Përfaqësuesi i koalicionit qeverisës VLEN, Bekim Fazliu, në një konferencë për shtyp ka bërë akuza të rënda ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe liderit të saj Ali Ahmeti, duke e cilësuar këtë subjekt si të përfshirë në një skemë të rrezikshme kriminale dhe financiare, që përfshin edhe ish-shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas Fazliut, vendi është përballë një skandali të përmasave të mëdha, i cili, siç theksoi ai, ka zbuluar fytyrën e vërtetë të BDI-së. “Kjo është afera më e madhe politiko-financiare në historinë më të re të vendit. Aferë që…
Author: almakos
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk. Automjeti tip fuoristradë, me targa AA 961LJ, ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga kryesore dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës pas një fluturimi në ajër. Dy bashkëshortë qe udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht shkallës së rëndë të aksidentit me fluturimin e mjetit në ajër, ata mbijetuan për mrekulli. Uniformat e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që…
Komisioni për parandalim të korrupsionit ka njoftuar se vetëm 42% e institucioneve shtetërore kanë dorëzuar të dhëna për veturat zyrtare para zgjedhjeve lokale 2025. Nga anti-korrupsioni thonë se nga gjithsej 1.514 insititucione tek ata përgjigje deri më 29 shtator 2025, kanë dorëzuar 635 institucione, ndërsa 879 institucione, ose 58%, nuk dorëzuar fare të dhëna. KOMISIONI PËR PARANDALIM TË KORRUPSIONIT ”Nga 635 institucionet që dorëzuan informacion, 63%, ose 403 institucione, e bënë këtë brenda afatit ligjor dhe raportuan 4,079 automjete, ndërsa 232 institucione dorëzuan të dhëna për 2,558 automjete pas afatit. Nga të dhënat e paraqitura nga 635 institucione, regjistri deri…
Pas një vere të nxehtë dhe të thatë, natyra po përgatitet për një ndryshim të papritur: bora e parë pritet të bjerë këtë javë, duke sjellë me vete rreziqe të mundshme nga vërshimet. Si do të ndikojë ky mot i papritur në jetën tonë të përditshme? Gjatë fundjavës që lamë pas, temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar fillimin e një periudhe të re. Reshjet e shiut që u regjistruan, përveçse sollën freski, shënuan edhe fillimin e një cikli të ri meteorologjik që do të ndikojë në gjithë rajonin. Java e fundit e shtatorit do të karakterizohet nga…
Partitë dhe kandidatët e pavarur fillojnë sot prezantimet e tyre zyrtare para votuesve, në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut. Fushata zgjedhore që nis sot do të zgjasë deri mesnatën e 17 tetorit, e ndjekur nga një heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor. Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të tetat që nga pavarësia e vendit dhe të katërtat për të zgjedhur kryetarë komune dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Votimi do të zhvillohet në 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Fillimisht ai u dënua me 12 vite, por përfitoi ulje prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Daci ishte një prej 28 personave të arrestuar në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”. Grupi i arrestuar ishte pjesë e një rrjeti kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. Njoftimi i GJKKO: REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR…
Kandidati i VLEN për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti gjatë shpalosjes së programit zgjedhor, tha se për një vit e gjysmë kanë kthyer Çairin lartë në agjendën e qeverisë.“Do të ndërtojmë parking nëntokësorë te “Sheshi Skenderbeu”, garazh me kate te kompleksi Çairçanja dhe garazhe montueshme në Fushë Tophanë dhe te Salla Partizani. Do t’i zgjerojmë përfundimisht arteriet kyçe si rruga “Cvetan Dimov”, për të lehtësuar qarkullimin. Çairi nuk do të jetë më sinonim i papastërtisë do të implementojmë sistem modern të menaxhimit të mbeturinave,, do të pastrojmë deponitë e egra dhe do të krijojmë hapësira të gjelbra. Do të themelojmë…
Personi që shihni në foto është 48-vjeçari nga Vlora që i mori jetën me armë biznesmenit italian, Edoardo Srachi. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën italiani Edoardo Sarchi. Policia njofton se ka sekuestruar ga vendngjarja, automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjithashtu, ka sekuestruar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,49% në raport me vendimin e datës 22.09.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet…
Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S.. Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve…
“Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë”, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas mbikëqyrjes së realizuar të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “8 Shtatori” në Gradsko. I pyetur për koment për storjen e re të IRL-së, në të cilën thuhet se ka përfshirje të inspektorëve tatimorë në rastin Koçan, ndërsa nuk ishin përfshirë me aktakuzën, ai theksoi se rastin e udhëheq prokuroria, gjegjësisht prokurori shtetëror publike Ljupço Kocevski. “E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë…
Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia. Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është: E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje…

