Alsat 2020-04-05T16:30:06+02:00
Personat e infektuar me Virusin Korona ose ata të cilët janë të vendosur në karantinë nuk janë as kriminel dhe as nuk kanë bërë vepra të paligjshme, ndërsa vazhdimisht janë në shënjestër të kritikave dhe kërcënimeve në rrjetet sociale. Autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje që të mos stigmatizohen qytetarët qoftë të sëmurë ose të shëndoshë. Psikiatri Stojan Bajraktarov, thotë për Alsat se qytetarët duhet të tregohen më human pasi me çdo qytetarë mund të bjerë pre e Virusit Korona.
Do të këshilloja që të gjithë ka pak të shohim në vetvete, të gjejmë atë humanen te vetvetja, ta ngremë në nivel më të lartë në këtë moment kur duhet të jetojmë të gjithë bashkërisht dhe bashkërisht të kujdesemi si për shëndetin tonë individual ashtu edhe për shëndetin e të gjithëve rreth nesh- deklaroi Stojan Bajraktarov, psikiatër.
Bajraktarov thotë se në vend të komenteve negative dhe fyese, të gjithë duhet të japim shembuj pozitivë.
Ajo që mund të rekomandojë është sinqeriteti, ballafaqim me komentet negative dhe luftë me ata duke dhënë ndonjë shembull pozitiv nga të gjithë ne edhe për ata që janë të dyshuar se janë të sëmurë e që janë në karantinë, por edhe për ata që janë të sëmurë. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë është gjithmonë më i mirë”- tha Stojan Bajraktarov, psikiatër.
Ditë më parë një qytetar nga Manastiri bëri thirrje në FB që të digjen hotelet ku vendosen në karantinë personat që vijnë nga jashtë shtetit dhe të vriten me plumba ata që tentojnë të dalin nga këto hotele. Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ngritur padi penale dhe ka bërë 19 kallëzime në Prokurori për persona që përdorin gjuhë të urrejtjes dhe fyerje për rastet me Virusin Korona.
Mefail Ismaili
Loading…



