëdijesohen më shumë për nevojat bazike. Ai thotë se respekti dhe mirënjohja për personelin mjekësorë duhet të jetë në këtë nivel edhe pasi pandemia të kalojë. Ai thekson se qytetarët duhet të kujdesen që të informohen, por jo të dezinformohen. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-09T15:47:02+02:00 46 raste të reja me virus korona në vendin tonë i janë shtuar numrit të përgjithshëm të të infektuarve, i cili ka mbërritur në 663. Siç informon Ministria e Shëndetësisë shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është: Kumanovë 13 raste nga të cilat 6 janë pjesë e personelit mjekësor, Shkup 12, Prilep dhe Veles nga 8 raste, Strugë 2, Tetovë, Koçan dhe Probishtip nga një rast. Probishtipi është qyteti i 19 në listën e qyteteve ku tashmë janë regjistruar persona të prekur nga COVID-19. Në këtë listë Shkupi dhe Kumanova, tashmë disa javë vazhdojnë të kenë numrin më…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-09T14:52:15+02:00 Fshehja e simptomave të virusit korona dhe mos lajmërimi në mjek, rrezikon si personin në fjalë, familjen e tij, por edhe gjithë shoqërinë, vlerëson epidemiologia Largime Ballazhi. Ajo thotë se virusi Korona mund të prek kë do dhe nuk është aspak e turpshme që të tregohen simptomat. Ballazhi kërkon që personat në karantinë shtetërore të mos stigmatizohen. Vërtetë kemi pasur raste të tilla që nga frika nga paniku nga buja që po bëhet nga portalet apo nuk e di çfarë, njerëzit i fshehin simptomat, bile refuzojnë njëkohësisht edhe tu merret strisho. Ky do të jetë gabimi më drastik.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-09T12:35:15+02:00 Pavarësisht zhvillimeve me virusin Covid-19, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup në përpjekje maksimale me qëllim që higjiena dhe pastërtia e sipërfaqeve publike të jetë në nivelin e duhur. Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se vëllimi i aktiviteteve është rritur dyfish, ndërsa mbledhja dhe transporti i mbetjes komunale nga mbi 5500 kontejnerë të vendosur në qytetin e Shkupit vazhdon të realizohet çdo ditë të javës. Sot, udhëheqësit e Ndërmarrjes vendosën të solidarizohen me punëtorët në terren dhe t’u ndihmojnë në mbledhjen dhe transportin e afër 500 ton mbetjesh komunale, që çdo ditë mblidhet nga kontejnerët dhe koshat në qytetin tonë.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski sot vizitoi laboratorin për virusologji pranë Institutit të shëndetit publik (ISHP). Gjatë vizitës presidenti Pendarovski u njoh me punën e laboratorisë ku kryhen testimet për prezencën e Kovid-19. The post Presidenti Pendarovski vizitoi Laboratorin për virusologji pranë ISHP-së appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-09T10:50:39+02:00 Këshilli euro-atlantik më 15 mars do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme në nivel të ministrave të mbrojtjes, ku temë e bisedimeve do të jetë përgjigjja e Aleancës kundër përhapjes së virusit Kovid-19. Siç theksohet në uebfaqen e NATO-s, mbledhja do të jetë si video-konferencë dhe me të do të udhëheq njeriu i parë i Aleancës, Jens Stoltenberg.Në selinë e NATO-s nuk do të ketë prezencë të gazetarëve, si masë preventive nga zgjerimi i koronavirusit, por përfaqësuesit e mediave të interesuar për ngjarjen, do të mund të parashtrojnë pyetje përmes internetit. Nga Aleanca gjithashtu njoftojnë se video, foto…

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2020-04-09T10:37:32+02:00 Mbrëmë gjatë orës policore, një 30 vjeçar nga Kavadarit në tentim për t’iu shmangur policisë ka thyer këmbën, këtë e ka konfirmuar për MIA, Ratko Grkov, nga Ndihma e Shpejtë e Kavadarit. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spitalin e Kavadarit për intervenim mjekësorë, ndërsa më pas ndaj tij nga ana e MPB-së do të ngritët procedurë adekuate. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-09T10:06:04+02:00 Gjatë natës së kaluar 08/09.04.2020 në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 65 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 82 kanë firmosur vendim për vetiziolim. Nga këto: Kumanovë 40 në izolim dhe 25 në vetizolim. Në Shtip 24 në izolim dhe 8 në vetizolim, ndërsa në Tetovë kemi vetëm 13 në vet-izolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer 2034 kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vet-izolim, janë evidentuar 2 persona të cilët nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vet-izolim. Ndërkohë sa i përket kufizimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të…

Lexo më Shumë

14 raste te reja me COVID-19  janë regjistruar në Kosovë, duke shkuar në 224 numri total i të prekurve. Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se shtatë pacientë janë shëruar. Rritja e numrit u bë pasi Instituti tashmë i ka përfshirë dhe katër komunat në veri të vendit, që më herët nuk kanë qenë pjesë e IKSHPK-së. “Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-09T08:00:33+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa e ditës prej 12 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tre gradë, ndërsa e ditës do deri në 20 gradë Celsius. Vijon periudha e motit të ngrohtë dhe me diell me rritje të temperaturave të ditës. Nga dita e shtunë do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme do…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T20:38:23+02:00 Lehona 27 vjeçare nga Kumanova është viktima më re nga CoVid-19. Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv në Shkup. Më 30 mars e njëjta ka pasur lindje të parakohshme në repartin e gjinekologjisë, ndërsa një ditë më pas është shtruar në Klinikën Infektive. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë edhe 3 viktima të tjera dhe 18 të infektuar janë regjistruar 24 orët e fundit. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 617 ndërsa numri i viktimave në 30. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se rezultatet e 24 orëve të fundit janë…

Lexo më Shumë