Alsat 2020-04-07T08:54:03+02:00 Që nga dita e nesërme ora policore do të fillojë çdo ditë punë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit. Në fundjavë ora policore do të zbatohet 24 orë. Gjatë javës personat deri 18 vjet do të kenë mundësi lëvizjeje nga ora 13 deri ora 15, ndërsa personat mbi 67 vjet nga ora 10 deri në ora 12. Qeveria ka vendosur të kufizojë edhe lëvizjen në vendet publike. Nuk lejohen të frekuentojnë më shumë se dy persona, ndërsa masa nuk vlen për personat 14 vjeç nëse janë të shoqëruar nga prindërit.…
Author: almakos
Alsat 2020-04-07T08:22:01+02:00 Qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, ku ka mundësi për shembje, veçanërisht në akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Sipas LAMM, intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Vendkalimet kufitare për shkak të situatës me koronavirusin janë të mbyllura përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ata që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa pas mendimit paraprak të marrë nga ana e Shtabit kryesor…
Alsat 2020-04-06T19:39:13+02:00 Ndërkohë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Kumanovë, Arif Latifi në një intervistë në Alsat në lajmet e orës 16 konfirmoi se në mesin e numrit të madh të të prekurve në këtë 19 persona janë pjesë e personelit mjekësor. Ai apeloi që qytetarët tua tregojnë të vërtetën mjekëve dhe mos të rrezikojnë jetën e tyre. Loading…
Alsat 2020-04-06T17:05:29+02:00 Qeveria vendosë orë policore çdo ditë punë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit. Kjo masë hyn në fuqi nga dita e mërkure. Në fundjavë ora policore do të zbatohet 24 orë. Gjatë javës personat deri 18 vjet do të kenë mundësi lëvizjeje nga ora 13 deri ora 15, ndërsa personat mbi 67 vjet nga ora 10 deri në ora 12. Qeveria ka vendosur të kufizojë edhe lëvizjen në vendet publike. Nuk lejohen të frekuentojnë më shumë se dy persona, ndërsa masa nuk vlen për personat 14 vjeç nëse janë të…
Alsat 2020-04-06T16:42:10+02:00 Mjeku specialist në Klinikën Infektive, Dr. Vlladimir Mikiç gjatë konferencës për shtyp në Qeveri theksoi se ekipet e mjekëve specialist në vendin tonë po ndjekin vazhdimisht studimet shkencore në lidhje me sëmundjen Covid-19. Mikiç komentoi edhe studimet që ndërlidhin vaksinën e BCG me rezistencën e sistemit imunitar kundrejt virusit të ri korona. “Është e vërtetë se ekzistojnë disa informacione paraprake që personat që kanë marrë vaksinën BCG, siç është rasti me rajonin dhe Ballkanin dhe Maqedoninë e Veriut ku ende jepet një dozë me BCG vakcinë. Mendohet se si imuno modulator kjo vaksinë mund të ndikojë në rezistencën…
Alsat 2020-04-06T16:14:46+02:00 Dr. Vladimir Mikiç në pres konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Spasovski dhe ministrin Filipçe tha se masat e reja për kufizim të lëvizjes janë të paevitueshme dhe të domosdoshme dhe se mos-implementimi i tyre do të rëndojë edhe më tepër gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në vend. “E di se masat restriktive po pranohen me një dozë rezerve tek disa qytetarë, por do ta them sërish masat janë të paevitueshme. Në këtë periudhë nuk kemi mënyrë tjetër, nuk kemi ilaç specifik, nuk kemi vaksinë, nuk ka tjetër masë që do të ndalonte epideminë. Ju siguroj që…
Alsat 2020-04-06T16:10:31+02:00 Po pastrohet terreni afër spitalit mobil, që ndodhet pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup. Nga e mërkura duhet të fillojë asfaltimi i hyrjes në të. Spitali mobil-ushtarak i ngritur nga Ushtria do të aktivizohet, nëse do të ketë nevojë për t’u kujdesur për pacientët e infektuar me Covid 19. Ndërtesa është montuar në zonën ku ishin barakat e ish-Shtëpisë së Studentëve të Mjekësisë. Ka një kapacitet për të akomoduar 130 pacientë. Edhe Klinika e Sëmundjeve Infektive gjithashtu ka 130 shtretër, dhe deri tani janë shtruar 75 pacientë në spital. Në të duhet të mbahen rastet më të…
Alsat 2020-04-06T15:43:43+02:00 Kriza shëndetësore po shndërrohet në krizë të tregut të punës- ankohen sindikalistët. Çdo ditë në Lidhjen e Sindikatave arrijnë ankesa nga punëtorët të cilët detyrohen të nënshkruajnë kontrata për largim nga puna nga punëdhënësit e tyre. Nga kjo Lidhje thonë se nuk do ta lejojnë këtë veprim të pandershëm të pronarëve. Ligji për Marrëdhënie Pune dhe kontratat kolektive duhet të respektohen edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme. Lidhur me nënshkrimet në letër të bardhë që disa punëdhënës i imponojnë, do të kisha thënë që kjo nuk është procedura e duhur dhe kjo procedurë lehtë dëshmohet sepse ligji e…
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste te reja me Kovid-19. Rastet janë paraqitur si më poshtë: Kumanove 8 Shkup 4 Tetove 1 Struge 1 Shtip 1 Me 15 rastet e reja numri përgjithshëm i të infektuarve shkon në 570. Ndërsa janë regjistruar edhe 2 viktima, 1 në Tetove dhe 1 në Koçan. Numri i përgjithshme i viktmave shkon në 20. Nga këto te dhëna nuk janë përfshirë testet e qendrave private për testim sepse spitalet nuk kane punuar.
Alsat 2020-04-06T15:11:13+02:00 Kumanova e mbushur përplot me njerëz. Me të zbardhë dita e së hënës, të gjithë përnjëherë dolën të kryejnë obligimet e tyre. Blerjet bëhen në shpejtësi, radhë të gjata para tezgave ambulante. Tregu i gjelbër është i mbyllur dhe qytetarët nuk pyesin më për çmimet që kanë filluar të rriten. Me nxitim shkojnë edhe nëpër barnatore, por jo çdo herë mbajnë distancën e rekomanduar. Disa shprehin revoltë ndaj autoriteteve për masat rigoroze. “A i kanë kushtet këta njerëz në shtëpi për të ngrënë kur të mbyll dikush, a duhet të ju çoj ushqim shteti! Për sëmundjen nuk ka…
Alsat 2020-04-06T14:45:59+02:00 Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid 19 në Tetovë dhe rajonin e saj dhe vdekjes së dy të infektuarve nga ky virus, shtabi i krizës i komunës ka kërkuar nga Qeveria ashpërsimin e masave. Ndërkohë komuna e Tetovës kërkon nga Banka Popullore gjetjen e zgjidhjes për dhënien e shërbimeve përmes dërgesave, me qëllim evitimin e grumbullimit të njerëzve para bankave. Sot do i drejtohemi me letër edhe Bankës popullore, që të gjendet vërtetë mënyra sa i përket evitimit të grumbullimit të personave për shërbimet bankare sepse kjo është kohë krize. Ne kemi nënvizuar në vendimet…
Alsat 2020-04-06T14:10:29+02:00 Për të shmangur rrezikun e transmetimit të mundshëm të virusit Kovid-19 në kushte të shpalljes së pandemisë, duke vepruar në përputhje me masat e marra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut për të parandaluar përhapjen e infeksionit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) rekomandon të shmanget përdorimi i aparateve automatike për kafe dhe ujë të cilat vendosen në ambiente publike. Rekomandimi, sipas AUV-së, i referohet të gjitha subjekteve dhe kompanive të tjera që përdorin aparate të këtilla dhe ku qasje dhe kontakt me ta kanë një grup më i madh njerëzish. “Si institucion përgjegjës për sigurinë…

