Author: almakos

Alsat 2020-04-08T10:07:55+02:00 Komuna e Karposhit informoi se intensivisht pastrohet dhe dezinfektohet përpara vendeve frekuentuese, marketeve, farmacive, tregut dhe bankave. Katër cisterna punojnë në mënyrë aktive. Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, janë dezinfektuar zonat përreth tregut në Taftalixhe dhe përpara hyrjeve të të gjitha tregjeve përreth këtij shtegu, por edhe në vendbanimet e tjera. Qëllimi është që të dezinfektohet hapësira ku është e pranishme frekuenca më e lartë e qytetarëve. Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi. Të respektohet orari i punës dhe të informohen në kohën e duhur dhe të saktë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T09:21:21+02:00 Ora policore në mbarë vendin, nga sot fillon në ora 16:00 dhe përfundon në orën 05:00 të mëngjesit të ditëve të javës. Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërëditore për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16:00 e së premtes deri në ora 05:00 të mëngjesit të së hënës. Sipas vendimit të Qeverisë, personat mbi moshën 67 vjeçare prej sot mund të dalin jashtë në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-08T08:35:41+02:00 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, ku janë të mundshme rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë- Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delëçevë. Për shtetasit e RMV-së janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Janë mbyllur edhe të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T23:44:42+02:00 Kryetari i ASH, Ziadin Sela, akuzoi se shtabi i krizave po keqpërdoret politikisht, pasi sipas tij eksponent të caktuar veprojnë duke pasur në mendje zgjedhjet e parakohshme,  me qëllim që kur kjo situatë të kalojë, të përvetësojnë ndonjë votë më shumë.  Zgjedhjet, thotë ai, duhet të harrohen në rrethana të tilla, dhe në qendër të vëmendjes të jetë vetëm shëndeti dhe e mira e qytetarëve. Ai flet edhe për masat ekonomike të Qeverisë, dhe thekson se nuk mjaftojnë konferencat për mediat, por se duhet të bëhen kontrolle në terren që të mos rriten çmimet e produkteve. Loading…

Lexo më Shumë

Flag raising ceremony to mark the accession of North Macedonia to NATO with remarks by NATO Secretary General Jens Stoltenberg and the Chargé d’Affaires of the Delegation of North Macedonia to NATO, Zoran Todorov Alsat 2020-04-07T18:25:16+02:00 Në një telefonatë me Presidentin Stevo Pendarovski, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përshëndeti qasjen që Maqedonia e Veriut tani po merr pjesë në të gjitha takimet e NATO-s si një anëtare e plotë e Aleancës, pas pranimit në 27 Mars 2020 si anëtar i 30-të i NATO-s .Z. Stoltenberg theksoi se NATO është e vendosur të vazhdojë të luajë rolin e saj…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T17:36:18+02:00 Ministri Filipçe tha se për momentin nuk mendojnë për shtrëngimin e masave, masa që hynë në fuqi nesër,  por po ashtu ai tha se janë të përgatitur të miratojmë masa edhe më rigoroze nëse rriten rastet në mënyrë të ndjeshme. Ministri tha se për momentin po analizojnë të gjitha statistikat dhe më pas do të shohim për masa të tjera. Për momenti rritja ka qenë lineare, përveç rasteve të rritura në Kuamanovë,  që më pas u stabilizua. Ministri përsëriti duke thënë se për momentin do të vazhdohet me këto masa dhe nuk ka nevojë për masa më shtrënguese.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T17:26:21+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Filipçe gjatë konferencës së sotme tha se për të frenuar koronavirusin OBSH-ja për momenti rekomandon vetëm masa shtrënguese për bllokimin e virusit dhe ne e kemi bërë një gjë të tillë. “I kemi marrë këto masa më herët. Prandaj kërkojmë edhe një herë mirëkuptimin e njerëzve se vetëm këto masa do të sjellin rezultatet e duhura. Nuk e kemi pasur të lehtë të vendosim këto masa, por kemi qenë të detyruar, tha Ministri Filipçe. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T17:11:02+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme tha se në Kliniken Infektive në Shkup janë të shtruar gjithsej  67 pacientë,6 ne makina respiratore, në total 12 në gjendje shëndetësore të rëndë. Në gjendje të rëndë shëndetosre paraqitet edhe lehona nga Kumanova.  Ndërsa në Spitalin “8 shtatori”, gjenden të shtruar 19 persona, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërsa është aktivizuar edhe Spitali i Manastirit që do të mbulojë të gjithë atë rajon. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T16:07:19+02:00 Mjekët, ushtria, policia, punonjës të mediave. Të gjithë shkojnë të punojnë në kohë pandemie dhe në rrezik nga koronavirusi. Covid 19 nuk zgjedh profesion, gjini, pozitë pune. Stafi mjekësor janë në ballë të luftës kundër virusit. Doktor Kiril Atanasov ka mbi 35 vjet përvojë në dermatologji. Numri i pacientëve me sëmundje të lëkurës është ulur, por në ambulancën e tij, ka edhe një departament të mjekësisë së përgjithshme. Tani në pjesën më të madhe komunikimi me pacientët realizohet me telefon, dhe ata me probleme të lëkurës që vijnë për kontroll duhet të përgjigjen në këtë si vijon: Para…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T15:44:57+02:00 Reparti i infektologjisë në spitalin e Ohrit, pas problemeve me pranimin e rasteve të dyshimta me Koronavirus nga Struga, tani do t’i pranojë të gjithë pacientët nga ky rajon. Në ndërkohë, plotësisht është zbrazur reparti i Geriatrisë ku ishin të vendosur mbi tridhjetë persona të moshuar të palëvizshëm dhe të njëjtit janë vendosur në një hapësirë tjetër. Geriatria tani do të shërbejë si repart i karantinës dhe për pranimin e pacientëve të dyshimtë, nëse për këtë paraqitet nevoja. Për momentin në repartin e infektologjisë kemi 6 pacientë të dyshuar. Ende nuk janë konfirmuar, por u është marrë mostra…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T15:25:56+02:00 Moti i ngrohtë mbushi sheshin dhe parqet në qytetin e Kumanovës kurse radhët e gjata të qytetarëve që prisnin para bankave, postave dhe marketeve vëreheshin kudo. “Prej disa ditësh në qytetin e Kumanovës zbatohen masa më të rrepta të kufizimit të lëvizjes se sa në qytetet e tjera. Edhe përskaj kësaj, tani që është rreth mesditës, ky qytet është vërshuar nga njerëzit dhe veturat”. Ekipi i Alsat nëpër qytet filmoi edhe dhjetëra persona të moshuar për të cilët ora policore kishte filluar më herët dhe nuk duhen të ishin jashtë. Në Kumanovë ka gjithsej 128 persona të infektuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-04-07T14:50:33+02:00 Radhët e gjata të pritjes nëpër banka nuk munguan as mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Pas njoftimit se ndalesa për lëvizja nga nesër do të nisë në orën 16.00, ndërsa në fundjavë do të jetë 24 orë, qytetarët vërshuan bankat e postat. Pavarësisht se pagesat e faturave mund t’i bëjnë edhe online, shumica thonë se pagesa në sportel është me e sigurt. [embedded content] “Prej në ora 9. Që të mos më bllokohet kartela në bankomat. Mund të më bllokohet kartela dhe pastaj të mos mund të intervenoj më pas. Njëherë mu bllokua”. “Gjysmë ore jam tu prit…

Lexo më Shumë