Alsat 2020-04-02T21:45:30+02:00
Kosova aktualisht mirë po përballet me koronavirusin dhe këtë fal angazhimit të Institucioneve shëndetësore të Kosovës, posaçërisht infermierëve dhe defektologëve të cilët çdo ditë janë në vijën e para të frontit. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, Bul Saliu, nga Prishtina. Por sipas Saliut gjendjen mund ta vështirësoj mungesa e aspiratorëve. Për momentin tha si institucionet shëndetësore në Kosovë posedojnë vetëm 124 aspiratorë.
“Aktualisht kemi një punë të shkëlqyeshme që është bërë prej Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Institucioneve tjera. Deri tani gjithçka ka qenë për lëvdatë, duke filluar nga infermierët dhe infektologëve që janë në frontin e parë të kësaj luftë, personeli tjetër mbështetës siç është policia dhe instancat tjera. Aktualisht nëse vazhdon me këtë trend dhe nëse nuk kemi fluks më të madh besoj që do të mund të arrijmë ta menaxhojmë. Problemi është nëse ka një shpërthim, një pik, që mund të ndodhë në dy javët e ardhshme. Atëherë do të jetë më problem për shkak se nëse kemi raste të rënda sepse nuk ka shumë aspiratorë, diku krejt kemi 124 aspiratorë”, tha Bul Saliu, gazetar nga Prishtina.
Loading…